Nga Bedri Islami
Një deklaratë thellësisht e gabuar e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti!
Sipas asaj që sapo lexova në media, nuk e di se sa është e vërtetë dhe dua të besoj se është abuzim me fjalët e tij ose është nxjerrë jashtë kontekstit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar, sipas gazetës “Koha jonë”, se,
“Kurti foli për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se u dënua me vdekje në gjyq nga një qeveri që favorizon privatin në dëm të shtetit. Ai u shpreh se Teatri u rrethua si kulla e Jasharajve”.
Më tej :
“Në një lidhje direkte nga Prishtina me emisionin “A-Shoë” të gazetarit Adi Krasta në Syri Televizion, kryeministri i Kosovës Kurti u shpreh se në Kosovë dhe Shqipëri ka politikanë që kanë qasje bashkëpunimi me Serbinë, duke iu referuar kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.”
Prishja e një godine në shtetin shqiptar, qoftë edhe teatri Kombëtar, kurrën e kurrës nuk mund të krahasohet me rrethimin që forcat serbe, një makineri e tërë ushtarake, rrethoi në natën e 5 marsit 1998, Kullat e Jasharëve.
Albin Kurti është një njeri që e njeh historinë, të paktën historinë e tashme. Në disa raste, si në protestën e Studentore të vitit 1997, ai ka qenë pjesë e një ekipi drejtues. Ai e di edhe si ka ndodhur dhe kush i ka rrethuar Kullat e Jasharëve, që nga njësitë elitë të makinerisë ushtarake të Millosheviçit e deri tek detashmentet e Arkanit; ai e di se si kanë vazhduar luftimet dhe është përkulur para të rënëve, mes të cilave edhe 58 varreve që janë në atë vend të shenjtë, të vrarë në netët e marsit 1998.
Krahasimi mes shembjes së teatrit kombëtar, që mund të mos shembej, dhe rrethimit të Kullës së Jasharëve, në mos tjetër, është monstruoz, i padenjë për kryeministrin e Kosovës, i cili, në një pjesë të jetës së tij, ka qenë pjesë e rezistencës në Kosovë.
Sado i gabuar apo jo të jetë vendimi i shtetit shqiptar dhe i qeverisë së tij, askush nuk guxon ta trajtojë dhe ta krahasojë atë atë si sulm i organizuar apo rrethim si i qeverisë serbe dhe të bëjë një linjë paralele mes qeverisë shqiptare dhe regjimit të Millosheviqit!
Qoftë ky edhe shefi në detyrë i qeverisë së Kosovës!
Hesapet që mund të ketë zoti Kurti me presidentin e shtetit të tij, Thaçi, le t’i zgjidhë atje!
Me vetëdije të plotë kam qëndruar jashtë këtij konflikti, duke e ditur se që të dy janë të gabuar!
Krahasimi i qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Millosheviçit dhe trajtimin e saj si qeveri vrastare, nuk i bën nder askujt!
Aq më tepër kur kryeministri në detyrë i Kosovës i jep vetes të drejtën të shpallë edhe armiqtë e Shqipërisë e të Kosovës, shefin e qeverisë Rama dhe presidentin Thaçi, e në të njëjtën kohë të kërkojë bashkëpunim me to.
Disa ditë më parë, në një tjetër emision televiziv, Kurti u shpreh i mllefosur se shefi i qeverisë, Edi Rama nuk kishte pranuar të bëhej një takim mes liderëve të tre institucioneve më të rëndësishme të Kosovës dhe të Shqipërisë, në të cilin “do të flisnim për hallet e njëri tjetrit“, duke shkuar më tej se, „kryeministri i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë nuk e kanë luksin të injorojnë njëri tjetrin.
Si mund , në të njëjtën kohë, të flisni për hallet e njëri tjetrit, kur njëri është me qasje bashkëpunimi me Serbinë në dëm të kombit e tjetri atdhetar, e aq më tepër, kur njëri është „mbrojtës „ i kulturës në anën tjetër të kombit, e tjetri është si Millosheviqi me urët e zjarrit dhe armët në dorë, duke vrarë njerëz!!!
Në fakt, asnjëherë më parë, marëdhëniet zyrtare mes dy institucioneve qeveritare nuk kanë qenë në nivel kaq të rënë, sa tani, në 30 vitet e fundit.
Nuk mund të flitet më as për bashkëpunim si vllezër t një gjaku e si bashkëkombas, as për vizione të përbaskta e qëndrime të njëmendta e, më tej, as për strategji të njëjta zhvillimi.
Marrëdhëniet ndërqeveritare kanë ngrirë! Kjo nuk ka ndodhur as në kohërat kur ngrirja dukej më afër se kurrë.
Megjithëse Rugova nuk i donte të majtët socialistë, ai e pranonte qeverisjen e tyre, pa u bërë më pjesë e diskursit politik, e ndërhyrjeve të këtij niveli dhe të gjuhës së urrejtjes. Pas vitit 1996 ai ndërpreu krejtësisht marrëdhëniet me Berishën, por i qëndroi besnik idesë së tij për qetësimin e situatave. Ai, Rugova, i gjente armiqtë në rradhët e UÇK-së, por, edhe, kur socialistët në pushtet dolën në përkrahje të saj, a nuk mallkoi dhe as nuk u bë pjesë e mallkimeve. Rugova, më lehtë pranonte të mos zbriste as nga avioni, kur 1 milionë shqiptarë të Kosovës ishin strehuar këtu, por urrejtje nuk ndizte.
Afishimi juaj i hapur, kundër qeverisë së Shqipërisë është zgjedhje juaj vetjake dhe ju keni të drejtë gjithë ditën e gjithë natën të mbështesni kë të doni, edhe më të keqen e mundshme, por nuk jeni në të drejtën tuaj ta krahasoni atë me regjimin e Millesheviqit.
Mos kërkoni një armik ku nuk e keni!
Ajo ende është një qeveri e zgjedhur me 1 milionë vota!
Kur miqtë tuaj politikë në Shqipëri të bëjnë 1 milionë vota, le ta heqin, qoftë edhe për krahësh, këtë qeveri dhe të bëjnë një më të mirë.
Por, si shefi i qeverisë në Prishtinë mos ia lejoni vetes luksin dhe mos u ngutni nga entuziasmi i çastit për të bërë të pakrahasueshmen , të njëjtë, dhe mos u bëni i njëjtë me ata që nuk jeni i krahasueshëm.
Do të doja jashtëzakonisht shumë që deklaratatat e sipërme të zotit Kurti, ardhjen e të cilit në pushtet e kam mbështetur si një ndëshkim ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes në Kosovë, të mos jenë të vërteta.
Në të kundërt do të kisha dyshuar në sinqeritetin e zotit Kurti kur kërkon bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë, të cilën e krahason me atë të Millosheviqit, e po ashtu, do të dyshoja në vizionin e tij të dikurshëm për bashkimin kombëtar.
Uroj të jem i gabuar!

Prishja e teatrit është konfirmimi i luftës së klasave. Ktu ka diktaturë. Pakica ( opozita) duhet të vuaj derisa pjesa më e madje e saj bashkë me socialistët të ndrrojnë mendje dhe të përsafojnë Rilindjen. Albini nuk është treguar diplômât, por ka të drejtë. Është më keq se millosheviqi se fundi i fundit ai ishte serb. E janë shqiptarë.
ik mor koqe
Kurti nuk eshte KM ne detyre, pasi ai eshte KM i shkarkuar. Ai ka uzurpuar zyren e KM
Kurti pas shkarkimi nga Kuvendi i Kosoves, menjehere duhej tia delegonte detyren zvKM
C’do dite qendrimi i Kurtit ne detyre eshte uzurpim i postit.
KM ne detyre quhet c’do KM i dorehequr dhe jo nje KM i shkarkuar.
Ky do me e kalu edhe Sinan Hasanin dhe Ali Shukrinë me sulme ndaj qeverisë të Shqiprisë turpë për kētë pis po nese i dhimbset kaq shum mblidh ndihma dhe ndërto ngjashëm në katundin tand budall shqiptarë ka plot o Kurtovič selaqina
Bedri, te lumte pena!
Qe nje qeveri te mbroje veten dhe justifikoje veprimet antikushtetuese dhe antiligjore vetem duke patur si MBUROJE faktin se “Jam votuar nga 1 milion votues”,shte sa e pa sakte aq edhe antidemokratike!
Ne kushtet e Shqiperise aktualisht,ky slogan eshte teresisht diktatorial!
Ne se niveli i demokracise ne nje vend do te kishte si ETALON te vetem sasine e votave,atehere do jene te justifikuar te gjithe diktatoret e botes!
Me miliona votues erdhi dhe sundoi Hitleri nazist ne Gjermani,Mussolini ne Itali,Pinoceti ne Kili,Sadam Huseini ne Irak,Gedafi ne Libi etj,por kurre nuk u mjaftuan votat e tyre ,qe te konsideroheshin lidere demokrate,por shkuan ne ate bote si armiq te popujve te tyre!Nje qeveri e mire kurre nuk duhet te vleresohet per ato qe ka bere mire,por sidomos per ato qe nuk i ka bere mire ose i ka bere keq!
Kurre nuk shkoi Rama te bisedoje e t’u qaje hallet e aryre qe pushteti i tij i ka diskriminuar!
Te njejten gje ben edhe beniamini i tij Veliaj,qe ne menyren me neveritese u con qese me ushqime disa hallexhinjve vetem per te bere reklame ne media!
Cfare kryeministri i mire qenka Rama kur u ka mbyllur njerezve gojen per t’u ankuar ndaj padrejtesive te rrogtareve te tij?
Rama eshte po aq antishqiptar sa edhe Berisha,ndaj vendin duhet ta kene ne burg!
Kurti dhe Kosovaret jane tjeter brume nuo ngjajne me ne! Albini eshte nje Kosovar dhe nuk ka aftesi per K.minister!Mentaliteti eshte njelloj si i Saliut,Ramishit! Une c’do dite e me shume mendoj se ne kemi qeverute qe ne meritojme!
….nje lajm te pavertet qe qarkullon neper disa mediume te shkruara apo elektronike si dhe rrjete sociale me ne fund dyshon edhe vete ai qe e ka shpallur te paverteten…SHKRIM DHE ANALIZE E SHKELQYESHME…CDO RESPEKT AUTORIT TE KETIJ ARTIKULLI…..sa i takon ALBA(i)NIT si KM vetem do them se cdo luftetare nuk mund te behet GJENERAL…ALBA(i)NIT i eshte dashur te shkon ne KABINETIN e KM TE GJITHESHQIPETAREVE ZOTIT EDI RAMA dhe te pakten ta meson ZANATIN E KRYEMINISTRISE ku midis tjerave do e kishte shume lehte qe ta prishte MONSTRUMIN QE JA KA LENE AMANET MILOSEVICI NE MES TE PRISHTINES TE FAKULTETI FILOZOFIK….
De( bil)
Zoti Bedri: eshte e vertete se Rama eshte votuar me 1 milion vota, por sot pas 7 vjetesh Rama i ka keqperdorur e tradhetuar ato vota, ndaj nuk mund te quhet me qeveri e ligjshme. Krahasimi midis shembjes se Teatrit dhe djegies e shembjes se kulles se Jashareve çalon. Kulla e Jasharajve u shemb nga topat e hasmit shekullor te shqiptareve. Ndersa Teatri Kombetar u shemb nga gjaku yne, domethene nga shqiptaret. Kjo e dyta, mendoj une, eshte me keq. Hasmit ia marrim gjakun (shpagimin), por kete nuk mund ta bejme me gjakun tone.
Kurti ka armik skllavopronarët perendimore dhe mëkëmbësit e tyre shqipëtar, tip edroga hashime ai plaku i ldk etj etj
O Bedri Islami, çka mund te pritet tjeter prej ketyre si Kurti qe babe e babegjysh i tyre kane punuar per Serbine e Jugosllavine. Besa ti, o Bedri Islami, ke koketuar goxha shume me nje pjese bukur te madhe te tyre ne “mergaten e qyqeve” shqiptare… Po, si luajten me juve ne kete menyre, se? Shqiptaret nese nuk e kane pa vehten deri tash se kane ra pre e “shqiptarve” te Titos, haram u qofte buka e Shqiperise!…
Shqiptar
Kirti rshte gomar …jo politikan. Jepini ndonje tymyese ta hedhe sec ate di te bej.
Komplimenti.!.. Thjeshte dhe sakte, me kembe ne toke,, kur lexoj disa komente me lart mendoj se urrejtja e shqiptarit eshte semundje dhe eshte Ajo qe se ka lene te beje perpara….. (edhe injoranca) Bravo me te vertete, se asnje gazetar tjeter se kapi kete mostruozitet te Albinit
Kurti qenka nje terrorist,nese kosova nuk ja heq shpejt breket dite te keqija do te vijne
sa per shqiperin dhe qeverin e zgjedhur me vot popullore albini i rruan topet
Kosove kujdes po ju vertitet nje zjarr rrotull ku pergjegjes eshte ky miu serb
Nje shkrim që duhet pershëndetur. Kurti duhet të lëshoje karigen e Kryeministrisë sepse eshte duke e dhunuar atë.
Sa për ato akuza që bën në drejtim të Ramës dhe qeverisë të tij , ato janë pjesë e ADN-së ala Kurti dhe VV-je. Ështe qen që kafshon bishtin e vet, në vend të kafshojë qenin armik Sërbinë. Të cilën me paturpësi dhe duke dhunuar kushtetutën kërkon të jetë në krye të negociatave me të.
DITA:Analiza e B.Isamit eshte korrekte dhe aktuale.Deklaratat kundervenese te Kurtit ndaj Rames kane qene te shpeshta dhe hakmarrese te tipit SaliMillosheviç.Ato jane fyse,te cilat Rama po i duron shume si KM vizionar,paqsor e jo shoifs:
1-Kurti ka mbajtur anen e Ramush Haradinaj per taksen ndaj Serbise,kur Rama ka qene dhe eshte me Qendrimin Amerikan e Europian.
2-Qendrimet e Kurtit e Ramushit ne Tirane i ka mbeshtetur Saliu,Meta e ko,te cilet dje dhe sot jane kunder nd/kombetareve dhe Edi Rames.Te njejten gje ben edhe Kurti e Ramushi.
3-Kurti si adoleshent politike nuk po e kuptonte se dalja kunder Amerikes do e çonte ne Hage dhe ne opozite te perhereshme.
4-Kurti ne Tirane ka krijuare nje parti te VV si çiban pro PD te Saliut,kunder PS dhe Edi Ranes,e njellojt me celulen 400 mijshe te Bujar Bukoshit qe beri grushtin e shtetit ne 98 me urdher te Salikrimit.VV do te jete nje bande qe do te krijoi trazira te tmerrshme edhe ne Shqiperi siç ka vepruare ne Kosove ku Kurti e KO jane arrestuare disa here.
5-Dalja ne krahe te Sb,Im,Lb per prishjen e TK ishte nje fai i rende,pasi Kurti doli hapt kunder PS e Edi Rames sikur ta kishte minister opozitar ne qeverisjene me partin e Mustafes.
6-Mos marrja pjese ne takimin e Kurtit ne SHENGENIT BALLKANIK si orientim Europian ishte nje gabim i rende i tij sikurse Ramushit.
7-Deklararat e kurtit per Shqiperine e madhe dhe se me Vuçiçin do bej namin kur te takohet me te,treguan se Kurti kerkon ti bjeri murit me koke qe diten e pare marrveshjeve.Ne keto kushte SHBA+BE nuk ishin dakort me pikpamjet e tij te nxituara gjithandej.Ndaj i vune kufirin te thana.
8-Ne keto kushte Rama beri mire qe nuk e priti Kurtin duke pare adoleshencen e tij,(nese eshte e vertet kerkesa),pasi Rama edhe si drejtues i OSBE,shkoi ne Moske e gjetke dhe jo me ne Kosove mese do i shtrihej dora e miqesise e jo urrejtjes nga Kurti e Ramushi,ku te 2 keta i vune gure nen rrota qevetisjes se tij padrejtesisht.
9-Kryeministrat e Kosives kushdo qe te jene me pare duhet te rregullojne marrdheniet me KM e Shqiperise si shtet Ame,mendej te guxojne te takohen me VUÇIÇIN,i cili e ka konsideruar Ramen si KM te Ballkanit.
10-Sa kohe kurti e Ramushi ti marrin doren Saliut e Likes,do te behen si Ata dhe le te shkojne te bejne plazh te vilat e tyre ne Gj.Lalzit.
-FLM-B.ISLAMI,FLM-DITA
O Bedri,mos u mer me Kosoven.Nuk ke te drejte,kur ne oborin tend po udheheq fashizmi.Kur Europa denon aktin e çmendur te prishjes se teatrit, ça kruhesh ti te mbrosh nje padrejtesi te denuar.Vetem momenti,situata dhe menyra fashiste e prishjes tregon se je nje vemje qe mbron nje te pa drejte qe e dine te gjithe shqiptaret ketu,Kosove e kudo ne bote.
Shume interesant si shkrim i bazuar (sipas fjales se vete autorit) ne supozime. Nje goxha qendrim ndaj nje kryeministri qe po lufton me te gjithe spektrin politik te kalbur e te korruptuar, ndaj nje njeriu qe edhe bufi e shikon qe eshte shpresa e vetme e atij vendi. Nje shkrim qe fillon me frazen “nuk e di sa eshte e vertete”.
Ku e gjeni guximin more zoteri te harxhosh kohen e lexuesve me shkrime bazuar ne gjera qe nuk i di sa te verteta jane?
Kush je ti qedo i mesosh nje kosovari dicka per Jasharet?
A mos u dogje, a mos more malet me traste krahut?
A mos le ndonje femije a nane e baba rrugeve ne ndonje kanal, shpuar nga bajonetat serbska?
Mbajeni more veten kur s’keni ndermend te ndihmoni
DITA:Shkrimi Bedriut eshte i sakte.Por Ai te mos mezitet se e kritikojne per shkrimin kunder Kurtit.Ne Fb sot shkruan,ofendon,shpif kushdo ANONIM edhe “MIu i gjirizit”.
-Kushdo intelektual e jo militant Partie ka te drejte te japi mendimin ndryshe per cilindo.
-Por Kur Kurtin nuk e deshi shumica e Kuvendit te Kosoves,SHBA+BE,per gabimet e bera,do te thote se Kurti duhej rrezuar per te formuar nje qeveri tjeter me program dinjitoz per ardhmerine e Kosoves.
-Une besoj se Kurti ne zgjedhjet e ardheshme nuk do te fitoj shumicen kuvendore,pasi nuk ka mbeshtetje nd/kombetare dhe sidomos te SHBA,e cila e çliroi Kosoven nga hordhia Serbe.Dhe kur SHBA-s i kthen kurrizin,Ajo te ve POÇEN.
-Kryeministrat kosovar para se te takohen me Vuçiçin,duhet te rregullojne mardheniet me Kryeministrin e Shqiperise kushdo qe te jete Ai.
-FLM-DITA,FLM-B.ISLAMI.
Gazetari i “Dites”, z. Bedri Islami, po qe se e ka thene Albini se rrethimi TK nga ushtria-police e Edi Rames ishte ngjashem me rrethimin eJasharajve, e ka thene shume sakte. TK eshte simboli perhapjes se kultures shqiptare, Kulla e Jasharajve eshte simboli i clirimit nga kuptura serbe. Rrethimi i Jasharajve ishte qe te mbreteronte kultura serbe; rrethim dhe shkaterrimi i TK ishte dhe eshte te mos gjeneroje me kultura shqiptare. Kaq gje te qaete, te mos e dije valle gazetari Bedri Islami; nuk e di Bedri Islami se Edi Rama eshte probatini i Vucicit dhe i Hashim Thacit per minishengenin. Si eshte e mundur qe gazetari Bedri Islami, i cili e njeh edhe historine e vjeter shqiptaro-serbe edhe kyte te rene, te mos e dije qe Edi Rama ka qene edhe kunder rruges qe lidhi shqiperine me Kosoven; qe ishte edhe kunder UCK-se. Ta besojme se Bedri Islami nuk i di keto gjana?! E pamundun. Ky shkrim i gazetarit te perditshem Bedri Islami na len me kuptu se cdo dite e kthen gunen nga fryn era. Boll ma, i nderuemi Bedri, boll me keto servilizma.
Tungjatjeta!
Më vjen mirë që pas 15 viteve lëvizje politike VV dhe Kurti tani kanë shumë pasues, po aq sa më vjen keq që kanë edhe pasues të verbër, të cilët nuk kanë guximin t’i thonë se cili moment është i gabuar!
Duke e ditur se do të rrijë edhe shumë vite në pushtet, nëse kthej gunën nga fryen era, do të isha pasues i verbër.
TK nuk është simboli kulturës shqiptare. Simboli i saj është Universiteti. Dy herë ai pësoi sulme të mëdha: pas vitit 1992, dhe sidomos në vtin 2005, kur ,nga ish ministri Pollo dhe familja Berisha u shitën licensat e universiteteve kioska.
Shqipëria, besojn se e di, ka pasur teatër në çdo qytet, por vetëm një Kinostudio, që prodhonte 12 deri 14 filma në vit dhe që frymëzuan luftëtarët e UÇK-së në fillimet e aktivitetit të tyre. Edhe Jasharët! E di se ku është ky monument i kulturës shqiptare dhe çfarë bënë me të ata që sot e ndjellin Kurtin dhe ai bën aleancë të gabuar me to, të njohur si zhvatësit e Shqipërisë, shitës të interesave kombëtare, anti UÇK dhe anti Kosovë?
Edi rama ka bërë pjesë në qeverinë socialiste që ka mbështetur fuqishëm UÇK-në dhe daljet e tij në TV kanë qenë brilante e të kohës.
Ai ka mëkate boll, por ka qenë pro luftës, ka qenë pro ngrtjes së rrugës së kombit, por kundër vjedhjes “patriotike” të saj, ku humbën 230 milionë euro.
Kam shkuar kundër Minishengenit dhe jam kundër tij,megjithëse jam i bindur se shpejt, pas një viti a dy qeverisje, aty do të futen edhe ata që sot e anatemojnë!
Thënia e Kurtit, sipas televizionit t Berishës, syri.net është e gabuar, jo frymëzuese, është ndarëse dhe nuk i shkon shtatit politik të tij!
Ky është mendimi im dhe këtë e them, pavarësisht nëse jam pro apo kundër ramës!
Fakt është se mjerisht sot ka një ndarje të madhe mes dy qeverive dhe kjo është më e dhimbshme!
Adi Krasta ,tek “Syri”i CimShkelzenSaliut eshte aq i besuashes sa c’jane”Ufo-t”qe po stervisin forcat e”NATO-s diku neper bote,por qe vendi eshte “teper sekret”,bile me sekret se vet “Ufo-t”_E dine vetem Sali Berisha ,Adi Krasta dhe Cimi i Pjekes te “Syri-tv”
Bedri,a e shikon se sa te njohin,pjesa me intelegjente (edhe nder komentuesit e mesiperm) shqiptare?Por u plake,he malsor,e mend nuk xune! Po vete mosha ,ty qe flet,si e ema e Zeqos,ne maje te thanes-thote populli,por ti flet,si te porosisin,ata qe te paguajne.,sepse ti,gjithe jeten nuk ke bere nje pune-konkrete,por gjithmone punet e nendheshme,per ty,kane qene me te fruteshme,e sic duket e ke shijuar,por te ka lene kete ves,qe po te turrperon,te pakten tani ne pleqeri (ne se te ka mbetur ndonje fije ndjenje turpi).
DITA:Ju shkrova me pare se Qeveria Kurti duhet te rrezohet me patjeter,pasi sipas Kosovarit te DITES B.Islami-Ai kerkonte te bente sa me shume “ARMIQ”edhe ne Shqiperi.Veç tjerash:
-L/VV ne Kosove e Shqiperi ka qellim destabilizimin e jo nderimin e vendit,e njellojt me PD qe ne 30 vite vetem ka shkaterruar mbi 400 mild.$,130 mild.pasuri ushtarake,20.000 te vrare,etj.
-Drejtuesit e L/VV me protestat e dhuneshme ne kosove jane arrestuare disa here.Dhe tashme do te ndeshkohen perseri nese nuk zbatojne vendimin e GJK.
-FLM-DITA