Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Në të gjithë historinë tonë 100 vjeçare si shtet, ne nuk kemi qenë në gjendje të qeverisim vetveten. Zogu u mbajt gjallë nga borxhet e papaguara që merrte nga Musolini, Enveri nga borxhet dhe kreditë që merrte nga Jugosllavia, Rusia dhe në fund nga Kina. Kur Kina nuk na dha më, arka e shtetit ishte bosh dhe fitoi “demokracia”. Në kohën e “demokracisë” ne merrnim borxh në një mënyrë të re duke shitur bono thesari shtetërore në bankat e shkallës së dytë duke ju shmangur kështu bombës sociale. Borxhi publik tani është 9 miliardë dollarë dhe për të paguar vetëm interesat e këtij borxhi ne duhet të paguajmë çdo vit mbi gjysëm milioni dollarë. Të paktën tani kemi një qeveri që turbulloi kënetën që la Berisha dhe tani po shohim se jemi shumë, shumë keq. Zoti na shpëtoftë!
