E nderuara “DITA” jonë! Të nderuar redaktorë! I shtrenjti Adrian: Lutemi, trajtoni sa ta shikoni ju të arsyeshme për sa po ju dërgoj. U dëgjua nga Patozi, që këtë mazhorancë (shumicë) që ka Partia Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë do ta lakmonte e gjithë bota demokratike! Ne nga anët tona fjalën shumicë e quajmë të madhe, dhe pakicë e quajmë të vogël. Pra i madhi duhet të kujdeset për të voglin. Si rregull i vogli duhet t’i bindet të madhit se prandaj është i vogël. Nëse i jep ushqim dhe ai e hedh poshtë, a nuk e ka hak shuplakën në surrat? PD-ja prej 23 Qershorit 2013 është e vogël, sepse kështu vendosi populli. Por me sa duket akoma nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ka një thënie nga të anëve tona. Ne i themi budallait “ha bukë e lësho lopët”, në mënyrë që edhe ai të bëjë një punë për të justifikuar jetesën, se për ndryshe rrezikon të mos ushqehet. Me çfarë po shohim, në Kuvendin e Shqipërisë i vogli është bërë i mërzitshëm. E dimë që konsensusi është i mirë, edhe në Luftën e Dytë Botërore është gjetur konsensus. Por mos mbani shpresë për konsensus me Partinë Demokratike, se nuk do ta keni kurrë sa kohë të jetë Berisha aty. I themi mazhorancës dhe Edi Ramës që të drejtojë me votën që ka marrë. Populli nuk ka më durim për llafe. Nuk mundet që një pakicë të vazhdojë t’i fusë Shqipërisë shkopinj në rrota si dikur kur ishte në qeverisje. Për ne si popull, fjala e Patozit është domethënëse sepse ai i thotë qeverisë të vazhdojë të bëjë detyrat me votën që ka marrë. Realizoni premtimet, në të kundërtën, me rastin më të parë ndëshkimi vjen shpejt edhe për Partinë Socialiste dhe koalicionin Rilindja.
Letër e nënshkruar
Pjetër Bubaj, Rubik
DAKORD ME AETIKULLSHKRUESIN, PO A PO PUNON RILINDJA SIC PROPAGANDON. ME DUKET SE JO.
Me sa duket ti paskan hanger dhit librat.O Pjerter ktu ka tradhti burra.Po pse e ke shtuar nje germ mbiemrit o burre a po je frigu se po te ha buba.Pjeter bani nje flet rrufe Rames se nuk po qeveris si duhet deri tani vetem ka shkatrruar te shohim,besoj se mbas kerkeses tuaj do ndyshoj.Shko ruaj dhite se ate pune mund ta dish.
Qind per qind dakort me letren e Pjetrit ! PS- LSI- ja duhet respektojne ne radhe te papullin
qe i dha nje milion vota dhen84 deputete ! Dmth. shumicen derrmuese qe t’i jape derrmen
mafies se Sali Berishes . Shumica ne pushtet duhet para se gjithash she mbi te gjitha popu-
llin qe u dha voten dhe te ushtroje voten . Me vjedhesit,vrasesit,te korruptuarit s’ka dhe s’du-
het kinsensus ! Keshtu acik t’ i thuhet Europes keshtu e kemi hallin . Saliu me banden e tij
mafioze keshtu do ta shohe Shqiperine ne rremuje ,ne anarki e zallamahi dhe vetem kur Ky
Monster merr ,apo me mire te themi kur Ky vjedh pushtetin atehere kerkon qetesi dhe ate e
vendos me bresherine e kallashnkovit kunder popullit te pafajshem ! Me Sali Berishen asnje
meshire ponte doni t’ju mbeshtese populli , ndryshe vota qe ju dhane do te shndrrohet ne nje
”boumerang”kunder jush !
Mjafton te jete socialist,nuk ka rendesi edhe nese ta fute shume ma fell.
Do qeverisin si eterit e tyre………si daja, si babai……..si Xhelilet, Bushatet ne kohen e Dulles…..
Molla nuk bie larg nga pemma e vet.
Vazhdoni me perrallat me mbret ! Jo dajo, jo hallo, jo dulla ….. Vazhdoni te germoni-filmi i
Kadri Roshit ! Mjerane qe nuk mund te shpetoni dot nga halucinacionet e Makbethit !