Zoran Mamic: Mos e nënvlerësoni Skënderbeun

Dita

Dinamo e Zagrebit, kundërshtarja e Skënderbeun në fazën play-off të Championsit, këtë të Shtunë do të presë në stadiumin Maksimit RNK Split, skuadër e cila mban kreun e klasifikimit dhe që ka në radhët e saj ish-mbrojtësin e Partizanit, Amir Rrahmanin. Trajneri i Dinamos, Zoran Mamic, i pyetur në lidhje me sfidën e Elbasan Arenës ndaj kampionëve të Shqipërisë, kujtoi se më parë duhet të mendojë për të mundur RNK Splitin.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë, sepse do të përballemi me skuadrën kryesuese. RNK Spliti është kundërshtar shumë i fortë, ndaj duhet shumë kujdes për të marrë fitoren. Ne synojmë tre pikët, që të shkojmë më të qetë në Shqipëri për takimin me Skënderbeun.”

Përsa i përket gjendjes së skuadrës, 43 – vjecari tha se për arsye dëmtimi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Schildenfeld, mesfushorin Pavicic dhe sulmuesin Radonjic. Në fund të intervistës Mamic, foli më gjerë për ndeshjen me Skënderbeun.

“Nuk duhet të mendojmë shumë për Skënderbeun, sepse kemi më parë sfidën me RNK Split. Nuk më pëlqejnë ato që janë shkruajtur për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar në mediat kroate, ata meritojnë vëmendje maksimale. Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshje të mëdha në kualifikuese, por edhe klubet shqiptare po rriten shumë. Skënderbeu është prej 5 sezonesh kampion i vendit dhe cdo vit po forcohet më shumë”, raporton Supersport.

Mamic ka informacione të detajuara për kampionët e Shqipërisë vecanërisht për ecurinë në Champions.

“Vitet e fundit Skënderbeu për pak eliminoi Chernomorets, ndërsa ka nxjerrë jashtë loje Neftcin. Këtë vit ka mundur dy herë me lehtësi Milsamin, skuadër që ka eliminuar Ludogorets. Të Mërkurën humbi Superkupën, por ishte thuasje një tjetër skuadër. Skënderbeu nuk duhet nënvlerësuar.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *