Zuckerberg bën reagimin e parë: Kërkojmë ndjesë për ndërprerjen e rrjeteve, cili ishte shkaku

J L

Aplikacionet e njohura Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger i kanë rikthyer normalitetit pas më shumë se shtatë orësh ndërprerje të funksionalitetit të tyre.

Vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg shkruan se e kupton se përmes këtyre shërbimeve njerëzit komunikojnë dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni”, shkruan Zuckerberg.

Një gabim teknik gjatë konfirgurimit ishte ai që shkaktoi bllokimin e rrjeteve sociale prej më shumë se shtatë orësh dhe mbi 7 miliardë humbje në pasurinë e CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg.

Vetë Facebook në një reagim zyrtar e ka bërë me dije këtë gjë, teksa shton se gjithçka do të funksionojë përsëri normalisht dhe se të dhënat e përdoruesve nuk janë sulmuar. Edhe pse në fillim pati zëra për një sulm të sponsorizuar në Facebook, vetë kompania e moho këtë gjë.

“Për të gjithë njerëzit dhe bizneset në të gjithë botën që varen nga ne, na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar nga ndërprerja e sotme në platformat tona. Ne kemi punuar sa më shumë që të jetë e mundur për të rivendosur aksesin, dhe sistemet tona tani janë duke u aktivizuar. Shkaku themelor i këtij ndërprerje gjithashtu ndikoi në shumë nga mjetet dhe sistemet e brendshme që ne përdorim në operacionet tona të përditshme, duke ndërlikuar përpjekjet tona për të diagnostikuar dhe zgjidhur shpejt problemin. Ekipet tona inxhinierike kanë mësuar se ndryshimet e konfigurimit në ruterët bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave shkaktuan çështje që ndërprenë këtë komunikim”, tha Facebook ndër të tjera.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *