Një ndër shqetësimet me të shpeshta që po shfaqen në masë gjatë stinës së vjeshtës është edhe rikthimi i akneve, ose puçrrave të cilat janë infeksione të rrënjëve të qimeve dhe shfaqen kryesisht në fytyrë, gjoks, shpinë, ballë dhe qafë. Sipas bluzave të bardha, tek shumë pacientë, dielli i verës ndikoi në përtharjen e këtyre puçrrave, ndërkohë që në sezonin e vjeshtës kanë filluar të shfaqen përsëri, madje edhe më të përkeqësuara, si dhe më të shumta në numër.
Vjeshta është në fakt stina ku aknet e fytyrës dalin më problematike, ndryshe nga sa ndodh në stinët e tjera. Nuk gjenden vetëm tek adoleshentet, por edhe tek personat rreth të dyzetave, madje edhe tek ata njerëz që nuk kanë pasur ndonjëherë probleme të tilla. Më shpesh shfaqen tek individët që kanë lëkurë shumë të yndyrshme, teksa më rrallë puçrrat dalin tek personat me lëkurë mikse, apo të thatë.
Mjekët vënë në dukje se rikthimi i këtyre puçrrave në gjendje më të përkeqësuar ndodh pasi dielli ka përtharë vetëm puçrrat e sipërfaqes. Duke vepruar në mënyrë energjike, ka çrregulluar hidratimin e gjëndrave të yndyrës dhe ka rritur në këto të fundit prodhimin e yndyrës. Kjo e ka bërë lëkurën edhe më të yndyrshme dhe ka favorizuar shfaqjen e puçrrave të tjera.
Aknet janë në përgjithësi janë çrregullime të vogla hormonale që çojnë në rritje të funksionit të gjëndrave të yndyrës në fytyrë. Por, gjithsesi ka edhe shumë shkaqe të tjera që përkeqësojnë situatën. Nëse puçrrat shfaqen në shpinë, faji është i stresit, ose ushqimit. Kur puçrrat shfaqen tek balli, ato shkaktohen nga problemet e zorrës. Ndërsa në rastet kur dalin në zonën e mjekrës, shkak mund të jenë problemet me veshkat. Kur ato shfaqen tek qafa do të thotë që gratë për shembull janë afër menopauzës.
Gjithashtu mjekët sqarojnë se: kur puçrrat janë të dukshme rreth gojës, problemi edhe këtu është hormonal. Dermatologu është në çdo rast mjeku më specialist, i cili do t’ju përshkruaj kurën e duhur që duhet të ndiqni për trajtimin e këtyre puçrrave, të cilat krahas pamjes estetike janë edhe shumë të dhimbshme. Ndërkohë që tregojnë se dicka në brendësi të organizmit nuk po shkon siç duhet.
Sot gjenden në qarkullim një sërë preparatesh trajtuese, të cilat mund të jenë efikase në zhdukjen e tyre. Por duhet pasur kujdes, që përdorimi të jetë vetëm sipas rekomandimit të mjekut. Në këto raste mund të ndërhyhet me antibiotikë, terapi hormonale dhe trajtime të ndryshme lokale, të cilat mund të zgjasin në kohë. Është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të evitoni sa më shumë stresin. Kujdes duhet të bëni edhe me stilin e jetesës. Ushqyerja duhet të jetë sa më e rregullt.
Nuk duhet të neglizhoni marrjen e tre vakteve të plota dhe dy vakte të ndërmjetme, të cilat zakonisht janë fruta. Hani shëndetshëm duke përfshirë të gjitha frutat dhe zarzavatet dhe duke ruajtur raporte të drejta me produktet shtazore (konsumoni më tepër mishin e bardhë, peshkun dhe më pak mishrat e kuq). Konsumoni dy deri në tre litra ujë në ditë (të shpërndara gjatë gjithë ditës, për të mos rënduar funksionin e veshkës). Konsumi i ujit shmang tharjen e lëkurës.
Është e rëndësishme të merreni me aktivitete sportive, për të eliminuar depozitimin e shtresave dhjamore në zona të caktuara të trupit. Pastrimi dhe kujdesi për lëkurën sigurisht që ka një rëndësi të veçantë. Konsultimi me një estetist në këtë periudhë mund të rezultojë i dobishëm, por në rast se situata paraqitet e rëndë, në këto raste duhet të këshilloheni patjetër me mjekun specialist dermatolog.
Fytyra duhet larë me pastrues që nuk e thajnë lëkurën (hidratantë), por e mbajnë atë të pastër dhe të butë. Pastruesit mund të jenë edhe antibakterialë për të eliminuar bakteret nga sipërfaqja e saj. Edhe kremrat duhet të përdoren sipas llojit dhe tipit të lëkurës. Është i rëndësishëm pastrimi rregullisht i make-up. Në këto raste kërkohet larje e rregullt e fytyrës dhe tonifikimi i saj.
- Nëse puçrrat shfaqen në shpinë, shkak është stresi, pasi lëkura e ndjen shumë efektin e ankthit dhe të situatave stresuese. Në shfaqjen e këtyre akneve mund të ndikojë edhe kequshqyerja.
- Kur puçrrat shfaqen në zonën e ballit, mjekët sqarojnë se aknet në këto raste mund të shkaktohen nga problemet e zorrës. Shqetësime të cilat nuk duhen lënë në heshtje të kalojnë vetë.
- Ndërsa në rastet kur puçrrat ndodhen në zonën e mjekrës, si shkak i shfaqjes së tyre mund të jenë problemet që mund të keni pasur me veshkat, trajtimi i të cilave duhet të bëhet nga mjeku specialist.
- Janë të shumta edhe rastet e pacientëve që ankohen për shfaqjen e akneve në zonën e qafës dhe përreth saj. Kryesisht kjo gjendje shfaqet tek gratë të cilat janë në prag të hyrjes në menopauzë.
- Për rastet kur puçrrat janë të dukshme përreth gojës, shfaqja e tyre vjen si rezultat i ndonjë problemi hormonal që mund të ketë manifestuar pacienti. Ndryshime të cilat nuk duhet të lihen pas dore në trajtim.
DITA

Pucrat jane hormonale dhe nje tregues qe pankreasi nuk eshte i forte.
Eleminimi i ushqimeve dhjamore dhe me karboidrate te shumta eshte kryesorja.
Me nje fjale duhet nje diete diabetiku plus higjene
Po kur pucrat te dalin ne….mullaqe,cfare semundje eshte?
qka eshte mullaqe
Ka disa dite qe me Jan shfaqur pucura ne pjesen e gjoksit dhe te barkut Kam dhe kruarje
Gjithashtu edhe un
E ke len mender b**** pa lare
shumica e pucrave shkaktohen nga djersitja ,nga ferkimi
e cila ka te beje shume me ushqimin tone ,ate cfar hame e cila luan nji role te madhe ne lekuren tone .
pastaj eshte materiali i veshjeve tona qe ne shume raste shkaktojne pucra ne fome alergjie .
pa ofenduar asnji do thoja se
edhe higjena ,larja ndoshta duhet te behet me shpesh ,
sepse nji lekure sensibel acarohet shpejt nga djersa ,milḱrobet ,
ndoshta edhe trajtimi me avuj bimesh te ndryeshem ,ne shume raste ka cuar ne zhdukjen plotesishte te pucrave kudo .Nuk jane medikamentet patjeter ato qe sherojne .absolutishte jo .
Megjithate sot ka informacione te bolleshme edhe ne Google ku mundet te gjeni alternativa nga me seriozet nga studjuse e mjek profesioniste
Kam puqra te madha dhe te vogla be pjesen e gjirit posht gjirit dhe nder sqetullat kam rreth barkut si mund ti jek dhe kam kruajteje she djegsim
Pothuajse edhe une kam simptomat e njejta,kam kruarje te madhe mirepo nje pjese e kruarjes me eshte shmangur ne menyre te madhe si pasoje e eleminimit te nje pjese te numrit te madh te Leukociteve si pasoje e infeksionit te madhe qe kisha ne organizem.Pothuajse nuk ka 3-4 dite qe kam bere Hemogramin qe eshte testi tregues I elementeve ne organizem,para trajtimit me antibiotik kisha 12m leukocite ndersa tani kam 9.8 do te thote qe duhet te besh analizat e qelbit,qe ket sugjerim jam duke ja bere edhe vetes sepse edhe une do te beje kete test
Pershendetje ju lutem mundet te me shpjegoni nga se shfaqen pucra te vogla gati te pa dukshme ne pjesen e siperme te kokes. Kane kruajtje. Diegie dhe japin dhimbje ne siperfaqe te lekures se kokes. Pucrat jane gati te pa dukshme. Shpresoj te mar pergj. Faleminderit
Ju bej pytje se si largohet qimja ne ftyr kam provue me pinceta me nxjer po prap njejtin vend me del . A ka ndonji zgjidhje te me ndihmoni ju flm.
Pershendetje Kam pucrra qe ne 13 vjec e deri tani qe jam 22 vjec ….skam len gje pa provuar …e kontrollin e mjekeve asni efekt nuk mkan ber ..kam ne fytyr shpin dhe tek pjesa e kraharorit …ju lutem me tregoni si ti heq nai ilac ……
Zemra ke degjuar per ‘japanese bukkake’?
Them se funksionon ne rastin tend
Pershendetje .
Po kur dalin pucra me qelb ne shuallin e kembes kam mare ilace zhduken dhe mbas nje jave fillojne dhe shfaqen prap mund tme ndihmoni ju lutem
Puçer e varur ne maje koke e bardhe ne koke afer veshit ne anen e per parme
Ju lutem me tregoni kam pucra ne qaf si ma shpjegoni se jam shum merak
Pershendetje
Kam pucra te vogla ne kurriz nen lekure . ME KRUHEN DHE NDIZEN
NUK DI ME SE TI BEJ
CFARE TE PERDOR