Zona e lirë ekonomike e Spitallës, Ahmetaj sqaron procedurat dhe kriteret

redaktor

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka sqaruar procedurat dhe kriteret për fituesin për zonën e lirë ekonomike të Spitallës, në një tryezë të rrumbullakët, me përfaqësues të biznesit.

Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj tha se projekti i Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik është një nga më të rëndësishmit që qeveria Shqiptare, në bashkëpunim me ekipin e Universitetit të Harvardit, ka punuar përgjatë më shumë se një viti.

“ Projekti i zonave bazohet në parimet e produktivitetit, parashikueshmërisë dhe përfitueshmërisë, me qëllimin krijimin e një mjedisi biznesi me regjim të veçantë juridik dhe fiskal, që stimulon investimet, zgjeron bazën e industrive dhe teknologjive të reja dhe, mbi të gjitha, ofron kushte për punësim”, është shprehur Ahmetaj.

Kriteret vlerësimit:
• Propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 20 pikë;
• Ndikimi mjedisor, 6 pikë;
• Ndikimi social, numrin e të punësuarve, 16 pikë;
• Koha e përfundimit të investimit, 8 pikë;
• Kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) vlerësohet me 50 pikë nga 100 pikë totali.

Afati për procedurën e konkurimit është 65 ditë nga data e publikimit, deri më 28 tetor 2015.  Vlerësimi i ofertave do të bëhet brenda 30 ditëve nga përfundimi i afatit të konkurimit.

Share This Article
7 Comments
  • Nje mundesi shume e mire per te rritur punsimin ne vend edhe per te rritur eknomine e vendit nga inveestimet e huaja qe do vine ne kte zone.

    • Thithja e investimeve te huaja ne kte zone do kete ndikim shume pozitiv ne ekonomine e vendit si nje mundesi shume e mire per rritjen e investimeve ne vendin tone. duke pare lehtesirat fiskale qe kjo zone ofrone do jene shumme te larte sipermarrsit e huaj apo vendas qe do duan te investojne!

      • do punosohen shume te njerez ne kto zone prandaj eshte nje hap i mire qe qeveeria po ndjek per hapjen e vende te reja te punes. duke marre parasysh vendet e rajonit ku numri i te punsuarve ka qen shume i larte e njejta gje do ndodhi edhe ne shqiperi!

  • Lajm i mire. Investimi ne keto zona krijon vende te reja pine, sjell zhvillim, shkakton impakt pozitiv ne ekonomi, etj. Shpallja e zonave te lira ekonomike eshte nje gjetje e mire me qellim afrimin e investitoreve te huaj.

    • Per kedo qe investon ne kete zone parashikohen lehtesira fiskale, kjo mundeson edhe rritjen e interrsit te investitoreve qe kerkojne te financojne. Konkurueshmeria e drejte me qellim shpalljen e fitues te atij qe e meriton eshte nje tjeter aspekt i rendesishem. Investimi pastaj eshte i gjithi ne te miren tone.

  • Zgjedhja e politikave te tilla ekonomike,si zonat e lira ekonomike, tregon qe vendi jone jo vetem qe kerkon te terheqe sa me shume investitore te huaj por edhe te afroje ekonomine e vendit tone me vendet me te zhvilluara

  • Zonat e lira ekonomike jane nje zgjedhje shume e mire persa i perket thithjes se investitoreve te huaj. Nje forme e tille i mundeson ekonomise tone te perdore teknologjine me te fundit per zhvillimin e vendit tone,shto ktu edhe vendet e reja te punes qe do te hapen.
    Gjithashtu diçka e tille krijon me shume besim tek nderkombetaret ,gje qe vendi jone e ka vertet te nevojshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *