“Zoti nuk e fal marrjen e jetës!” Meshë në nder të Nënë Terezës në Shkodër

Dita

Në Shtëpinë e misionarëve të Nënë Terezës, në Shkodër është mbajtur një meshë për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës, që daton pikërisht më 5 Shtator të 2016-s.

Ngjarjet e fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në këtë meshë, ku është bërë edhe apel për t’u dhënë fund vrasjeve tronditëse e kriminale.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, ka deklaruar dom Artur Jaku.

Ai e vijoi fjalën e tij, duke thënë se dhuna, terrori e vrasjet duhet të ndalen në Shkodër. Dom Jaku theksoi gjithashtu se Nënë Tereza nuk do të donte kurrsesi që këto të ndodhnin.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
    • O hosteni,Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje krimin;thote populli.Te shkruajshe e te komentosh eshte sa dije aqe dhe kulture e profesion,por te zhgaravitesh jo vetem nuku eshte dije dhe as kulture e profesion, por dhe bashkepunim me djallin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *