Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zukerberg në politikë, gafa: “Jemi më të fortë, sepse jemi më të pasur”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Zukerberg në politikë, gafa: “Jemi më të fortë, sepse jemi më të pasur”
Bote

Zukerberg në politikë, gafa: “Jemi më të fortë, sepse jemi më të pasur”

anazapta
Published April 11, 2013
Share
SHARE

 

Aventura politike e Mark Zukerbergut është vënë në rrezik ende pa nisur mirë. Lobi i industrisë së teknologjisë, së cilës Zukerberg dëshiron t’i japë jetë, është tradhtuar nga një e-mail i grupit të tij, i cili përmban një gjuhë të cilësuar politikisht jokorrekte e që ka ngritur shumë polemika

Nisin problemet e para për themeluesin e “Facebook”-ut në lidhje me planin e tij për mbrojtjen e kategorive më pak të përfaqësuara. Lajmi për lindjen e një grupi presioni mbi Kongresin amerikan, emri i të cilit ka të ngjarë të jetë “Human Capital” (Kapitali Njerëzor), u dha në fund të marsit, nga vetë Mark Zukerberg.

Bashkë me sipërmarrës të tjerë të botës së teknologjisë (themeluesit e Twitter, LinkedIn, Zynga, Ceo dhe Instagram) ai nisi përpjekjet për të përfshirë në këtë grup të gjithë sektorin industrisë “hi-tech”, që zëri i tyre të dëgjohej në Uashington.

Në vend që të krijonte një grup të pastër lobimi, Zukerbergu preferoi ta përcaktonte krijesën e tij si një “avokati politike”, e cila ndryshon nga lobimi i thjeshtë që hidhet në mbrojtje të interesave të veta, nw tw vwrtetw wshtw një grup që ndeshet për kategoritë më pak të përfaqësuara.

Për momentin, e vetmja pikë në programin e “Human Capital” është politika pro emigrantëve që lehtëson proceset e punësimit të inxhinierëve të huaj në kampusin e Silikon Valeit, rajoni jugor i San Franciskos, i cili ka mbetur pa burime njerëzore të kualifikuara.

Gafa

Grupi duhej të bënte debutimin e tij të hënën, por diçka shkoi keq.  E përditshmja amerikane “Politico” është vënë në dijeni të një e-maili të cilin përgjegjësi i tij, Xho Grin (mik i Zukerbergut dhe bashkëthemelues i “Facebook-ut”) ia kishte dërguar liderëve të tjerë të industrisë ‘hi-tech’, duke i nxitur që të aderonin në projektin e Zukerbergut. Në tekstin e mesazhit, Grin ngatërrohej në gabime komunikimi mjaft të qarta.

Së pari, ai deklaroi se Bill Geits dhe Mark Andersen (investitor në Silikon Valei) ishin pjesë e projektit, kur në të vërtetë nuk kishte ardhur asnjë konfirmim nga ana e tyre. Pastaj, i atribuoi grupit emrin “Human Capital” pa qenë ende zyrtarisht i aprovuar. Gabimi më I rwndw qwndronte te tre motivet që jepte për t’i bindur drejtuesit e kompanive se do të kishin sukses po të bëheshin aleatë: “Jemi të fortë sepse kontrollojmë kanalet e shpërndarjes në masë”; “sepse jemi popullorë midis amerikanëve” dhe “sepse jemi të pasur edhe në nivel personal”.

Ndjesë

Pasi fakti u bë publik nga, Grin kërkoi menjëherë ndjesë për gjuhën e përdorur në e-mail. E megjithatë debutimi i grupit është shtyrë deri në fund të javës. Por gjëja më e rëndësishme është se gafa e Grin ka bërë që “Human Capital” të tërheqë mbi vete vëmendjen në një mënyrë të padëshiruar. Polemikat në rrjet nuk kanë munguar: Ideja që një ose shumë kompani të medias të bashkohen për të manipuluar opinionin publik, bën që simpatia e qytetarëve ndaj Kongresit të mos rritet, përkundrazi.

Ndërkohë disa vëzhgues, si ata të “TechCrunch” e minimizojnë ndodhinë, duke e cilësuar si një gjuhë të zakonshme, e përdorur për të motivuar dhe konsoliduar një grup interesi. Përgatiti: Dorina Gjuzi

anazapta April 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?