Arben Duka
Po e pyes pa shaka,
Zotin me kurorë,
përse vetëm ca e ca,
bëre shërbëtorë?!
Po një vend për të shërbyer,
edhe unë e dua,
shërbëtor si Edi Ramën,
pse s’më bëre mua?!
Se kështu duke sunduar,
nuk e shtyj dot jetën,
pse s’më bën-o i bekuar,
shërbëtor si Metën?!
Në sundim të pandërprerë,
mos më lër të shkretin,
bëmë të paktën shërbëtor,
si Arben Ahmetin!
Kam kërkuar disa herë,
po s’ma vure veshin,
të më bëje shërbëtor,
si Niko Peleshin!
Dua t’i shërbej pa kushte,
të ligut-të mirit,
ndaj më le të shërbej ca,
në vend të Tahirit!
Hiç mos u çudit me mua,
po më jep një dorë,
se këtu të shumtit vdesin,
të jenë shërbëtorë!
Ata luten natë e ditë,
ndaj mund t’i dëgjoni,
shërbëtor dua të bëhem,
njëlloj si Erioni!
Bëmë-o Zot një shërbëtor,
se s’kam si shtyj ditën,
të lehtësoj nga shërbimi,
Mimin dhe Linditën!
Dua të shërbej-o Zot,
në shërbim është nderi,
si ç’shërbejnë dy Edmondaj,
Çuçi dhe Lefteri!
Të shërbej me bukë thatë,
nuk lakmoj për thela,
si shërben zonja Harito,
dhe zonja Mirela!
Në shërbim e në shërbim,
vetëm ca e ca,
fukara dua të jem,
njëlloj si ata!
S’dua asgjë në kanistër,
veç fshesën në dorë,
se këtu-kur je ministër,
je thjeshtë shërbëtor!
Shërbëtorë si këtu,
s’kini për të hasur,
i shërbejnë badiava,
Sovranit të pasur!
Lutem të jem shërbëtor,
dhe e kam një shpresë,
s’bëhet për të qenë Padron,
lutje e kërkesë!
Zot-o Zot të përgjërohem,
jam në ankth e pres,
ose bëmë shërbëtor,
o më lër të vdes!

E madhe, eshte perle.
Vetem kjo ironi e mrekullueshme ja cjerr hipokrizine ketyre.
Urimet me te mira per ju I nderuar poet, cdo varg I shkruar nga Pena jote e arte lexohet me shume admirim nga familja ime, dhe Pak shqiptare qe ne njohim ketu ne USA .
Shume te bukura, te verteta , kritike, frymezuese, atdhetare.
Bravo!
😛 😛 😛
[ sot nuk po te “shaj” ….neser nuk i dihet 🙂
Boll te ndryshosh pak, edhe Love terhiqet.
Sa e mire qe eshte ?
È buona dentro.
Arben duka je baraz me 100 parti te opozites
E Beni ja bere qefin dhe Loves se nuk gjen derman as naten qe ben sherbim luksi duke pastruar kokat e kok palareve.Tani e ke hak nje nate luksi per te pastruar dhe ju koken se ne ate pjese te futi e pastra e semofonit Love.Me duket se dhe ju ,ju beri per vete si babai i saj Sala te majtin komarxhi Nanon.Ja kalofsh sa me mire dhe dalsh i parfumuar dhe i paster sic i do PD dhe Berisha e familja e tij te pa njollosur e te ndershem.
Ne keto vargje thua vertet ate qe ndjejne shume vete.Nuk je me bisht qeni, por poet e sherbetor i fjales se lire vertete.
Nje sarkazem e goditur me vargje per nje deklerate demagogjie te paskrupullt te “sherbetorit”, qe mban aktualisht, numrin nje ne kete vend dhe qe quhet Edi Rama.
I perditeshmi poet Duka per kohen e sotme ju admirojme pa mas,pasi je reali i kohes sone te ketij vendi e populli fukara qe ne keto 25 vjet po vuan prapsit e politikaneve sidomos te PD te pa ndergjegjshem,hajdut e kriminen te papare dhe ne saje te drejtesise se korruptuar po e hedhin “festen mbi sy”..!
Nese keta te PS jane “sherbetore” dhe Ben Duka Laboves I tall bukur..nga ana tjeter kemi ca tradhetore me ne krye salimutin me kembore.
Ajo qe nuk I falet ketery PS-ISTAVE eshte midis te tjerash Mimi Kodheli qe deklaroi para popullit se kur te behej Ministre do hiqte pederat me ceremony nga Shqupi.
Kurse nje deputete tjeter tha;
nqs se nuk fusim salimutin ne burg do le karriken e deputetes….dhe cfare ndodhi u bene sherbetore te Sa Lu Lit
Vertet Je I madh.Ne nuk bindemi kollaj se nuk ke I pare gje aroma nga puna e sherbetor Kallepit.
Sa per Mriken mos e ngaj se eshte e vetmja qe rri me fshese ne dore.
Te lumte (pushka)pena ,o Arben Duka.Une jam nje lexues i rregullt i poezive te tua.Une ju shpreh mirenjohjen time me te thelle dhe me te sinqerte,per patriotizmin dhe atdhedashurine tuaj,per kritikat aq te goditura ndaj opozites me antishqiptare qe ka pare historia e popullit tone,por edhe ndaj pozites dhe ministrave te saj,qe nuk jane plotesisht ne lartesine e duhur,por rendesi ka fakti qe jane ne drejtimin e duhur.Une shpresoj dhe them,se dite me te bukura na presin.Respekte poet i dashur.Une ju inkurajoj qe te ecni vetem perpara.Pena jote, jo pushke, por top tu befte.
Une ne fakt s’po te perdor
o Zot zemergjere,
veç si ndihmes sherbetor
me sheno njehere.
Mes ministrash edhe fsheses
ndofta e kam hak,
te jap fjalen – jam i beses –
kenaqem me pak.
Sherbetor te sherbetorit
me bej – ta haje dreqi!
Te mos jem as me i miri,
dhe as me i keqi.
Te lumte shum e sakte dhe shummm e bukur
Vazhdo I Dashur se per ata qe te kuptojne je me I sakti dhe I pa aneshmi
Po na bej dhe nje per ata ( Analistet ) e Fevzos Tanin, Percin , Lubonjen dhe aman mos ma haro ate qe eshte bere si der per te therur po shume I shemtuar he mo ai I 55ses Fari me duket se e quajne dhe te lutem nje per Princin qe ishte ne Kumanove te zbuloje kompllotin qe kishte sajuar I jati I tij Naltmadhenija e tij Zogji
Ha…ha…ha…ha… Arben Duka ! E paske pasur “briskun” kesaj here , nga ata qe te presin kocken ! Ha…ha…ha…ha… Sarkazem si “frulator” , qe te grin dhe nuk te le grimcen ! Ha…ha…ha…
“Sherbetore” te tille
i nderuar Arben
nuk meritojne
t’i hedhç ne legen !
Se megjithese per ne
“legen” eshte fjale e ashper
prape se prape “legeni”
eshte me i paster !
C’te te them me shume
se prish poezine
pa ky vend shkoi per lume
S’e njoh me Shqiperine !