Arben Duka
Kudo thonë se lutja,
ka bërë mrekulli,
ka shëruar njerëz,
porsi me magji!
Halle e probleme,
të tjera ka zgjidhur,
e ka hapur fatin,
në kombin e lidhur!
Në listë ateistësh,
veten s’e kam futur,
se dhe unë shpesh herë,
me vete jam lutur!
Jam lutur tamam,
dhe jo kot së koti,
por ende një shenjë,
nuk kam marrë nga Zoti!
Njerëzit shkojnë në kisha,
teqe e xhamia,
mendojnë se aty,
i sheh Perëndia!
Unë mendoj se fati,
s’të vesh me këmishë,
edhe po të lutesh,
natë e ditë në kishë!
Gjithë këto ngrehina,
njerëzit i kanë ngritur,
ndaj vende të shenjta,
si u bënë papritur?!
Më shumë i mëshoj,
sot këtij mendimi,
se për ato merren,
dhe leje ndërtimi!
Gjersa në një kryq,
mbeti imi Zot,
në luksin e kishës,
unë nuk lutem dot!
Aspak fatin tim,
nuk e pres me drapër,
se Jezusi im,
ka qenë një i varfër!
Të derdhur në ar,
Krishtin s’e mendoj,
dhe fiks për këtë,
në kisha nuk shkoj!
Krishti qe Njeri,
si unë njëlloj,
i mjafton veç kryqi,
që unë ta besoj!
Jezusi ka qenë,
një njeri i gjallë,
dhe jeta e tij,
nuk është një përrallë!
Në jetë e kam pasur,
një-të vetmin mik,
dhe pse me ringjalljen,
jam pakëz skeptik!
Nuk besoj se mua,
do më presë gjyqi,
Krishtit për gjithë shekujt,
i mjafton veç kryqi!
Po kthehet tek lutja,
që bën mrekullirat,
po unë kurrë s’jam lutur,
ku ndrisin stolirat!
Në heshtje Jezusit,
lutjet ja kam thënë,
kudo ku kam mundur,
kudo ku kam qënë!
Kur lutesh me shpirt,
vendin mos mendo,
ç’rëndësi ka vendi,
Zoti është kudo!
Kemi thënë se Zoti,
është një Zot i Mirë,
e sheh nevojtarin,
dhe në errësirë!
Nëse nga besimi,
Robi nuk do tundet,
Zotit mund t’i lutet,
kudo që të mundet!
Njëlloj si në kishë,
apo në xhami,
mund t’i lutesh Zotit,
dhe në një qeli!

Se ke qene komunist ne zemer dihet nga poezit tuaja.Po se je ateist po duket nga poezit te frymezuara nga djalli.Dukesh se ju ka tjetresua edukimi socialist.Nuk do komentoj tjera here poezit prej militaruci partiak.
O ujk me zile te prishura! O Shpellari Mark Uk. Mbaro filloren, meso pak gjuhe shqipe qe te ndertosh ndonje fjali, pastaj ulu ne kompiuter qe te komentosh. Po ku ke tru ti mor hajvan te komentosh poezite e Arben Dukes. Do besh mire qe te mos dalesh se i ndyen faqet. Flet i dallkauk per militantizem,ti nje spiun bythelepires i sllaveve.
I LIKE IT! THANK YOU MISTER DUKA!
rusisht , rusisht duhet ti shkruash …..shokut Duka 😛
ty gamori ,te ka pelqyer ,jeni klase veshgjatesh e zgjuar 🙂
te ka pelqyer se te ringjallja eshte skeptik por te rilindja ka besim 😛
Arben Duka i lutesh Zotit dhe ai the ka bekuar me talent te rralle! Tamam ashtu eshte, si e ke shkruar ti, sic ta ka dhene Zoti frymezimin. Je fantastik. Te faleminderit qe hedh drite mbi shpirtrat e erret!
O Uk te hengri uku pse behesh djalle nga te Sales e nuk thua fjalen e mire per poetin,fabula eshte perfekte edhe e goditur,besim kemi tek zoti por jo tek hoxha edhe prifti.
Kush ka te drejte, Enver Hoxha apo Arben Duka??????……ahahahah
Zoti ka nje vend
eshte shpirti i njeriut
Dhe askund tjeter
As te goje e te ligut !
Ne shqip “Zotni”
Do te thote “Ni Zot”
Te tjerat jane
pallavra kot
Ne kioska hajdutesh
veshur me flori
Gargarisin ujqer
te quajtur prifterinj
Gargarisin hoxhe
e ku e di une se cfare
mbi nje tufe me dele
edhe me gomare !
Njeriun duan te bindin
ta mbajne ne skllaveri
Ta shtypin , ta grijne
ne emer te Zotit te tij !
Prandaj nga shpirti ia shkulen
lart ne qiell ia cuan
I braktisur te ndihet
te heqe e te vuaj !
Por ne jemi shqiptar
nga geni i lare ne ar
“Zotni” , kur themi
“Ni Zot” , perpra kemi !
Kur Drita te dale
dhe ta marrim vesh
gjithe kjo turli hale
do te shkoje per lesh