Zura një hajdut!

redaktor

Letër e nënshkruar

Ilia B, Pogradec.

-Zura një hajdut, u dëgjua zëri i rojës.

-Sille, i thanë.

-Po nuk vjen, tha roja.

-Epo lëshoje, atëhere.

-Po nuk më lëshon.

Përshtatje më të saktë të episodit të mësipërm me Salinë, nuk mund të ketë.

Me këtë lloj-soj, këtë popull e ka zënë aq keq, sa më s’bëhet, ose e thënë ndryshe, të të pjellë delja pa dash.

Një milion vota, janë një milion shqiptarë, që i thanë ik shporru, nuk duam të të shohim e të të dëgjojmë, na lër rehat, boll të këqija me bollëk kemi prej teje. Dëmet që ke bërë nuk ka llogaritar, të t’i llogarisë, madje as “Bodja yt”.

Sa keq, sidomos për PD-në, që po rrënohet çdo ditë dhe këte na e sqaron i biri, Zeni (bëmë baba të të ngjaj), në Facebook-un e tij, kur bën “zbulimin e rrallë”, se Rama në këmbim të statusit, ja u paska “lyer qerren”, çekëve duke mos harruar dhe pjesën e tij.

Si me padashje, në këtë rast na nxjerr një “sekret” të të atit që shqiptarët e dinë të gjithë se ky e ka pas metodë pune lyerjen e qerreve përgjatë qeverisjes rrumpallë të tij, që në rastin e çekëve i ngeci sharra në gozhdë.

Në vend të struket e të futë kokën sikur iriqi kur sulmohet, për dëmin ekonomik të të atit që përbën vepër penale, ai pa pikë turpi mundohet të keqadresojë përgjegjësitë, a thua se është duke folur me jashtëtokësorë. Dhe kush e thotë, një njeri që megjithëse nuk firmos në asnjë bordero i bie botës anekënd sikur të kishte buxhetin e Messit. Pra tani i bie që veç të atit, u dashka të dëgjojmë dhe një pizgë tjetër.

Në luftën e parë botërore, në vendin tonë kishte dhe francezë, të cilët shquheshin për sqimë dhe për kuajt e tyre të rracës së zgjedhur. Një ditë një fshatar tek pa një oficer francez mbi një kalë, drejtoi sytë nga qielli dhe tha:

O Zot sikur të kisha dhe unë një kalë dhe ta hipja.

Në këtë moment lind pela një mëz.

Oficeri francez e urdhëroi fshatarin për ta marrë mëzin kaliqafë, urdhër që s’kundërshtohej. Fshatari, kur mori mëzin në kaliqafë tha:

Moj perëndi, unë desha një kalë ta hipja jo një mëz të më hipte.

A unë s’ta thashë mirë apo ti s’më dëgjove mirë.

M’u kujtua kjo ndodhi e atyre viteve dhe mendja më shkon tashmë tek dueti Sali, Zeni.

Ne nuk po heqim nga kurrizi të atin, tani duhet të mbajme dhe të birin. Kështu është kur çelësat e drejtësisë janë në dorë të Nishanit. Sa keq.

Share This Article
1 Comment
  • ROJTARI I BUXHETIT DHE POPULLI…
    ————————————————-

    Populli, arkën (kuletën) e tij i’a pati besuar Qeverisë, pra Berishës. Ai pati qënë krye-rojtari i kuletës sonë. Një ditë, populli e kontrolloi rojën:

    Dil, roje, ku je ?
    ———————

    E kapëm hajdutin,
    -Dil, roje, ku je ?
    Sa një viç na qenka,
    Turp që s’e pe !

    Ndriçuan ta njihnin
    Fytyrën e zbehtë,
    Vunë duart në kokë
    …ishte roja vetë !

    Fatos Luta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *