Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg do të dalë sot përballë Parlamentit Evropian për të mbrojtur kompaninë e tij të përfshirë në skandale të profilit të lartë si ai Cambridge Analytica.
Ai do të takohet me Tajanin dhe liderët e partive të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Ky takim i tij do të transmetohet live bënë të ditur zyrtarë të lartë Evropian, edhe spe Zuckerberg kishte kërkuar që ky takim të mbahej me dyer të mbyllura.
Presidenti i Parlamentit Antonjo Tajani përshëndeti përmes rrjetit social Tëitter këtë vendim.
“Po presim me padurim takimin dhe jemi të gëzuar që do të transmetohet live,” u shpreh një zëdhënës i rrjetit social.
Gjithashtu të mërkuren, Zuckerberg do të vizitojë Presidentin Francez Emanuel Macron.
l.h/ dita
