Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zoti është femër apo mashkull? Debate në Gjermani
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Zoti është femër apo mashkull? Debate në Gjermani
Bote

Zoti është femër apo mashkull? Debate në Gjermani

anazapta
Published December 22, 2012
Share
SHARE

Zoti është femër apo mashkull? Nuk kemi të bëjmë me një debat teologjiko-gramatikor, nga i cili mund të përjashtohen vetëm 16 për qind e popullsisë së botës, të cilët sipas një studimi të fundit e deklarojnë veten ateistë. Është më shumë se një debat, pasi ka të bëjë me të gjithë prindërit që kanë fëmijë të vegjël, aq më tepër kur çështja e gjinisë në edukatën e fëmijëve është tema e ditës në shumë vende europiane. Këtë e tregon më së miri propozimi i qeverisë franceze për të futur në dokumentet familjare termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, në vend të “babai” dhe “nëna” dhe afrimi i Suedisë drejt praktikimit të një përemri asnjanës për “ai” dhe “ajo” në kopshte e çerdhe.

Në Gjermani është ministrja për Familjen, Kristina Shrëder, demokristiane e njohur për qëndrimet e saj kundër feminizmit tradicional, e cila ka ndezur një sërë diskutimesh. Rasti në fjalë ka të bëjë më shumë me besimin fetar, por përplasja e vërtetë qëndron sërish te figura e mashkullit dhe femrës në imagjinatën fëmijërore.

Vetë Shrëder shprehet në një intervistë për gazetën “Die Zeit” se është gjendur disa herë në vështirësi me vajzën e saj, Lote, 1.5 vjeçe, sa herë i ka folur për Zotin në gjininë mashkullore (siç është në gjuhën gjermane) dhe ka shtuar se do të ishte më mirë të përdorej nyja das, e cila në gjermanisht vendoset para emrave të gjinisë asnjanëse.

“Secili duhet të vendosë vetë si ta kuptojë”, ka thënë ajo, një reflektim të cilin ajo e ka shoqëruar me kritika ndaj seksizmit të përrallave dhe letërsisë për fëmijë, “ku rrallë mund të gjenden figura pozitive femërore”.

Fjalët e Shrëder janë pritur me një valë zemërimi. Kristinë Hadertauer, ministre për Punët sociale në landin e Bavarisë e ka cilësuar idenë e Shrëderit si një “budallallëk intelektualist”. Një tjetër eksponent i socialkristianëve, deputeti Stefan Müller, ka thënë se “Zoti na është paraqitur si babai i Krishtit dhe kështu duhet të jetë gjithmonë”. Të njëjtin pozicion ka mbajtur edhe teologu katolik Vilhelm Imkamp, i cili thotë se ideja për ta bërë Zotin të gjinisë asnjanëse “është një budallallëk dhe dëshmi e oportunizmit”.

I vetmi që i ka hedhur ujë zjarrit është Klaus-Peter Vilsh, i të njëjtës parti me Shrëderin, i cili është shprehur se “kush kërkon një figurë të gjinisë asnjanëse, mund ta gjejë te Jezusi fëmijë”, kjo për faktin se emri i Jezusit të vogël në gjermanisht mban përpara nyjën e gjuhës asnjanëse. Ndërsa një bashkëpunëtor i Kristina Shrëderit tha se papa Benedikti XVI “ka shkruar se Zoti nuk është as burrë, as grua” dhe në këtë mënyrë “ata që nuk janë dakord nuk kanë pse të jenë më katolikë se papa”. Vetë Shrëder i ka thënë gazetës “Bild” se rasti kishte të bënte me një vajzë të vogël dhe jo me të rritur që ngatërrohen me fjalët e veta. Por nuk është e thënë se debati do të mbyllet këtu.

 

anazapta December 22, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?