Xhevdet Shehu
Në ngarendjen për të shembur gjithçka nga sistemi i shkuar, për të bërë ribërë historinë, tashmë në një kah krejt tjetër, shumë gjëra ishin të toleruara, pasi mllefi i disa dekadave kërkonte hakun e tij. E kërkonte me ngulm, si revanshin e kohës së humbur, por edhe të kauzës së humbur që kishin ndjekur e për të cilën, jo pak herë, ishin ndëshkuar.
Pasviti 1991 ishte i domosdoshëm për të bërë rishikimin, ashtu si është tani koha që gjërat të kthehen në rrjedhën e tyre.
Mbi të gjitha dinjiteti i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, si një klasë shoqërore që kishin aspiruar ndryshe dhe që, më në fund, duhej të ishin pjesë e jetës.
Askush më shumë se kjo klasë, që kishte pritur qartësinë, nuk është përdorur më shumë politikisht dhe, nga askush tjetër, më shumë se në kurrizin e tyre, nuk ka përfituar një klasë politike, që mori përsipër të bëhej zëdhënëse e tyre dhe që, në fakt, u bë shfrytëzuese e të shkuarës së tyre.
30 vite pas vetërënies së komunizmit – askush nuk ka meritën e veçantë për shembjen e tij – , pasi janë ngritur disa institucione të veçanta, që trajtohen si të pavarura, por që shpesh herë ngjajnë si organizatat e masave të Partisë së Punës, janë bërë ligje dhe disa nga të përndjekurit kanë qenë vetë ose të afërmit e tyre, përkohësisht, në strukturat e larta të shtetit, Pjetër Arbnori, për shembull, pas 30 viteve drejton Parlamentin pluralist, zonja Topalli, po ashtu, e njohur nga familja Çoba dhe Topalli, pasi janë marrë dhjetra e më shumë vendime për kompensimin financiar të vuajtjeve të tyre, e çuditërisht përfitimet më të ndjeshme i kanë pasur kur drejtonin “armiqtë” e tyre, e majta qeverisëse; kur dosje të fjetura, të lejuara të dalin të seleksionuara kanë marrë të drejtën e qytetarisë, kur “studiues” dhe drejtues të niveleve të lartë në këto institucione që lidhen me dosjet e sigurimit të shtetit apo ngjarjeve të pas vitit 1945 kanë hedhur atë shkëndijë që u është dashur për të fshehur ose ndryshuar një të kaluar dhe ngritur një version të ri, është koha kur pikërisht kjo çështje duhet trajtuar seriozisht, sipas gjithë përvojave të njohura, pa mllefin e zakonshëm, në mënyrën më shkencore të mundshme dhe pa asnjë përcaktim nga lart.
30 vite pas lëvizjeve për ndriçimin e së djeshmes përmes vendimeve të veçanta, janë disa institucione, disa prej të cilave nga qeverisja e së majtës, për të dëshmuar saktësisht mbi krimet, ngjarjet dhe përplasjet e ndodhura në 45 vite. Drejtuesit e tyre janë të njohur, ndonjëri prej tyre, si Agron Tufa ia mbathi jashtë shtetit pas denigrimeve dhe uzurpimeve, dhe, megjithëse për shumëkënd, në fillimet e pluralizmit mund të dukej paradoksale, edhe pse të ardhur nga familje që njiheshin si të deklasuara dhe të përndjekura politikisht, ata u vendosën aty për të saktësuar të vërtetën pikërisht nga e majta, të cilën ata e kishin shpallur armike.

Zonja Gentiana Mara Sula është njëra prej tyre. Ajo është sot kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991. E votuar nga 69 deputetë të së majtës në nëntorin e vitit 2016 ajo erdhi në këtë detyrë pasi për tri vite, e emëruar nga kryeministri Edi Rama ajo kishte qenë si Zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë.
E ardhur nga një familje e përndjekur prej regjimit, pasi gjyshi i saj tregtar tiranas kishte bashkëpunuar me prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin, figurë e njohur kolaboracioniste, i cili ia kishte lënë pasurinë mikut të tij, që më pas, në rrethana të panjohura vdiq në burg, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë, zonja Sula filloi të njihej si “zonja e Dosjeve”.
Megjithëse qëndrimi i saj ideologjik dhe parimor ishte shumë larg forcës politike që e delegoi thuajse 5 vite përpara, ndaj disa çështjeve themelore të së shkuarës, sidomos ndaj luftës nacionalçlirimtare dhe qëndrimit ndaj bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, është pritur se në institucionin që drejton do të fillonte të merrte përparësi saktësia, zhvillimi normal i ngjarjeve, hapja e dosjeve dhe reagimi i drejtë ndaj tyre.
Deri tani, dosjet as nuk janë hapur, e as nuk janë mbyllur. Edhe kur janë hapur, ka qenë selektiv, i mbingarkuar dhe i tejmbushur me qëndrimet politike të një drejtuese institucioni, që, duke qenë i pavarur, duhet të qëndrojë si i tillë.
Më shumë se sa njeriu që do të kërkonte zgjidhjen e enigmës dosje, ajo vazhdon të trajtojë institucionin si vendin ku, megjithë influencën bashkëshortore, duhet të bënte të pamundurën të shkëputej nga ngjarjet vetjake dhe të bënte atë që ishte pritur: publikimin e të vërtetës.
Është e habitshme se, megjithëse në fillimet e pozitës së saj të re, besuar nga qeveria Rama me mbështetjen e Ilir Metës, rreth 70 për qind të të anketuarve kishin interes për hapjen e dosjeve dhe, megjithëse në arkiv mund të jenë mbi 200 mijë dosje, hapja e tyre nuk ka qenë më shumë se 3 apo katër përqind, dhe, shumë nga dosjet e cituara në media, të përzgjedhura, pa e saktësuar kurrë rrugën nga dolën dhe se si shkuan tek kolegët e saj tufistë, synuan të rrënonin njërën nga periudhat më të lavdishme të historisë sonë, luftën nacional çlirimtare.
Nëse të afërmit e saj u gjendën në kampin e kundërt të historisë, apo u bënë bashkëpunues me figura politike të njohura për lidhjet me fashistët apo nazizmin, ky nuk është faji i askujt tjetër. Rrënimi i së kaluarës e gjykimi i saj nuk mund të bëhet kurrë duke ngritur një mashtrim historik dhe këtë nuk mund ta bëjë as drejtuesja e një institucioni të pavarur.
Zonja Sula ka qenë pjesë e lëvizjes studentore, ashtu si mijëra të tjerë dhe regjimi bëri mirë që shumë paraardhësve të rinj nga shtresat e përndjekura, më në fund, me vonesë, u hapi dyert e shkollave të larta. Ka qenë ashtu si mijëra të tjerë dhe kjo nuk përbën tani, pas 30 viteve, as vlerë e as meritë të veçantë. Regjimi ishte i rënë dhe vetëm nostalgjikët dhe një klasë e privilegjuar mund të dëshironte vazhdimin e tij. Pra, as nuk ka pse mburret dhe as nuk ia njeh kush këtë veçanti.
Ajo është e njohur për nismën e saj për ngritjen e kampit të kujtesës si viktimave të komunizmit, të cilët, megjithë nderimin për ata që vërtetë ishin disidentë të pushtetit, tani po shtohen përditë e më shumë. Që nga viti 1991 e deri tani numri i tyre është thuajse dyfishuar, duke futur në këtë listë edhe njerëz të krimit e banditë që luftuan me armë, duke vrarë të pafajshëm.
Në një intervistë të saj të ditëve të fundit, duke folur në emër të autoritetit të dosjeve, ajo i propozoi Ministrisë së Financave që të përgatitet një propozim për pensionet e të internuarve, ku të sugjerohet edhe rregullimi i kuadrit ligjor përkatës, që u mundëson të ardhura të internuarve në diktaturë dhe të përndjekurve politikë.
Në fakt, detyrimi ligjor i Autoritetit të Dosjeve është shërbimi i dokumentacionit të ish të përndjekurve dhe familjarëve të tyre për arsye pensioni, dëmshpërblimi , etj.
U bënë 30 vite që qeveritë e ndryshme që kanë lëvizur në Shqipëri kanë dëmshpërblyer viktimat e komunizmit dhe qendrestarët ndaj regjimit komunist, të cilët kanë vuajtur në burgime të gjata, të mundimshme.
Tani kërkohet edhe pension për to dhe familjet e tyre. Pasi janë dhënë çfarë ka qenë e mundur dhe mirë është bërë, gryka e thesit kërkohet të hapet edhe më tej.
A mund të jenë të gjithë njëjtë?
A do të mund të përfitojë pension familja e Hamit Matjanit, banditit vrasës, që ngjallte terror dhe vrasjen e kishte metodë pune?
Po familja e Markagjonit, një pinjoll i së cilës erdhi e na u mburr se me dorën e njerëzit e tij kishte vrarë edhe vajzat e gratë e Mirditës, të cilat mësonin fëmijët në shkollat që kapedani i Mirditës nuk i kishte hapur kurrë për banorët e zonës?
Cili pension mund t’i takojë familjes së Bilal Kolës, i cili për katër vite rrjesht sillej bjeshkëve të Matit, me armë, për të përmbysur një regjim i cili ishte i atyre që fituan luftën?
Po familjet e diversantëve që u sulën për të djegur çfarë kishin mundur?
Zonja Sula mund të përfitojë nga ky vendim, më tepër moralisht, sepse financiarisht nuk ka nevojë, por cili qëndrim ideologjik dhe prioritar i forcës qeverisëse në Shqipëri mund ta mbështetë këtë ide?
Luftën nacionalçlirimtare nuk e hedh dot poshtë asnjë zonjë Sula e as dhjetra e qindra të tilla. Ajo ishte e atyre që aspiruan lirinë dhe që, pasi e arritën atë, në shumicën e tyre më të madhe, ishin si të tjerët apo u dënuan si të tjerët.
Nëse do të kërkohet pension shpërblesë për familjen e Preng Calit, atëherë çfarë mund të thuhet për familjen e Fejzi Micolit – Vullnetit- komandantit të batalionit të parë të brigadës së parë sulmuese, i cili, sëbashku me mbi 40 të tjerë, u vranë në pritë befasisht nga njerëzit dhe pushka e Calit?
Nëse historia e luftës nuk ngjit më, sipas zonjës Sula, as rikthimi i bashibozukëve në atdhetarë nuk ngjit as tani e as kurrë.
Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit nuk është një bunker nga ku mund të luftohet e djeshmja, por nga ku duhet qartësuar e djeshmja.
Dhe duhet bërë pa mllef, qetësisht, pa hapur plagë të reja, duke dashur të shërohet e djeshmja, duke i dhënë njerëzve pikërisht atë që duhet dhe si ka qenë saktësisht.
Në dosjet e Sigurimit të Shtetit janë edhe vrasjet e bëra nga diversantët e kohës, në jug e në veri, a duhet të hapen edhe ato?
Askush nuk ka pronësinë mbi dosjet dhe vetëm ndriçimi i tyre mund të jetë i frytshëm.
Ndryshe, duke dashur të sjellim dritë, do e terrojmë edhe më shumë.

Sigurimi i Shtetit Shqiptar ka qene syri vigjilent i Partise dhe arme e dashur e popullit per mbrojtjen e vendit.
Edhe shtete te fuqishme kane deshtuar me planet e tyre djallezore. Hapja e plote e dosjeve do te nxirrte ne evidence lidhjen e ngushte Parti-Popull dhe kontributin e njerezve te thjeshte gati anonim, te cilet kane kontribuar nisur nga dashuria per vendin dhe popullin.
Ik ore bajge
Si po te duket Tirana o spiun i riatdhesuar Agron Isuf Tufa?
ZVICRA E KA BER DALJE ME KOH MIUN E SODOHOLLIT AGRON TUFA
O Xhevdet!
Pse lodhesh te analizosh fenomenin Sula.Pse kujton ti se asaj i digjet barku per ish te denuarit qe kane 30 vjet qe po e vjedhin e i cane t…Shqiperise Jo ajo e ka.mendjen te pasurimi,xhvatje dhe fizkultura,e cila spo i ben derman,lekures se portokallit.
Shikoje pak me thelle edhe preardhjen e saj.Sidomos te kalyaren e afert te te afermve te saj.Le ti kontrolloje ne ndermarjen e saj.
Por faji kryesor eshte i tjeterkujt qe mbledh reth vetes,baxhella,berduckulla e.barkdere,per te drejtuar sektore delikate.Te cilat, xhvatin parate e shqiptareve.
Ka ca njerez qe Zoti ua nxjerr shpirtin ne surrat! Ky eshte rasti tipik i kesaj Sulajt qe bashke me te shoqin jane nder njerezit me te korruptuar e lepiresit me te medhenj te sahaneve te pushtetit. Ai post qe mban kjo maskareshe duhej te sherbente per te nxjerre te verteten historike dhe te paqtonte shoqerine por me veprimet e saj kjo ben te kunderten. Shkurt muhabeti, mua me duket se edhe kjo si shume te tjere ha ne canake te shteteve te tjera. Qofsha gabuar…
Keto propozime per pensione te vecanta behen nga pushtetare te papergjegjeshem qe nuk u dhimbset pjesa me e madhe e popullsise mjafton qe te dalin ne media e te hedhin gurin e radhes .Ky popull ka 30 vjet qe paguan per te burgosurit politike ,per ish pronaret qe u kane zaptuar pronat dhe shteti nxjer ligje mbi ligje qe legjitimon zaptimin e prones.Tani te paguajme pension per te internuarit,paguajme shtepite e atyre qe u rezuan nga termeti dhe ata nuk njohin shoqeri sigurimi se eshte populli budalla qe punon dhe u jep nga kasolle shtepi moderne,tani qe vjen dimri do paguajm demet e shkarkuara nga permbytjet.ME keta pushtetare qe mendojne si ta joshin popullin qe ti marin voten dhe kete popull komplet budalla do punojme gjith jeten per te paguar keto idotlleqe
Autori ne titull e ka nje pasaktesi.Doshet hapen mbyllen vetem me urdher politik.
Edhe sipas interesit politike te tyre ditore si rasti i ´perbaltjes se luftesnacional çlitomtaré kishe!
Sa per Zojen , kur nuk kam akses ne dosjen e babes tim, si t’e besoj se kjo nuk eshte po aq politikisht e perlyer sa paraardheset!
Pfffff per gjithe kete pune , ku vetem kerkojne me grabit hala fonde nga evropa e in fine me fye edhe nje here viktimat e verteta te regjimit!
Me prit qe djzli i kristaq Rames te vendose drejtesi per ktimin e babes se tij ne Kukes? Pfff !
Shumica e te denuarve ,pushkatim, burgosje, internim ne numrin total perbehet nga ish komunistet e denuar nga shoket e tyre. Pjesa me e vogel jane kundershtaret, kleriket, diversantet etj. Per diversantet, ato u instruktuan dhe u desantuan nga Anglo-Amerikanet. Ato quhen ” Luftetare te lirise” Edhe sot mund te pyesni ambasadoret perkates dhe pergjigja do jete – politike e drejte antikomuniste- Sa per kureshtje kete qendrim ka shprehur ne raste dhe botime edhe kryeministri yne……tung
Pa u hapur dosjet e sigurimit te shteti te diktatures dhe pa shkuar prona tek I zoti ,nuk ka zhvillim ,nuk ka mireqenie.P0 kush ti hapi. Jane ish spiunet dhe ish komunistet qe kane fatet e Shqiperise ne dore .Kjo vajza qe e kane lane per hapjen e dosjeve te sigurimit ,te mbytet me shurren e vete ,nuk po e kryen fare kete mision aq te domosdoshem.
Adih, po i zoti ka dekur dhe i biri dhe i nipi eshte dobiç se u martua me komunistitn per te ndryshuar biografine! Keni marre uje tek bova nga mendja. As te mos hapen e as te mos mbyllen; te digjen se ato i ka bere çarape Sali Berisha. Ja me gjeje nje dosje te Sali Berishes dhe bej transparence. Kush ka mend, sot duheshin rrafshuar keto lloj dokumentash se nuk kane çfare perfaqesojne veç ndarjes dhe armiqesise. S’ka nevoje per dosje, ne e dime kush eshte njeri apo tjetri, bile dhe ketu me komentuesit e dime se i lexojme per dite dhe u a marrim mendjen e tyre se çfare bluajne. Dosje le te ngelet Shqiperia dhe shqiptaret kush do paqen dhe prosperitetin e vendit, ndryshe armet dhe kokat. Keni hapur gjithe ato institute e organizma qe marrin parate kot dhe fusin popullin ne armiqesi e lufte! Te shkrihen te gjitha. Kjo eshte zgjidhja.
c’ja fut kot re muzeqar
Gazeta Metropol ne 2007 si dhe Tirana Observer me duket po ne ate vit kane botuar listen e te vrarve, pushkatuarve, denuarve dhe internuarve. Lista fillonte me nje emer Abaz, dhe mbaronte tek germa ZH. Ne fund ishin rreth 20 emra te shtuar me vonese ku mbaronte me Llambi Zicishti ose llambi Pecini. Po te lexohen del perfundimi qe numerikisht shumica jane ish komuniste. Rrofte shoku Enver qe vrau komuniste me shume se cdo antikomunist !!!….
po re kozi po, marseli ti thot kto?
“Cili pension mund t’i takojë familjes së Bilal Kolës, i cili për katër vite rrjesht sillej bjeshkëve të Matit, me armë, për të përmbysur një regjim i cili ishte i atyre që fituan luftën?”-pyet Xhevdeti.
E drejte e tij, por gabon shume kur shkruan…”per te permbysur nje regjim i cili ishte i atyre qe fituan luften”.
Jo shiku Xhevdet luften e bene shqiptaret dhe ata nuk ishin komuniste dhe per me teper ishte lufte kunder nje pushtuesi, nja tre vjet mbas pushtimit. Shume prej tyre dhane jeten per nje kauz tjeter, qe pas çlirimit te kishte nje regjim demokratik dhe jo per te vendosur regjimin komunist te diktuar nga armiqte e Shqiperise, pushtuesit sllave, me mbeshtetjen e Rusise. Pushteti i komunisteve nuk erdhi si rezultat i nje votimi demokratik, por perkundrazi nen arme u vendos ne Permet, maj 1944, ende pa mbaruar lufta. Pse ishte legjitim nje pushtet i tille dhe nese ai erdhi me arme pse nuk mund te rrezohet me arme po ashtu? Eshte tjeter gje se si ishin konjukturat gjeostrategjike nderkombetare dhe tjeter gje legjitimteti i nje qeverie apo regjimi te ardhur po me arme. Se nuk ishte i tille, dhe sidomos mbas denimit me vdekje te opozites ne 3 korrik 1945 (pardje ishte dita perkujtimore e tyre), ndaj ne 1946 fuqite aleate dhe fituese te asaj lufte si ShBA dhe Britania e Madhe, nuk e njohen dhe hoqen perfaqesite e tyre diplomatike nga Shqiperia komuniste.. Atehere ata qe luftuan njelloj kunder fashizmit dhe derdhen, ashtu si te kuqte dhe ata gjak, pse nuk duhet te mos luftonin regjimin gjakatar qe po instalohej? Ç fare qellimi tjeter mund t’iu atribuhoet atyre? Them se regjimi komuniste ishte gjakatar se ai likuidoi shume patriote shqiptare, jo vetem kundershtaret ideologjike, por shume dhe nga bashkepunetoret e vet, qe nuk pranuan pikerisht ate regjim, pra diktaturen enveriste. Beje o shoku Xhevdet listen e komandanteve dhe komisareve te luftes partizane, por edhe te drejtuesve politike te asaj lufte. Vetem Enveri dhe Pilo Peristeri na ishin engjej?!!
-Shoku Xhevdet me vjen keq por me duhet te te them se je peng i trushplarjes qe ju ka bere per 45 vjet ajo kohe dhe fatkeqesisht droga e indoktrinimit nuk ju ka dale akoma. Historia e bere nga politika aq me pak nga fitimtaret nuk quhet histori. Historia behet me fakte dhe dokumenta. Kur ato u perplasen ne fytyre reagoni me menyren tuaj, por te jesh i bindur qe jane pak ata qe ju lexojne e aq me pak qe ua miratojne kete qendrim.
Ps: Komentin tim nuk e bera per shkrimin ne teresi, sepse mbasi ndesha ne paragrafin e cituar me mesipem, te jem i sinqerte nuk e lexova deri ne fund. Nuk duhet te pihet gjithe fuçia e veres per te kuptuar cilesine apo shijen e saj-thuhet.
Shko more idiot pi ilacet e shurres, dhe mos u merr me histori, se te ben dem.
Shoku apo zoti Aldo, se nuk dise cili te shkon. Lexova shkrimin e zotit Shehu dhe komentin e Buretos. Ky i dyti siç e thote dhe vete merret vetem me nje paragraf te shkrimit dhe, edhe pse i jep te drejte Xhevdet Shehut, gjithsesi jep edhe mendimin e vet. A nuk ka te drejte dhe ky ta beje ate? Ky forum ne gazeten e nderuar “Dita”, per ate pune eshte qe secili apo kush do te shfaqe i lire mendimin e vet rreth problemeve te ndryshme te shoqerise, te cilat pasqyrohen ne shkrimet apo editorialet e saj, por gjithmone duke ruajtur etiken e komunikimit, që duhet te jete pa asnje ekuivok, pa sharje dhe ofendime, siç ben dhe ti ne kete rast shoku.
Nese mendon se komentuesi me siper e ka gabim dhe ti mendon se di me shume, pse nuk ia hedh poshte te gjitha argumentet e tij dhe keshtu jo vetem qe tregon erudicionin tend per historine, por i jep atij edhe nje mesim historie, qe ai nuk ia ka haberin (!) Por ama edhe ti meso se: “Ignorantia non est argumentum!”-thote latini. Pra injoranca nuk eshte argument. Tung!
O mvsueso. Para se Bureto te beje arsyetimet mbi ndarjen e regjimit komunist nga populli shqiptar, duhet ta kuptoje qe ata qe vertiten me arme ne dore sot per te rrezuar nje regjim konsiderohen terrorriste. Dhe Evropa e hoqo denimin me vdekje vone, ndersa Amerika nuk e ka hequr akoma, po heq qafe kedo qe i shkrep truri te dali me arme e te bej terror kunder shtetit
Exelent .Denoncim qytetar dhe intelektual .” Zonja Dosje” ,t’i lërë propozimet për financime se boll u rropën xhepat e popullit duke shpërblyer edhe banditë hajdutë e kriminelë …hallall ta kenë ata që kanë qenë të dënuar të vërtetë politikisht dhe jo me lista këshillash lagjeje …prandaj ” Zonja Dosje” ,dëgjoje zërin e këtij gazetari racional,objektiv e patriot që në pretencëne tij me etikë e ,kulturë të orienton me dashamirësi drejt misionit tënd në atë vend ku je emëruar …mos lër njolla por gjurmë se vjen një ditë thotë ky ha etur që ” koha është e pamëshirshme” dhe do ta pësoni si paraardhësit tuaj biologjikë por edhe si ish kundërshtarët tuaj politikë …prandaj zonjë e indoktrinuar thirrja e mbi 70% e njerëzve është : HAP DOSJET ! SA MË PARË ,QË TË DALË E VËRTETA NË SHESH ! Të shohim se kush kanë qenë kriminelët,spiunët ,hajdutët,banditët dhe të persekutuarit e vërtetë ,” disidentët” me ide,platformë,organizim kundra atij sistemi,si Haveli,Les Valesa etj …apo edhe të pakënaqurit për tregun apo nga ndonjë udhëheqës,kryetar këshilli,komiteti ,sekretar partie etj ,kanë folur kundër tyre e janë dënuar dhe na hiqen si të persekutuar politikë ,pa e kuptuar se çfarë bënin ,por thjesht nga injoranca e tyre ,duke mos e ditur se çishte disidenca etj …PANDAJ ZONJA ” MAKBETH” E DOSJEVE ,HAP DOSJET ,TË MËSOJMË TË VËRTETËN …
Është edhe një thirrje e për të tërhequr vëmendjen e kryeministrit EDI MITHAT BEU ,i cili i kurajoi,tufët bidonët e arkivës,zonjëzënLulushe të dosjeve ,me qëndrimine vet elektrik ndaj tyre e sidomos ndaj LANÇ- e papërsëritshme në historinë mijëravjeçare të Shqiptarëve dhe Shqipërisë ….Bam e Buf t’ia bëjnë këtë nuk e mohojnë dot …po ky gazetar ju ka bërë thirrje zoti Mithat Rama ,që të qartësoni qëndrimin tuaj ndaj Luftës dhe mos inkurajon bijtë e tyre ,se duke qenë më pak të zgjuar e të mençur se etërit e tyre ,ja futin vetes duke marrë ” shkopin e halesë” dhe trazojnë m….e etërve të tyre duke kudërbuar dynjanë.?.lërini të prehen rehat në ” varret e fashizmës” …dashje pa dashje ju bijtë e tyre po i ringjallni si lugetër për të trembur kalamajtë se shyqyr zotit shumicën e popullit ,pasardhës të heronjve,dëshmorëve e luftëtarëve të ,irisë e çlirimit kombëtar prej etërve tuaj feudale, që u bashkuan me nazizmin për të ruajtur privilegjet e tyre,nuk i trembni dot ….edhe sot e kësaj dite fitimtarë janë ,madje i japin fitoren edhe Mithat Ramës se në krahun tjetër është përbindëshi dhe si kryedemagog përfiton Mithat Rama me koperturën socialiste …u merr bukën e socialistëve e bënë davanë e kolaboracionistëve dhe të pronarëve të kompanive dhe korporatave …për të varfërit,pensionistët e shtresat vunerable asnjë reformë sociale për përmirësimin e mirëqenies së tyre ,,vetëm koncensione,ppp,grante e subvencione për Institute fantazmë kundër komunizmit,për nipërit e mbesat e të persekutuarve ,për dosjet etj …
Prandaj denoncimi i gazetarit Xhevdet Shehu është një apel për kryeministrin por edhe një apel për org.e veteranëve- të jenë më vigjilentë dhe më koseguentë në mbrojtje të dinjitetit të tyre ,por edhe një apel për pensionistët që të mos mashtrohen nga demagogjia e edmithatit dhe si veteranët ashtu edhe pensionistët të mos gënjehen nga kockat që u hedh edmitati …
Respekt e mirënjohje Xhevdet Shehu ,gazetar,publicist,përkthyes e shkrimtar ….sa pak të tillë kemi për të thënë të vërtetën …shëndet e jetë ju uroj
Te lumte K.S., i ke thene te gjitha ashtu sic duhet per kryemaskarain edvin beun, s’ke cfare te shtosh me ketu. Nje pershkrim i sakte!
Sinqerisht Respekt si per juve edhe per gazetarin Xhevdet Shehu!
Po per “veteranet e luftes NCL” te cilet ne kohen e luftes kane qene ne moshen 6 vjecare, duhet te vazhdoje pensioni qe marin prej dhjetra vitesh? Ca nga keta kane qene ne moshen 4 vjeç dhe marrin pension si veterane.
Mjaft me me veterane te LNC apo te Ballit. Kane kaluar aq vite, sa brezi i ri as qe do t’ha dije.
Shih Gaqi Tanku, doli mjeshter matematike. Shko more vrrome, se ne asnje vend te botes nuk denigrohet Lufta kunder pushtuesit,.sado vite te kalojne. Gjithe Evropa behet bashke per te festuar diten kunder fitores ndaj nazizmit. Putanes balliste shqiptare nuk i pelqen.
Cfare dosje spiunash kerkoni,kjo duket si nje shaka e dale historike e dale boje:
Ne nje vend,qe dikur, shumica e turmes u bene tradhetare,duke u bashkuar me dushmanin,qe u denatyruan dhe u bastarduan ne rasatin dhe fene e tij.
Dhe me vone ne kohen e hoxhes komunist:
Regjim i nje populli spiun!
Dhe ja tani te ringjallur perseri turkoshake dhe hoxhiste,e kane ripushtuar perseri kete vend,duke ja marre dhe ate pak fryme trupore dhe shpirterore europiane,ne token e te ciles ky vend ndodhet.
Eshte shndrruar vec ne nje gjeratore fekalesh te shumellojeshme,qe vazhdon te vije verdalle me nje shpejtesi te shtuar,nga kjo vrime e zeze,formuar ne shekuj.
Shkrimi eshte shume i drejte.por duhet te sqaroje me mire ,pse eshte katandisur ne kete gjendje ky komision.Sipas mendimin tim,te gjithe qe perben ne kete komision jane ne konflikt interesi.Jane nga familje te cilat jane perfituese nga ligjet qe prodhon ky komision.Se dyti ,disa here ne komentet e mija per keto probleme kam theksuar se shpallur e ketyre “te persekutuar”nuk mund te behet nga komision ne konflikt interesi,as me ligj amnistie .Ate titull mund ta marrin vetem me vendim gjukate per cdo person te denuar apo internuar.Pra sejcili me dosjen e tij ne dore (me dosjen penale per te cilen jane denuar ose internuar,me firme dhe vule te trupit gjukues qe ka dhene vendimin per ceshtjen e tyre)te beje kerkesen per pafajesi,denim ne kundershtim me ligjet dhe me te drejtat e njeriut.pasi te marre kete pafajesi mund te konsiderohen te persekutuar.A mund te konsiderohen nje spiun,nje ish bashkepuntor i nazifashizmit,nje diversant e kriminel qe ka lyer duash me gjak?Le ta vendose gjukata.jo per gje por hajduti nuk i themi dot i persekutuar.As vrasesit per hakmarrje apo per motive te tjera.Jo per gje por do nxisim spiunet ruse ne SHBA te konsiderojne vehten si te persekutuar politike.po keshtu vrasesit,trafikantet si te dhunuar se jane shkelur te drejtat e njeriut.Ne sistemi ku jetojme te drejtat e njeriut jane per te gjithe dhe e drejte eshte cdo gje qe indici di gjukon se eshte e drejte e tij.
Sigurimi i Shtetit Shqiptar ka qene syri vigjilent i Partise dhe arme e dashur e popullit per mbrojtjen e vendit.
Edhe shtete te fuqishme kane deshtuar me planet e tyre djallezore. Hapja e plote e dosjeve do te nxirrte ne evidence lidhjen e ngushte Parti-Popull dhe kontributin e njerezve te thjeshte gati anonim, te cilet kane kontribuar nisur nga dashuria per vendin dhe popullin.
Ik ore bajge
Ok e ke emrin ti Agron Isuf Tufa?
Ky eshte maskaralleku qe vazhdon te behet keto 30 vjet.
Ai shtet I diktatures te denonte me ligje ligje, mire apo keq Por me ligje e s kishe cfare bejne. Keqardhje per njerzit qe kerkonin ndryshim kundra rregjimit Por jo per kriminelet, hajdutet dirversantet qe benin terror ne popull. Ja 50000 e meritojne Po te tjeret cduan. Te japesh dhe dosjet e bashkepuntorve duhet kujdes i madh doje sdoje do ti sherbeje, Por per njerzit qe duan te meren me politike Po te hapen. Me thoshte nje komshi i persekutuar qe hyri ne burg per vjedhje ne grup , o bobo thashe Po familja ime cte thote….eshte maskarallek.
Me kete revanshizem te eger qe ka shperthyer ne Shqiperi nuk ia vlen te jetohet me ketu!
O LELE O LELE…
NGA TRE 6 ISHIN ME NE !
– Cilet ishin spiunet jo vetem te Sigurimit te Shtetit, sipas nje ish-oficeri te tij ?
– Radha ishte pa fund … Kush te ishte i pari …. E kishim veshtire te zgjidhnim jo te gjenim…
– Spiunet qe nga Enver Hoxha e deri tek Mandela shqiptar Pjeter Arbnori…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shihni kronikat e filmuara te mbledhjeve qe nga fshati me i humbur e deri tek ish- Byroja Politike, qe nga skuadra e katundit me te larget e deri tek plenumet e Komitetit Qendror se si edhe vete ish- anetaret e Byrose Politike , te ish- Komitetit Qendror us a I’moomii Kim k , …. spiunonin apo i hanin koken njeri- tjetrit… tamam si shtriga qe fillimisht han kelyshet e vet!
Spiunimi ka qene nje semundje, nje epidemi masive ne Shqiperi. Ka qene nje tragjedi pjese jetike e tragjedise shqiptare.
E jo vetem ne Shqiperi, por edhe me teper ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi e deri edhe ne diaspore.
Fatkeqesia me e madhe eshte se kjo dukuri nuk ishte vetem komuniste. Eshte e mirenjohur raporti qe ish- shefi i Gestapos naziste Himleri i ben Hitlerit ne te cilin e thote se ” i vetmi vend ku nuk patem nevoje te paguanim spiunet ishte Shqiperia”( !!!)
E njejta dukuri u shfaq me regjimin e Ahmet Zogut! E njejta dukuri vihet re gjate pushtimit turk ….
E njejta semundje u shpalos edhe pas vendosjes se demokratures e deri ne ditet e sotme, kur “Koloneli i Asfalase greke me tre gishta “, sic e ka quajtur me qindra here deri edhe nga foltorja e Kuvendit Popullor Sali Berisha ministrin e tij te Mbrojtjes Arben Imami pergjon e spiunon ne menyre krejt antiligjore e antikushtetuese jo vetem ish- Presidentin e Republikes, Prokuroren e Pergjithshme, ish- kryetarin e SHISH-it, lideret e opozites e deri edhe ambasadoret e vendeve aleate strategjike te Shqiperise.
Ose shkurt mos e tvet se te kallxon vet! Ata qe kallxonin te tjeret ne ate kohe sot kallxojne po me aq zjarr edhe vetveten… Jane mesuar te shkretet… Nuk mund te rrine pa lehur!
Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !
From Alban Dega
On Sep 11, 2012, at 11:07 PM, [email protected]
o degë e kalbur
për këto që ke shkruar!?
komplet i një mëndje me ty!!ke 100% mbështetjen time!!
“Spiunimi ka qene nje semundje, nje epidemi masive ne Shqiperi.”si thonë disa këtu në komentet e ditës,por dhe më parë tek tema e tek shekulli,ti i ke nga përvoja personale!!
ps:dhe jo vetëm “ka qënë”,por dhe është!!
Shqipeia e Edi Rames po i ngjan perdite e me teper nje magazine ku te gjithe njerezit jane sulur me parullen Kap C’te Kapesh (KCK) dhe shtroha per shtate pale qejfe kafe me kafe!
sigurimi i shtetit ata u pasurua leto 30 vjet qe shtypem mme gjak revolat dhe keta qe dolen malit qe te mos u merrej prona nuki u takon nje pesion se vrane ca sigurimsa ku eshte drejtesia
personalisht pritsha shume me teper nga ky artikull …..!
ket post ja bleu burri i saj pallatxhi qe nderrtonete pallate per shkrimtarin besnik te pd e qe tani fshihet sepse ka shitur te njetin apartament deri ne 3 here.
Në krye të institucioneve shtetërore. që kanë për detyrë ndriçimin e të kaluarës të denuarëve dhe persekutuarëve politikë, janë vendosur tipa injorantë, hajdutë, mashtrues dhe më keq akoma, fashistë. Madje ultrafashistë si Agron Tufa.
Këta, në kundërshtim me rregullat, moralin dhe ligjin, kanë publikuar dosjet e kuadrove të kohës së diktaturës, ua kanë dhënë në përdorim personave të tipit fashistë dhe shumë prej tyre, i kanë deklaruar kriminelë, pa asnjë vendim gjykate.
Një sjellje e tillë është fashizëm dhe ata që kanë shpërdoruar detyrën, si Tufa dhe të tjerë, duhet të përgjigjen para ligjit.
Per te gjithe ballistet dhe tradhetaret lufta nuk ngjit me.
Dhe ballisti me i qelbur eshte nipi i sherbetorit te Zogut, Edvin Ramut Bajga, Dule Vucici
Ore regjimi komunist ka bere krime, por edhe te mira ka bere dhe jane hidrocentralet, shendetesia ne cdo skaj, elektrifikimi dhe emancipimi i ketyre lavireve gra qe sot hedhin shurren perpjete dhe kerkojne pensione dhe per diversantet qe dhe vet Amerika qe i hodhi i ka mohuar e sua var trasten.
Eshte per te ardhur Keqe.! Kata qe i kthyen pushken Atedheut gjet lufte nacional Clirimtare, nuk u mjaftuan me kaqe pore kure fashzmi u munde i mori me vete dhe i perdori kunder shqiperis.
Ata nuk lan gje pa bere.Ata u sulen me arme dhe deshtuan.Kerkonin te digjenin shkolla , stalla bagtishe , te prishnin ndetimte qe beheshi deri edhe vrasje te njerzeve ketu ne shqiperi.
Pra diverisoniste kunder Atedheut te vete.
Keto plane ata nuk i realizuan dote, pore kure Sistemi ra dhe i ftoi ejani te ndertojme demokracin ne Shqiperi. Ata e qiajten kete nje fitore sikur keta e pushtuan shqiperin dhe si pushtues qe u vlersuan me Berishen ne krye, keta ju turrem me mish me shpiret per te shkatrruar te gjith ekonomin e vendit duke realizuar endrren e ustallarve te tyre sebo Grek te cilet doni shqiperin te shkrumbuar.
Kete enderr te tyre keta e realizuan duke pasur kryekriminelin ne Krye Sali Ram Berisdhes.
Tani keta nuk u mjaftua me kaqe. Keta kriminel qe duhet te shkonin ne burge per veprimet e tyre antishqiptare keta i demshperblyen dhe tani na kerkojken edhe pension per “heroizmin” e tyre qe ben duke rrenua shqiperine.
Jo vetem kaqe pore Berish kerkon edhe Heroin. Heroin te cilen e humben gjat luftes nacional Clirimtar dhe tani ne Demokarci kerkoj heroin ata qe dje hanin pula kure vllejzerit e tyre lufton , sote keta kerkone Herojne. Mbase do ta gjejn ndonjeher tek koteci i Pulave.!
As shqipëtar komunist dhe as shqipëtar demokrat nuk mund të ketë !
Shqipëtari , genetikisht , organikisht , psikologjikisht është nazifashist , si të majtët dhe të djathtët ( të ashtuquajtur) .
Të majtët, sidomos komunistët luftuan fashizmin , por , me ardhjen në pushtet u bënë më fashistë se fashistët , nuk mund të mbulonin botën e tyre të brëndëshme , psikologjinë e tyre , gjenet e tyre .
Për të ashtuquajturit të djathtë s’ke ç’thua , ata ishin dhe janë po ata – nazifashistë . Në këtë kuptim, ata janë më të sinqertë !
Nuk është dinjitoze të merresh me këtë bifkën e dosjeve , me atë pinxhon e arkivave apo me atë Tufën , këto janë kukulla të politikës, dinjitoze është të merresh me partinë socialiste, me këtë parti të kalbur , të degjeneruar , tradhëtare e frikacake .
Arësyet pse , janë permendur mijëra herë !
Katiu
“Shqipëtari , genetikisht , organikisht , psikologjikisht është nazifashist”,nuk ma merr mëndja të jetë me të vërtetë “nazi fahist”,nëse me këtë ti nuk do të thuash diktator!!
shqiptari është,në shumicën e rasteve,shpërdorues pushteti!shqiptari në çdo moment është i dashuruar me pushtetin,edhe në bisedat normale ai nuk hap asnjëherë rrugë,megjithëse e kupton që ka gabim,nuk pranon asnjëherë gabimi,fajin jo e jo,gjithnjë jua lë të tjerëve!!
kjo e bën shqipon që sapo e kupton që ka forcë,të fillojë e të sundojë! të keq përdorojë gjithë të tjerët dhe shumë shpejt ti shohë si armiq dhe bashkpuntorët e tij!!shqiptari në momentin që e kupton forcën e pushtetit të tij,fillon e përfiton në ekstrem!dhe kjo falë nënshtrimit të pjesës tjetër që e quan veten të pafuqishme!!
nëse shikon në shkrimet e shqipove,gazetarë a shkrimtarë,dh ekomentues të thjeshtë,asnjëherë nuk shikon të shkruhet “qeverisi”,përdoret me mburrje fjala “sundoi”,nuk thuhet asnjëherë “kryeministri” a “presidenti” i këtij a atij shteti,por thuhet “udhëheqësi”,pavarsisht se ata kanë një kontratë 4 vjeçare!!është në gjak dëshira për “të sunduar” dhe jo ajo për të drejtuar o qeverisur!!
shiko çdo zyrtar sado të thjeshtë!?i duket vetja “mëkëmbës i jakomonit”,shiko çdo shitës të thjeshtë në një supermarkt,i duket vetja se po të bën nder,ndonjëherë po të mban gjallë jetën tënde të mjerë!të gjithë harrojnë se janë e kundërta,se janë ata të varur nga ne!se jemi ne PUNË DHËNËSIT,dhe jo të nënshtruarit e tyre!!
por më parë se ta kuptojnë ata se kush janë!?
DUHET TAKUPTOJMË NE SE KUSH JEMI!!
prandaj deri sot nuk po shohim asnjë ditë demokraci!!
“Cili pension mund t’i takojë familjes së Bilal Kolës, i cili për katër vite rrjesht sillej bjeshkëve të Matit, me armë, për të përmbysur një regjim i cili ishte i atyre që fituan luftën?”-pyet Xhevdeti.
E drejte e tij, por gabon shume kur shkruan…”per te permbysur nje regjim i cili ishte i atyre qe fituan luften”.
Jo shiku Xhevdet luften e bene shqiptaret dhe ata nuk ishin komuniste dhe per me teper ishte lufte kunder nje pushtuesi, nja tre vjet mbas pushtimit. Shume prej tyre dhane jeten per nje kauz tjeter, qe pas çlirimit te kishte nje regjim demokratik dhe jo per te vendosur regjimin komunist te diktuar nga armiqte e Shqiperise, pushtuesit sllave, me mbeshtetjen e Rusise. Pushteti i komunisteve nuk erdhi si rezultat i nje votimi demokratik, por perkundrazi nen arme u vendos ne Permet, maj 1944, ende pa mbaruar lufta. Pse ishte legjitim nje pushtet i tille dhe nese ai erdhi me arme pse nuk mund te rrezohet me arme po ashtu? Eshte tjeter gje se si ishin konjukturat gjeostrategjike nderkombetare dhe tjeter gje legjitimteti i nje qeverie apo regjimi te ardhur po me arme. Se nuk ishte i tille, dhe sidomos mbas denimit me vdekje te opozites ne 3 korrik 1945 (pardje ishte dita perkujtimore e tyre), ndaj ne 1946 fuqite aleate dhe fituese te asaj lufte si ShBA dhe Britania e Madhe, nuk e njohen dhe hoqen perfaqesite e tyre diplomatike nga Shqiperia komuniste.. Atehere ata qe luftuan njelloj kunder fashizmit dhe derdhen, ashtu si te kuqte dhe ata gjak, pse nuk duhet te mos luftonin regjimin gjakatar qe po instalohej? Ç fare qellimi tjeter mund t’iu atribuhoet atyre? Them se regjimi komuniste ishte gjakatar se ai likuidoi shume patriote shqiptare, jo vetem kundershtaret ideologjike, por shume dhe nga bashkepunetoret e vet, qe nuk pranuan pikerisht ate regjim, pra diktaturen enveriste. Beje o shoku Xhevdet listen e komandanteve dhe komisareve te luftes partizane, por edhe te drejtuesve politike te asaj lufte. Vetem Enveri dhe Pilo Peristeri na ishin engjej?!!
-Shoku Xhevdet me vjen keq por me duhet te te them se je peng i trushplarjes qe ju ka bere per 45 vjet ajo kohe dhe fatkeqesisht droga e indoktrinimit nuk ju ka dale akoma. Historia e bere nga politika aq me pak nga fitimtaret nuk quhet histori. Historia behet me fakte dhe dokumenta. Kur ato u perplasen ne fytyre reagoni me menyren tuaj, por te jesh i bindur qe jane pak ata qe ju lexojne e aq me pak qe ua miratojne kete qendrim.
Ps: Komentin tim nuk e bera per shkrimin ne teresi, sepse mbasi ndesha ne paragrafin e cituar me mesipem, te jem i sinqerte nuk e lexova deri ne fund. Nuk duhet te pihet gjithe fuçia e veres per te kuptuar cilesine apo shijen e saj-thuhet.
Shume gjate i ke rene o Xhevdet Shehu,ndiqni lidhjet,tenderat,parane e burrit e,te kesaj zonje e do te gjeni pergjigjen 30 vjecare e gjoja hapje-mbyllje dosjeve !!!
Yeap!
Ndiq parane z. Xhevdet!
Kruaj pak dhe germo firmen Agikons..
Eshte ajo e famshja “Kodra e Diellit”, etj..
Germo z. Xhevdet se do gjesh ‘xhevahire’ per keta kapitalistet e rinj.
Keta qe e duan ‘kapitalizmin’ te gjithe per vete edhe punen e shtetit dhe privatet dhe gjithcka.
.
Dhe pastaj cuditen dhe thone “..po ikin gjithe Shqiptaret, s’gjejme punetore”
.
Dhe Gjatoshi Rama qe e mbyll me perlën “..merrni punetore nga Bangladeshi”
.
Kot nuk thone; budallai s’ka brirë!
“Kot nuk thone; budallai s’ka brirë!”
as hajduti e batakçiu!!
e rama nuk është budalla!!
ai është thjeshtë maskara!!
Po , po ,është qelbësirë me brirë .
Do jetë von kur ta kuptojnë shqipëtarët se ç’horr kanë zgjedhur .
Si përherë me vonesë !
me e kuptu me vonesë,është gjysma e së keqes!!
shqipua nuk kupton asnjëherë!!
shiko ata të saliut¨¨
a thu kanë kuptuar gjë!?
aspak!!
e njëjta gjë do ndodhë dhe me ramën!!
e kemi në gjak,mbrojmë pushtuesin turk,mbretin zog,turistët italo gjermanë e enverin pas tyre!!
nxjerrja e mësimit nga përvoja!?
0.000000!
Kjo duhej te ishte ne burg per shpifje ndaj atij anetarit te KLP a qe e gjoja e nxorri si bashkepuntor te sigurimit dhe doli qe ishte thjesht shpifje. Dhe kjo qelbesire vazhdonte te ngulte kembe qe kemi dosje per te. Yytt baxhelle.
“VERI MELCITE UKUT NE QAFE”.TE KERKOSH TE HAPEN DOSJET NGA BASHKESHORTJA E”AGIKONSIT.”Z.SULA ESHTE SI TE GJESH GJILPEREN NE KASHTE.KOMPANIA E BASHKESHORTIT TE SAJ KA BIZNESE NE LONDER,PASTRIM PARASH TE NJE SUPER PUSHTETARI DHE JU FLISNI PER DOSJE.O KAPS /SPAK/ PO ME NDJEK APO PO FLE GJUME!!!?