“Zot, ndaloje me dorën tënde”, lutja e Papa Françeskut për epideminë

Ornela

“Unë i kërkova zotit që të ndalonte epideminë”. Kështu ka deklaruara Papa Francesku në një intervistë për gazetën italiane Repubblica.

“Zot, ndaloje atë me dorën tënde. Kjo është ajo për të cilën unë u luta”, ka deklaruar Papa, duke folur per Covid 19.

Kreu i Vatikanit këshilloi që njerëzit në këto ditë të vështirë të qëndrimit në shtëpi ti kushtojë më shumë vëmendje familjes.

“Ne duhet të kuptojmë se në gjëra të vogla qëndron thesari ynë. Këto gjeste butësie, afeksioni, dhembshurie janë minimale dhe priren të humbasin në rutinen e jetës së përditshme, por ato janë megjithatë vendimtare, të rëndësishme. Për shembull, një vakt i nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë … Ato janë gjeste të njohura për vëmendjen e detajeve të jetës së përditshme që e bëjnë jetën domethënëse dhe që krijojnë bashkësi dhe komunikim mes nesh”.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po nuk e ndaloi kesaj radhe nuk do ti besojme me o ate as zotit dhe ty jo se jo. Prandaj o sot o kurre,, se na keni folur shume neper sherbesa si prifterinjte dhe hoxhallaret, tani ktheni besimin e humbur nga njerzit

  • Zoti do na degjoj nese Corona erdh ptej Tij. Por nëse e ka gatuar Robi, Zoti është lodhur me ne, prandaj do thotë : Vrisni veten, ju kenI dalë nga UDHA E ZOTIT .
    Arberor Epitoti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *