ZOTI DEPUTET…

redaktor

Vargje të nënshkruara

Pëllumb ÇUNI

 

Zoti deputet,

Të paçim sa malet.

Duku nga katundi,

Se janë shtuar hallet.

 

Mos na hajde ditën,

Po na dil pas diellit.

Kur piqen ogiçët,

Rreth e rrotull hellit.

 

Zoti deputet,

Të paçim sa fushat.

Po na pijnë hallet,

E ju si këpushat.

 

Zoti deputet

Të paçim sa lumi.

Ne në errësirë,

E ty të zë gjumi.

 

Zoti deputet,

Të paçim sa vesa.

Mendon veç për nipa,

Djersitesh për mbesa.

 

Zoti deputet,

Të paçim sa hudhra.

Si buzë e bythë,

I ke bërë të tëra.

 

Zotrinj deputetë,

U paçim sa lakra.

E bëtë Kuvendin,

Kakërdhi e bajga.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *