(Mbresa për një libër të Enver Kushit)
Në këto kohë është bërë krejt e zakonshme që, në të përditshmen tonë të na vinë njoftime apo ftesa për aktivitete të ndryshme, për promovime librash, për shfaqje teatrore, për koncerte artistike, për përvjetorë ngjarjesh dhe vitesh apo të tjera të këtij lloji.
Gjithkund ndeshesh me një pafundësi afishesh, që njoftojnë dhe ftojnë papushim.
Por, jo gjithmonë ndodh, që të nisesh me këtë ëndje për të marrë pjesë aty ku je ftuar dhe kjo, jo rastësisht. Ndjej, se dua ta them që në krye të fjalës që, erdha në këtë aktivitet me një shtysë të veçantë për dy arsye, sepse:
Sapo e kisha lexuar këtë libër për të cilin kemi ardhur dhe u mrekullova prej tij!
Dhe tjetra, po aq e rëndësishme, novela “Zonja nga Parga“ ka autor mikun dhe shokun tim të kahershëm, Enver Kushin dhe unë, nuk mund të rrija pa ardhur e pa i thënë: Të lumtë Veri, për këtë mrekulli që na ke sjellë!
Prej vitesh e kam ndjekur krijimtarinë e tij, që në botimet e para dhe kësisoj e njoh mjaft mirë, aq sa edhe nëse lexoj diku një tregim dhe s`është emri, sapo e mbaroj leximin them: kjo është prozë e Enver Kushit!
Ka diçka të veçantë në gjithë çka ai shkruan, ka një frymë magjike se si i gërsheton ngjarjet, si i shtjellon ato, se si i portretizon personazhet që hera herës të duket sikur vinë nga tejkoha, sikur dalin nga mitet apo legjendat dhe frymojnë e flasin përballë nesh dhe, po aq e veçantë dhe vetëm e tij është mënyra, se si ta përcjell, mesazhin që ka dashur të thotë, me sa delikatesë dhe ngrohtësi aqsa ti, jo vetëm e lexon, por bëhesh pjesë e tij, mbetesh i zhytur në vorbullat e rrëfimit dhe e mbyll librin me kënaqësinë që ke marrë e ndërkohë vazhdon të të ndjekë apo të të shoqërojë pas, jo vetëm ngjarja, jo vetëm personazhi, por gjithë fryma që i përshkon ato.
Krijimtaria e Enverit nga një libër në tjetrin, ka stilin e vet, të pandryshuar, përherë intrigues, me një tis real dhe sureal, të harmonizuar mjeshtërisht aqsa, të duket sikur një dritësim qiellor vjen pranë teje, të merr përdore dhe ti e ndjek me ëndje teksa je përherë nën këtë vezullim, i mrekulluar prej saj dhe dëshirëplotë për të qënë sa më gjatë pranë kësaj drite.
“Zonja nga Parga“ është një novelë e shkruar me shumë dashuri, sikur është shkruar me një frymë, pa u ndalur, pa kërkuar, por veçse duke rrjedhur e gurgulluar. Ajo zonjë, tashmë edhe pse mban vite mbi shpinë dhe është e plakur, çuditërisht duket veçse e bukur, veçse e mire në gjithçka, sepse atë e shoqëron pandërprerë apo më mirë i bën dritë ngrohtësia e fjalës, butësia e rrëfimit, ëmbëlsia e mallit për të parët e saj, që ikën e nuk i pa më kurrë, duke lënë pas zemrën e saj pafundësisht të zhuritur.
Dialogët e rrallë me të folmen e dialektit çam, në kujtimet që ajo sjell, në mirësinë që mbart, në dhimbjen që shpalos, në rrugëtimin e trishtë të jetës së saj, të krijojnë idenë sikur janë fjalë që vinë përmes fërfërimës së degëve të ullirit, sikur pikojnë jetë nga fruti i portokallit apo limonit të Çamërisë, sikur përhapin aromën e detit, sikur pulsojnë nga drita e Pargës, Prevezës, Filatit, Artës, Morfatit… dhe nuk di se si, por pas leximit, më lindi ky mendim, Zonja nga Parga vjen tek ne, si një degës ulliri nga Çamëria.
Është e habitshme se si edhe pse je duke e lexuar, nga njëra faqe në tjetrën të vinë zëra, të vinë tinguj, të vinë klithma dhe ulërima dhe krejt natyrshëm ndjen se përmes figurës së kësaj zonje, të vjen pranë gjithë Çamëria me dhimbjen, me plagët, me shtegtimin, me brengën e madhe, që s´po mundet të rikthehet në ato troje. Zonja nga Parga, është vetë Çamëria, e dhunuara, e masakruara, e përmalluara gjer në deje. Zonja nga Parga është vetë Çamëria, Çamëria, që ruan amanete, Çamëria, që me dritën e fjalës përcjell mesazhe, Çamëria, që me zërin e shpirtit ushqen brezat!
Dhe sot, na mblodhi këtu një bir i Çamërisë, një shkrimtar i talentuar, një tregimtar i veçantë, një njeri, që i shkon përshtat cilësori „i miri“ Enver Kushi.
Në këtë novelë, nga njëra faqe në tjetrën trokon apo më mirë rrjedh një rrëfim që ka qënë i ndrydhur për vite e vite me radhë në një jetë të tërë njerëzore dhe befas, Zonja nga Parga çmështjell lëmshin e mbledhur brenda shpirtit të saj duke shpalosur gjithçka, dhe kësisoj para nesh vinë njëri pas tjetrit gjithë dashuritë e kësaj gruaje, gjyshi dhe gjyshja, babai dhe nëna, motra, burri dhe djali, Suli dhe Parga, deti dhe mali e pas tij, Shqipëria, vendi ku gjetën strehë dhe prehen ata, të parët e saj, ata që i munguan gjithë jetën dhe i shfaqeshin vetëm në ëndrra, aty, ku ajo në përçartje ngre zërin dhe thërret: Kthemë edhe njëherë në atë vend, të dëgjoj zërin e të parëve të mi! “Kthemë në atë vend“, është thirrja e fundit e shpirtit të saj, ashtu siç është dhe kumbon edhe sot, kjo dëshirë e etur e çdo zemre çame.
Është bukur kur vjen në një promovim dhe merr emocione mbresëlënëse, por është tej së bukurës, tej njerëzores kur mëson se këtë festë për librin e Enver Kushit, e ideoi dhe e mbështeti një tjetër bir i Çamërisë! Respekt për ju, z. Alket Veliu dhe gjithë komunitetin çam që i bëheni mbështetje njëri tjetrit dhe ju kemi sot të pranishëm në këtë sallë!
Jeta e kujtdo ka të përpjetat dhe tatëpjetat e saj, ka ecjen në përditshmërinë, ka ngjarje të gëzuara siç ka edhe nga ato që s`do të donim t`i kishim, por është fat në jetë të kesh miq të mirë! Njëri prej tyre është Enver Kushi, që rendi për të na njoftuar, për të na pasur pranë, që na mblodhi në ditëgëzimin e tij, ai për të cilin kemi se ç`themi, kemi se çfarë të tregojmë dhe sot, na dha rastin ta urojmë dhe ta duartrokasim.
Urime, mik i dashur!

Një njoftim mbresëlënës për mua 83 vjecarin, një jetë pas ardhies në Tiranë1948,nga Dangëllia Naimjane, shokët e parë në shkollëme sTiranës,nga camëria, dhe nje jetë shoqruar deri këto vitë emigracioni,…
Familien Kondi nga Shalësi njohur;në një klase mbaruar shkollat deri fakultetin e mjekësisë nisur me, Fqiri Hamit Kondi,ndiesë pastë, që kishte atë familie të shkëlqzer,deri ish Partizanë Baba Hamiti me djalin e Madh Asllan Kondi,që do bëhej një nga kuadrot kryesore të ushtrisë sa Petagog. buzëqumësht partizan.Ata, do i nderonin; Motra e nderuar, sa vëlla Hekurani,ekonomist një jëtë.Po Bijtë dhe bijat e Camërisë*s,më janë ndarë,sa komshij dhe në punë; I miri pasionat i fotografisë-Hekurkthyes Abedin Gjinikasi,i shkeqyer bërë në veprat me te rëndësishme ,sa dhe ushtar, kur isha në Lushnjë 1955-58,ai vinte e më vizitonte,njëherësh dhe camët e shumtë në Myzeqesë…Roman nuk mjafon, si ka vepruar autori këtij vëllimi ,i nderuari Enver Kushi që e përshëndes nga tej oqeani,po Camët,më shoqërojnë emigracionin nga Athina dhe këtu në Toronto,që s,rridot pa takuar për dite, të nderuarin dhe, artist i penelit,Faslli Mici,që ani se më moshë të thyer si unë,nuk e heq penën nga dora.Po Cami, që më njohu më të ka histori vërtet romantikekëtu në Toronto mbi 50 vjet ardhur.ështe gati 90 vjecari,Nuri Nuria me bashkëshorten,kjo nga familia e Herroit të Camërisë,HerroitAli Demi. …
Falëminderit i nderuar mik botues, sa po nisem për Tiranë e krahas miqve te shumtë pasardhës, do ju takoj dhe juve, ne jeni aty.Urime mik i dashur Enver Kushi. Unë *Pasues veterani* 83 vjecar bir i Yavalanit të Dangëllisë Naimjane, Guri naimit në media.
Per fat te keq,te ashtuquajturit Came nga Thesprotia e Epirit jane viktime e Osmaneve dhe si te tille coniderohen nga Greqia,Kombi me i Lashte i Evropit.
Camet kane te drejte sa nuk thuhet,por po te krahasosh Pengjet e Turkut ne Epir,ua ndroi Besen dhe pastaj u ndrua popullsia Greke dhe Epirote me Orthodhokset Greke te myslimanizuar dhe Fuqite e Medha nuk donin tua dinin,Femijte e Nenave qe ua rrembeu Turku dhe u vrane ne Anatoli,ne Arabi,ne Shkretetira lane kokallat (kockat) dhe Shqipetare urrejne Grekun.
Puna e Cameve te pafajshem dhe viktima te Osmaneve duhet qe Qeveria dhe politika Shqipetare te krijoi marredhenie te mira me Greqine,perndryshe koha do bej te sajen dhe do harroet.
Dihet historikisht se sa gjak kane derdhur Greket dhe Arvanitasit te clironin Epirin nga Turqia,
Mos prisni nga Greqia tua jape Camerine apo te kthehen Camet ne Thesproti
Kur te ikin amerikanet nga vendi i pushtuar te Indianeve,kaq edhe Greqia nga Thespritia.
Ceshtja Came zgjidhet vetem me distancimin nga Turqia e politikes Shqipetare.
Palla..z..goja, ti je një mbeturinë e bastarduar spermatike Osmano-Greke.
Një Turk shkërdheu gjyshen tënde dhe më pas një Grek shkërdheu Nënën tënde dhe … Dole ti
Eshte nje çudi ta shohesh historine me te tille syze te erreta qe e paraqesin te verteten te deformuar.Duket sheshit ndikimi shovinist grek qe helmon ndergjegjen e shqiptareve gjakprishur.
Cameria , dhimbja e madhe ”; nji popull ” i denuar , i persekutuar ,ne prag te cdukjes nga cpopullimi i genocidit Grek qysh ne vitet e luftes se pare e te dyte boterore dhe qe s’ka gjetur drejtesi edhe sot,”ne kete Europen tone demokratike”!
Fatmir Xhamallati
Anustasi pellasgaqi!Edhe Kosova as ne enderr nuk besohej se do te behej shtet Arberor,po ja qe u be.
Hamzate,Sulejmanet,Qemalet “Arberore” zoti demo?
Ju vetem rrobat kini Arberore,se jini pasarrdhes te Deputeteve,Governatoreve turq si Ismail Beu,Frashellinjte etj.
Kombi eshte i Shenjte dhe ju nuk kini lidhje me historine.
Thjesht nje Pashallek myslinane i krijuar nga Amerika.
Kurse Arvanitasit luftuan deri ne Ankara,por te mallkuarit amerikane ndihmuan Ataturkun dhe nuk ndihmuan Greqine ashtu sic beren kunder Milloshevicit.
Ju jini thjesht idiote dhe ignorante.