Zonjë që jo të gjithë e kanë

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Moj kalaja me bedenë

Do ish nder e krenari

Një zonjë e persekutuar

Ta drejtojë atë bashki.

 

Boll ju drejtuan kusarë

U mashtruan dhe u vranë

Votoni Keti Bazhdarin

Zonjë që jo të gjithë e kanë.

 

Të ishte në zonën time

Do e votoja me dy duar

Atë femër aq trime

E çiltër e shumë e zgjuar.

 

Unë Ketin s’e kam takuar

Nuk e kam as fis, as mike

Nga ekrani kam shijuar

Mendimet e saj fisnike.

 

Ky brez duhet votuar

Që të bjerë demokracinë

Që armiqtë na e privuan

Me në krye Sali zinë.

 

Shikoni se si veprojnë

Dinamit nëpër Tiranë

O të zërë kusari frone

Ose na bëjnë hatanë.

Ky qershor do mbahet mend

Se do zhduket kjo kolerë

Që e shkatërroi këtë vend

Ferra që na mbiu në derë.

 

Ju përshëndes, Kapo Labi, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *