Zuckerberg, në kërkim të sugjerimeve të reja mbi Facebook për 2015-ën

redaktor

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg në një postim të tijin i ka kërkuar sugjerime përdoruesve të FB, “Unë kam disa ide, por do të doja mendimin tuaj” ka thënë Zuckerberg. Postimi i tij ka marrë menjëherë mijëra përgjigje.

Keni sugjerime për sfidat personale të Mark Zuckerberg? Mund ti shkruani themeluesit të Facebook që i kërkon përdoruesve të rrjetit propozime të reja për këtë vitin 2015, me qëllim përmirësimin e rrjetit Facebook.

“Kam shpenzuar shumë kohë në menaxhimin e kësaj kompanie dhe do doja bëja akoma më shumë” shkruan Zuckerberg duke shtuar: “Unë kam disa ide, por unë do të doja mendimin tuaj”.

Ndër sugjerimet e shumta bëjnë pjesë: të bëjë një foto çdo ditë, të mbjell një pemë për çdo anëtar të ri që i bashkohet Facebookut në vitin 2015, të bëjë një poezi dhe ta shpërndajë, të bëjë një fëmijë, të heq opsionin “Nuk më pëlqen”.

Dikush tjetër sugjeroi gjithashtu të fshihen të gjitha ftesat për të luajtur Candy Crush. Zuckerberg në disa raste madje është përgjigjur, teksa dikush i kërkonte që të lexonte Biblën: “Ide e shkëlqyer”, ka thënë.

Share This Article
1 Comment
  • Ti bëj unë një sygjerim këtij Lapangjozit, TË PUSHOJË SË MARRI TË DHËNAT E GJITHË PËRDORUESVE TË FACEBOOK-ut DHE TË MOS JAPË FOTOGRAFITË MESAZHET APO TË DHËNA TË TJERA PERSONALE FIRMAVE TË REKLAMAVE QË TË NXJERRË FITIME PËRRALLORE PA I DHËNË ASGJË ATIJ TË CILIT I PËRKASIN KËTO TË DHËNA,
    KY ËSHTË SYGJERIMI IM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *