‘Zonja me të kuqe’ bëhet simbol i protestave

redaktor

Imazhet e saj janë shpërndarë pa fund në rrjetet sociale dhe janë kthyer në simbol të protestave në Turqi. E veshur me një fustan veror, me varëse në qafë dhe një çantë në krah, ajo sulmohet nga një polic që e spërkat me gaz lotsjellës.

Një studente turke, Esra, thotë se ky imazh përmbledh esencën e të gjithë protestës.

“Dhuna e policisë kundër protestuesve paqësore, njerëzit thjesht po tentojnë që të mbrojnë veten dhe vlerat e tyre,” thotë Esra.

Fotoja e saj është kthyer në një poster pro- protestave.

“Sa më shumë na spërkatni, aq më të shumtë bëhemi,” lexon në poster.

Kryeministri Erdogan i ka cilësuar protestuesit si ekstremistë që jetojnë krah për krah me terroristët.

Por zëvendësi i tij, Bulent Arinç ka kërkuar falje për dhunën e policisë. SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për dorën e rëndë të policisë kundër protestuesve.

 

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *