Zoti Lu, dëgjo sovranin

Dita

Donald Lu, o krye mik
Ne të kemi respektuar
Po ‘dekriminalizimin’
Si shumë e ke tepruar.
 
Përfaqëson një mik të madh
Ndaj të takon qosheja
Në këtë dasmë dollibash
Pa vënë rregulla të reja.
 
Zot shtëpie jemi vetë
Ne dimë ku pikon çatia
Presim ndihmë nga një i tretë
Pa ndikim te miqësia.
 
E kemi thënë përditë
Kriminelët dhe kusarët
I kemi në opozitë
Që çdo herë lehin të parët.
 
Zoti Lu, dëgjo sovranin
Banda e kriminelit plak
Na e shkatërroi vatanin
I leu rrugët me gjak.
 
Është Saliu që korruptoi
Kompanitë amerikane
Milionat tona harxhoi
Të mbante fronin sulltani.
 
I ziu, për shtypin tuaj
Tha se s’bën as për në hale
Po nëse je burrë besnik
Mos me besën e shqiptarëve.
 
Krimet e bandës’ Saliut
Shtypi i boton përditë
Si mik ndihmo qeverinë
Që të përgatisë paditë.
 
Se kjo qeveri e shpifur
As të mban, as të lëshon
Shan e shpif kusari stisur
Gjithë Kuvendi s’reagon.
 
 
 
 

Share This Article
1 Comment
  • Hajde sevilizem i peshtire , shqiptaret jane bere pajasone ku fshijne kembet te gjithe “miqte”.
    Shqiperia ka probleme nga me te ndryshmet e ajo duhet t’i zgjidhe vete problemet me dinjitet , jo me urdheresa ne “miqte” …Ku e ka lirine shqiptari sot? LIRIJA ESHTE E TERA , pa liri nuk ka asgje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *