Zot-o Zot, sa jam i lodhur…

J L

Zot-o Zot sa jam i lodhur,

shumë kam mbjellë e pak kam korrur,

mbolla shumë e në çdo stinë,

dhe jo vetëm një lëndinë!

 

Shumë lëndina mbolla herët,

erdhën i korrën të tjerët,

eh-ç’më gjeti-Zot-o Zot,

mbolla shumë e s’korra dot!..

 

Mbolla-po mbeta i varfër,

se s’m’u ndodh, për dreq, një drapër,

më dëgjo-po mos e fol,

s’kam të blej një arkivol!

 

Ndaj do rroj sa një gogol,

s’kam ku shkoj pa arkivol,

se unë s’jam e s’jam një horr,

arën e tjetrit të korr!

 

Flaka e qiriut..

 

Të fryn era e Veriut,

po ti-flaka e qiriut,

je si shpirti i njeriut,

mos u shuaj!

 

Doemos që dridhesh lehtë,

atë erë kur e pret,

ndrin-po pakëz më e zbehtë,

ditë e muaj.

 

Këtu duket se venitesh,

sa nuk sosesh-sa nuk fikesh,

po ja,fap dhe përtëritesh,

ndaj nuk vuaj…

 

Ti je Zoti!

 

Që në ditën që ke lindur,

fati yt me dritë u gdhend,

ndaj jeto dhe ji i bindur:

“Ti je Zot i fatit tënd!…”

 

17 Gusht 2017

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *