Kryeministri aktual i vendit, në një tubim të djeshëm, deklaroi “Unë u premtoj të gjithë punonjësve të administratës rrogën e 13-të”. Mos duhet të pickojmë veten, për të kuptuar se nuk jemi në ëndërr? Punonjësit e administratës publike janë sot 128 mijë vetë. Nëse shumëzojmë këtë numër me rreth 350 euro si pagë mesatare në muaj për ta, i bie një fond rreth 42 milionë euro për dhjetorin, kur jepet paga e 13-të. Ku do t’i gjejë paratë qeveria jonë? Në tre muajt e parë të vitit (janar-mars 2013) kemi mbledhur 30 milionë euro më pak nga plani. Janë vetë shifrat e Ministrisë së Financave që e vërtetojnë këtë. Të ardhurat buxhetore kapën shifrën 75.5 miliardë lekë, nga 79.6 miliardë lekë që ishin planifikuar. Me një mosrealizim të thekshëm prej 4.2 miliardë lekësh. Borxhi publik ka arritur në masë të tillë, sa me të ardhurat publike nuk mbulohen pagimi i interesave të tij dhe i principalit(vetë borxhit). Gjendja në dy muajt e tjerë(prill-maj 2013) jo vetëm nuk u përmirësua, por u rëndua më tej. Kolapsi po i avitet ekonomisë sonë si një ortek fatal. Kemi pasiguri në investime, pritshmëri të ulët për konsumin, ulje të ndjeshme të kapacitetit prodhues të biznesit, papunësi dhe kthim tronditës të emigrantëve nga Greqia e Italia. Kemi me qindra biznese në prag falimentimi, të bllokuar dhe gati rrënuar nga gjobat e larta, pamundësia e kthimit të kredive që kanë marrë dhe përjashtimi arbitrar nga pjesëmarrja nëpër tendera publikë, vetëm pse nuk janë të favorizuar të Qeverisë(me fjalë të tjera, nuk janë “kollitur” në mbledhjen e fondeve për PD-në apo në favore personale ndaj dinjitarëve të lartë të Shtetit!). Nën ethet e pragzgjedhjeve të përgjithshme, këto muajt e fundit qeveria miratoi një varg ligjesh që përjashtonin disa kategori biznesesh dhe rroga të ulta nga taksat. Me një rendje ekonomi-vrasëse për të siguruar vota tek shqiptarët. Duket sikur qeveria e sotme po u premton atyre diellin, por në fakt kjo politikë financiare e fiskale pa bosht rrezikon të paralizojë ekonominë. Vetëm pasojat e lehtësirave të fundit fiskale mund të bëjnë që gjashtemujorit te dyte të këtij viti t’i mungojnë Buxhetit te Shtetit mbi 110 milionë euro. Ekonomia vazhdon të përshpejtojë rënien drejt nivelit zero të rritjes ekonomike, kontrolli mbi borxhin dhe defiçitin ka humbur, kërkesa e brendshme konsumatore vazhdon të ulet. Nga ana tjetër, ritmet e kreditimit të ekonomisë nga sistemi bankar po bien, ndërsa kreditë e këqia po asfiksojnë likuiditetin. Gjysma e borxhit tonë publik si shtet është me afat njëvjeçar dhe shlyerja e tij do të marrë një pjesë të mirë të të ardhurave buxhetore në gjysmën e dytë të vitit. Në nëntor 2013, i bie të marrim borxh për të mbushur një premtim elektoral, i cili në këtë kohë e kushte, i ngjan shprehjes së Mbretëreshës Maria Antonetë kur i thanë se njerëzit po protestonin se nuk kishin ç’të ushqeheshin:”Nuk kanë bukë, të hanë biskota!”. Kështu dhe Kryeministri demokrat. Sipas vetë INSTAT, kemi në dy vitet e fundit rreth 50 mijë të papunë të rinj. Me dhjetra mijëra familje shqiptarë ushqehen me listë borxhesh nëpër ushqimoret, kurse Berisha premton rrogë të 13-të! Ky premtim nën mendësinë “premto, premto, se diçka do të besohet”, vetëm në këtë vit kaq të vështirë dhe me rezultate ekonomike paraprake kaq mjerane, që nuk mund kurrsesi të bëhet. Asnjë forcë politike e përgjegjshme nuk do t’ja kishte lejuar vetes këtë premtim zgjedhor, në kushtet e tanishme, por Kryeministri i sotëm po.
ATJE KU I GJEN GJITHMONE ,KE E SHEQERES
Ku do i gjej leket???? I ka vjedhur ne 8 vite harrove????
Po cfare ja keto pyetje koti. Ku do ti marri leket saliu. Borxh do ti marri, sa te rimarri mandatin borxhi publik nga 61% do shkoje ne 101% dhe do behemi edhe ne nje shtet i lumtur sic eshte Greqia.
Pjese nga DITARI i nji VOTUESEJE pa shprese
“….Si tha Sali Berisha perdorni dy gishtat kur takoni njoni tjetrin.
Erdhi mbrom Zakja ne shpi ene sa hyni mrena hajvani,..me dy gishat nolt.
Kadal mre tine,kadal qonke bo demokrat derqi,..apo mos ta ka shtu rrogen Bashkija??
Hongrem buke e u shtrim me fjet.
..un prej vapes trupin tem si pulbardh e mshtjell vetem me kmish najloni….
Sa mylla çerpiket e zeza,ndjej qe po me futeshin dy gishtat e tij,..njoni ne P-arlament tjetri ne B-ashki.
Zake ça kerkon aty mre lanet se osht myll…,ka 1 jave qe u votun tre ligjet nga PS.
Ne gush po njeja frymarjen e tij dhe ai po rriste shpejtsin e levizjes se dores……
Nje shperthin i jashtzakonshem ndodhi brenda meje…..dhe te nesermen pash nji njoll te madhe blu mbi çarcafet e bardhe…
Qyqja qonkam bo demokrate ka mesi e posht ,…menoja e friksume…
Ky lanet po na i rren burrat si dikur me çekun e bardhe.
Kjo eshte vetem nje premtim i rradhes per te marre disa vota qyl, mos mendoni se do arrije te beje gje sala, gjithmone genjeshtra dhe mashtrime thote para zgjedhjeve.
po ku besohet me ky mashtrues i pacipe ai eshte gati te thote edhe qe do ndihmojme USA me fonde vete e vetem qe te marre disa vota me shume. hahahaaha… sa qesharak
Z. Berisha, si nje ish-punonjes i pushuar ne mendyre te padrejte doja te dija perse nuk i kane marre ende rrogat punonjesit e administrates, kur ju premtoni se keni lek per te dhene edhe rrogen e 13-te??
sali pinoku godet per te disaten here. po kush e beson me thuaj se eshte bere aq qesharak sa qe edhe po te thote te verteta qe nuk ben vaki nuk e beson me njeri, te mjeret ne se ke kemi pasur kryeminister. duhet ndryshim.
Mos keq interpretoni fjalet e kryemisrit!!!
Ai tha,qe do t’u jape rrogen e 13-te,qe po vete e hoqi para ca kohe,ndersa tani thote do t’u jape rrogen,por jo LEKET!!!
Pastaj,futja kot se ai e di,qe nuk do jete ne pushtet,prandaj mashtro sa me shume se nuk humbet gje!!!
Po e hengri ky popull budalla,faji nuk eshte i tij qe mashtroi ,por i joni qe na pelqeu MASHTRIMI I TIJ!!!
cfare i ka bere ketij vendi ai sja ka bere njeri , nje rrenim total ne 8 vite shkaterroi cdo gje , dhe ka akoma paftyresin te dal e ti premtoi ketij vendi turp per te
vesin me te lig te te mashtruarit sali e ke ti , je i pandreqshem te te vij turp qe vazhdon akoma te genjesh njerzit o nastradin qe rrenove 8 vite zhduku me vote do te shporrim, po rroga e 13 ishte mor dhe ti e hoqe
hahahahah kjo eshte per te qeshur vetem ai thote qe do te rikthej rrogen e 13 nderkoh qe e jep ne fund te vitit dhe ne shkurt i merr prap si jep rrogen mashtrimeeeeeeeeeeee
eshte turp do te trullosi popullin me rrogene e13 dhe kur te gjith e e dime qe e vuri dha ne dhjetor, dhe ne shkurt nuk i dha rroge punonjesve eshte i semur i kane mbaruar mashtimrt sdi cthote
kryeministri ne ikje po ben tentativat e fundi per te manipuluar por mesa duket ai nuk e njeh popullin shqiptar dhe premton rrogen e 13 siurse vite me pare . ai e hoqi nga gjendja e e keqe ekonomike , duhet rilindje
Ti mendon se populli do ti besoj keto qe thua dhe te thena nga nje mafioz si ridvan bode harrojeee fatmir mediu saliii, cdo dite e me shume po thellon humbjen tende je i neveritshem…rilindje
të mos shikojë ç’teser ka në xhep, por të votojë programin për rilindje, dhe të votojë numrin 29 për të çliruar veten nga taksa e biznesit dhe nga rrenimi qe ka pushtuar vendin, te gjithe per nje shqiperi me te mire te bashkuar, sali le te vazhdoj perrallen
do i marri tek ansari do ja gjeje e bija e babes e bija e nanes se asht e bija e sali ages dhe te lulushi karabushi
o njerez akoma merreni me mashtrimet e srb,,,,,,,,,,,edhe ti gazetar ke bo nje pune shume te mire ja nxorre genjeshtren srb,,,,,,,,,po ai ka gjithe jeten qe mashtron edhe genjen, ka arritur ne ate pike qe kur nuk genjen edhe mashtron preket ne karakter………….se zen gjumi………….te gjithe e dime qe genjen edhe mashtron po ne jemi mazokiste qe merremi akoma me ato qe thote ai ……………..nuk duhet me I dhene rendesi cfar thote edhe premton………….!!!!!!!!!!!!!!
Nuk ju votojme ju te PS sepse ju jeni hajdutet e rinj qe duan te vjedhin dhe ju do tja filloni nga e para se i keni xhepat bosh. Me mire le te rrije ky hajduti i vjeter se te pakten ky u mbush.
jo beni mos fol ashtu sepse ne pretendojme dhe shpresojme te shkojme diku,,dhe regullat elojes duam apo s duam do ndryshojne….por problemi eshte gjetiu ti thua te rine keta se keta jane te ngopur ,,,si te shkon nder mendje se keta kane ndonjehere te ngopur kuuure..ana tjeter qe te rine edhe kater vjet te tjera keta te pa ngopur do te behen sper milardera ,,po ka rob zoti qe ckule keta nga pushteti a i shikon qe sot sa vota po blene po neser c bejne keta demokraci qe pretendojme mendimet e tua nuk imer ne konsiderate faleminderit
Po mor vella por une nuk dua te votoj per djemte e bllokut, per ish PPSH. Nuk e kam baben sekretar partie, as oficer as sigurims. Shkurt nuk besoj se keta jane ndryshe.