Zuckerberg lajmëron në Facebook: Do marr dy muaj leje lindje

redaktor

Themeleusi i Facebook, Mark Zuckerberg ka lajmëruar se do të marrë dy muaj leje kur bashkëshortja e tij, Priscilla Chan të sjellë në jetë vajza e tyre.

Zuckerberg ka postuar edhe një foto me qenin e tyre dhe një karrocë fëmijësh ku shkruan: “Po bëhemi gati për ardhjen në jetë të vajzës sonë. Po zgjedhim librat tanë të preferuar për fëmijë dhe lodrat. Do të na duhet t’i kushtojmë kohën e duhur në muajt e saj të parë jetës. Kështu që kam vendosur të marr dy muaj leje lindjeje. Studimet kanë treguar se kur prindërit që punojnë marrin kohën e duhur për të ndenjur pranë fëmijëve të sapo lindur është më mirë për fëmijët dhe për familjen”.

Në fakt, dy muaj është gjysma e lejes që kanë në dispozicion të gjithë punonjësit  e kompanisë së themeluar prej tij në raste të ngjashme. Por 31-vjeçari Zuckerberg nuk ka shpjeguar kush do ta zëvendësojë në këtë post gjatë mungesës së tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *