“Zuzari” i Kadaresë

redaktor

Në rrokopujën e viteve të përmbysjes së diktaturës komuniste dhe mëtimit për ndërtimin e demokracisë, një nga të rrallat mrekulli që përjetuam ne shqiptarët ishte padyshim liria e ndërgjegjes, si një nga të elementët më të qenësishëm të lirisë dhe të drejtave njerëzore të sanksionuara në Kartat dhe Konventat ndërkombëtare të botës së qytetëruar. E, në këtë gjendje të re, midis peizazhit gri dhe të zymtë të varfërisë së përgjithshme dhe problemeve të panumërta shoqërore e politike, liria e fjalës shkëlqeu vërtet si një margaritar i magjishëm. Ky është një fakt i pamohueshëm dhe mjaft i gëzueshëm njëherësh. Sepse është një liri e fituar me shumë sakrifica, madje dhe me gjak dhe si e tillë ka shenjtërinë e saj.

Këtë liri ne e përjetuam dhe po e përjetojmë pangopësisht në të gjitha shfaqjet e saj: në lirinë e tubimeve, të organizimit në parti e shoqata sipas bindjeve politike dhe interesave, në lirinë e tregut dhe të lëvizjes, në lirinë e shtypit dhe botimtarisë gjithëfarëshe, në lirinë e komunikimit etj., etj. Por… duket se ky fakt nuk përbën më një risi të bukur. Madje, po krijohet përshtypja se jemi velitur me lirinë e pakufishme dhe po spekulojmë në mënyrën më të paskrupullt me të. Ky tjetërsim i lirisë është kthyer vërtet në një problem shoqëror.

Ndaj e meriton të ndalemi në këtë pikë. Pra në shpërdorimin e kësaj lirie, madje në njërin nga aspektet e saj, në atë të shpërdorimit të fjalës së shkruar dhe të abuzimit me të. Po ndalem këtu pasi e konsideroj një problem me përmasa të mëdha shoqërore. Për këtë problem nuk jam i pari që flas. Për të kemi dëgjuar të flitet vazhdimisht dhe në qarqe të ndryshme, flitet nëpër tavolina kafenesh e në biseda zyrtare, shkruhet tek-tuk, por, në vend që përmasat të zvogëlohen, çuditërisht rriten.

Në fushën e letrave kjo dukuri ka një ndjeshmëri të veçantë, pasi preken drejtpërsëdrejti personalitete të kulturës dhe historisë kombëtare, ata që kanë krijuar e krijojnë vlera me të cilat edukohen brezat, trajtësohet kombi. Mirëpo, paradoksalisht, në vend që të punohet për të nxjerrë ndonjë vlerë apo aspekt të vyer ende të panjohur të jetës e veprës së tyre, tentohet ngulmueshëm në të kundërtën, për denigrimin e tyre. Kjo është e pafalshme.

Nuk kam ndërmend të bëj avokatinë e askujt në këtë shkrim, pasi vepra e autorëve të sulmuar më së shumti është e vetëmjaftueshme për të kthyer mbrapsht akuzat dhe shpifjet që bëhen ndaj tyre. Por më shumë se cenimi i personalitetit të një individi, sado i shquar qoftë ai, mendoj se shoqërinë duhet ta shqetësojë fenomeni. Dhe fenomeni ka të bëjë me një fushatë të llahtarshme denigruese ndaj personaliteteve më të shquara të kulturës sonë në tërësi. Pothuajse nuk ka ngelur as një emër i njohur pa u sulmuar e denigruar gjatë këtyre viteve.

Është e njohur sindroma e disave që pandehin se duke u marrë me të mëdhenjtë, bëhen edhe ata të mëdhenj e ta famshëm, qoftë edhe duke sharë. Kjo është një patologji, me të cilën mund dhe duhet të merren më shumë psikiatrit, se sa shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë. Këtë të kujton ofensiva e herëpashershme e një individi me emrin Stephen Shvartz. Sepse në këtë rast, kemi të bëjmë me një fenomen jashtëletrar, kemi të bëjmë me një duhmë urrejtjeje që shfryn pareshtur një anonim që do të bëhet i famshëm. Dhe për këtë ka gjetur “çelësin e artë”, ka gjetur Ismail Kadarenë. Ai është me famë botërore ka menduar ky Shvarci, pse të mos i ngjitem atij dhe të marr hua ca prej famës së tij? Dhe ka disa vjet që ndot e ndot pareshtur në faqet e ndonjë gazete që del në gjuhën shqipe. Këtë bëri edhe dje me një intervistë botuar në Kosovë. Më tha dje një mik: mirë ky Stefani i shkruan, po ata që i botojnë këto plehurina, ku e kanë hallin? Sepse në fakt shqiptarët e kanë marrë vesh se ekziston një person i tillë vetëm nga sulmet e paprincipta që i ka bërë Kadaresë. Kurse bota tjetër është aq e madhe sa që është e pamundur të “pushtohet” nga mendja e vogël e Shvarcit. Meqë nuk e njoh fare këtë Shvarcin dhe ngaqë kam një etikë timen në komunikimet me të tjerët, nuk do e komentoj intervistën e tij, por po sjell këtu disa nga reagimet e djeshme on-line për intervistën e Shvarcit në Telegrafin e Kosovës:

“Një i sëmurë. Pse duhet të vijë ne faqet e gazetës një njeri kaq i rëndomtë? Shkrimi i tij është në nivelin e një raporti të një spiuni amator policie”.

“Shkrim pa vlerë, mbi komentet e neveritshme të një talebani amerikan, që paska përqafuar islamin ne Bosnje. Ka ndonje klinike psikiatrike te mire ne Kosove, se do ti duhet shume shpejt”.

“Ështe fyerje e madhe te lexosh këtë kafshë, bile dhe ta botosh… një urrejtje e pa kuptimtë”.

Këtë bën në të vërtetë njëfarë Shvarci që bën si bën dhe gjen ndonjë hapësirë në shtypin shqiptar për të vjellë vrer kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sidomos gjithë inatin e ka me Kadarenë.

Ismail Kadare është i vetëmjaftueshëm brenda emrit që ka krijuar si shkrimtar. Me famën ndërkombëtare që ka, mendoj se ka arritur më të mirë e mundshme që mund të synojë një shkrimtar në jetën e tij. E merr a s’e merr çmimin Nobel, për të cilin merakoset aq shumë ky Shvarci hebre i konvertuar në mysliman që i digjet shpirti për myslimanët e Shqipërisë e të Kosovës, kjo është një çështje tjetër. Ismaili vetë ka marrë aq shumë çmime, sa mund të ndihet i velitur me to. Madje kam përshtypjen se edhe për Nobelin nuk ka ka më ndonjë farë interesi. Këtë shkrimtari e ka shprehur më shumë se një herë, ashtu siç ka pohuar se nuk ka qenë disident. Ndërsa Shvarci thotë të kundërtën.

Kam parasysh këtu edhe gjithë atë rrebesh të paparë kur Kadareja iu drejtua më një letër të hapur Lulzim Bashës për të hequr dorë si kandidat për kryetar bashkie dy vjet më parë.

Ja pra ky është fenomeni, në të cilin u përmend shpesh emri i një amerikani.

Ka gabuar dikur edhe një mendjendritur si Faik Konica, kur tha se Naim Frashëri nuk është poet. Mirëpo një njeri i mençur i letrave iu drejtua pak a shumë me këto fjalë: Ose janë të lajthitur një milionë shqiptarë që mësonin përmendësh poezitë e Naimit, ose ke lajthitur ti, Faik Bej!

Pra është apo nuk është shkrimtar Ismail Kadareja, nuk ka ngelur të na e tregojë Shvarci. Ose po të bëjmë një paralele me rastin e Faikut, mund të thoshnim: Ose kanë lajthitur shqiptarët që e lexojnë prej më shumë se një gjysmë shekulli, si dhe ata miliona lexues në të katër anët e globit në mbi 40 gjuhë në të cilat është përkthyer Kadareja, ose ka lajthitur Shvarzi. Ka të ngjarë të jetë e vërtetë kjo e fundit.

Kadareja vetë, i mësuar me sulme gjithfarësh, sidomos në këto 20 vitet e fundit, duket mospërfillës ndaj sharjesh të tilla. Kur e pyetën para ca kohësh për këtë person, Ismaili e emërtoi atë më një fjalë të vetme:

– Zuzar!

Dhe kjo fjalë ngjiti e mori dhenë.

Meqë gjatë konvertimit nga hebre në mysliman, emri i Stefanit është bërë kilometrik, pra Stephen Suleyman Schwartz, dje dëgjova disa që thoshnin: Paska shkruar prapë zuzari i Kadaresë!

Share This Article
38 Comments
  • Brilante! Çfare kenaqesie ndjeva! I dhe nje kusur ketij batakçiu dhe spekulatori te semure, qe kur te merret me shqiptaret te matet njemije here. Ai nuk eshte i denje te jete as nje nga personazhet me te rendomte dhe me negative te romaneve te Kadarese! Publiciste si ai ka me tonelata ne Shqiperi.

    • Respektoni fjalen e lire, qofte edhe te Shvarcit.
      Po shave, kritikove, e mallkove te tjeret, si Kadareja, do kete edhe kunder-reagim!
      Dhe mjaft te kujtojme, se Kadareja nuk KA THENE KURRE NJE KRITIKE TE DREJTPERDREJTE PER SALI BERISHEN.
      I trembet dosjes qe ky mund t’i perplase publikisht per veprimtarine letrare dhe politike gjate Diktatures, KUR TE DY KANE QENE SHERBETORE FANATIKE ENVERISTE!

      • Une mor zoti Andon, respektoj fjalen e lire te njerzeve te lire dhe jo te atyre qe jane te kapur per interesa meskine deri dhe te djallit. Nese Ismail Kadare, nuk kritikon Sali Berishen, se pari eshte zgjedhje e tij me kostot respektive dhe se dyti nuk ma do mendja se ky Shvarci me kete qe bene e ha meraku per kete sjellje te Ismailit ne raport me politiken shqiptare. Ketu flitet per tendenca te injorimit te kultures se nje kombi dhe per personalitetet e tij. Dhe nga kush? Nga nje hiç.

  • Te pershendes Xhevdet per shkrimin e shkelqyer! Kisha premtuar dje se pas reagimit te pare, do t’i pervishesha mire ketij “zuzari” te Kadarese.
    Stephen Shvartz, me J. Lanchin ne Gjermani (te cilit i pat dhene nje pergjigje te merituar perkthyesi i njohur dhe patrioti Shpetim Çuçka) dhe me ate zviceranin Schmidt, ne menyre te pavarur kane krijuar nje trio antishqiptare, ndaj reagimi i juaj ndaj Stephen Shvartz e quaj me vend.

  • Shqiptaret nuk i shpetojne dot tundimit per te pasur nje dore ne revani dhe tjetren ne bakllava.Ne kete gracke ka rene edhe gazetari i mirenjohur Xhevdet Shehu.Une,per vete,i qendroj mendimit se Kadareja eshte nje nga Esat Toptanet e shumte qe ka, per fatin tone te keq,Shqiperia.Mjafton te shikosh qendrimin ndaj kryetradhetarit te atdheut tone,Sali Berishes,dhe do ta kuptoni fare lehte se kush eshte ne fakt Ismail Kadareja.

    • Ne nje shkrim te ngjashem te bera nje sugjerim, lidhur me vlesimin e figurave. Por ne kete komnent ke kaluar çdo lloj caku. Letersia, miku im, mund dhe i sherben ne mjaft raste politikes, por kurrsesi ajo nuk mund te barazohet me politiken dhe aq me pak me perfaqesuesi e saj te çdo kohe.

  • ZOTERINJ TE NDERUAR C FARDO TE THUHET CFARE DO QE TE SHKRUHET PER ATE QE KA TI A THEMI POR PER NE AI ESHTE NJE ELITAR I CILI SOT ESHTE NJE NGA NJEREZIT QE HISTORIA DO TA VERE NE PIEDESTAL ESHTE FYERJE PER NE QEDISKUTOJME PER NJE NJERI QE KA VLERA KAQ TE MEDHA SA QE CFARDO QE TE THEMI NE VEGJELIA ,,PER NJEREZIT E LETRAVE DHE PER NJEREZIT QE TE KULTURE TE PAKTE QYTETARE AIESHTE DHE DOTE MBETET I KRISTALTE ATE E KANE GJYKUAR TE TJERE E C FAREDO TE THEMI NE NE FYJME VETEN DHE KULTUREN TONE POR TA QUASH ISMAILIN ESAT ESHTE E PA PRANUSHME NE DEBATET E KOHEVE TE FUNDIT QEKANE PASUR DY KORIFEJTE E LETRAVE KADARE-QOSE NUK KANE GUXUAR QE TA FYEJNE NJERI TJETRIN RENDE ATEHERE PSE NE VEGJELIA ME TE ZGJUAR SE TA JEMI JO NUK ESHTE E DREJTE NE PERPARA KETYRE DY BURAVE TE KOMBIT JEMI NJE PIKE UJE NE MES TE OQEANIT

  • Ti artur dhe ti andon po ju jap ” kastravecin” e GEGETOSKEVE kudo qe ndodhen dhe ta perdornine vend te lepireses! – Shkoni dhe bashkojuni dashakeqeve te shqiptareve, prandaj po ju jap kete dhurate te te gjithe GEGETOSKEVE! Hajt ju befte mire!

  • I nderuar gazetar,
    Pajtohem me mosaprovimin e asaj qe thote Shwartz per Kadarene, por shkrimi juaj eshte fyes dhe per pasoje aspak nuk te nderon, te pakten keshtu mendoj une si lexues qe i kam lexuar (dhe njohur disi) qe te dy. Shwartz eshte mik i Shqiptareve dhe Shqiperise e kete e ka deshmuar vazhdimisht. Fakti qe ai e sheh ndryshe Kadarene, nuk na jep te drejte ta perbuzim si benin dikur e vazhdojne edhe sot propogandistet e ZPse te tipit Balliu e Cupi.
    E perseris, Shwartz eshte mik i shquar e i nderuar i shqiptareve, por ai ka aresyet e veta, sado te pajustifikueshme, per te cilat i ben kundershti Kadarese.
    Shwartz ka shkruar disa libra perle do te thoja per Shqiperine e Kosoven. Per shkak se ai nuk pajtohet me Kadarene, ashtu sic bejne shume te tjere ende ne Shqiperi, nuk eshte e drejte qe te perbuzet pa te drejte. Ne Amerike, Shwartz i ka bere me shume sherbim ceshtjes shqiptare se sa i nderuari Kadare.
    E kam shpjeguar edhe diku tjeter, se aresye per te cilen ai nuk e pelqenKadarene ka te beje me qendrimin e ketij te fundit gjate viteve ’80 ndaj Martin Cames e Arshi Pipes. Per me gjate besoj se duhet te lexosh Buletinin Shqiptar Katolik qe u botua nen kujdesin e Gjon Sinishtes, nje mik i hershem i tij dhe atdhedashes i shquar qe nderroi jete ne Amerike, dhe do te kuptosh kete qendrim te Shwartzit.

    • Ja pra or ti ! Shwarzi , nuk na qenka nje “mendimtar” i rastesishem , por nje aventurier rrugaç antishqiptar ! Shwarzi na qenka kokolepsur nga individe katolike shqiptare , na “pajiset” me fene myslymane dhe na behet mbartes i teorive antishqiptare te propoganduara nga disa shqiptare te shitur !

      Heeeee , manovra te dala boje qe ne shekullin e 18-te ! Si nuk hoqen dore keta plehrat antishqiptare duke perserit vetveten shekull pas shekulli !

      Kadareja , ka arsye antishqiptare perse goditet nga Sinishtet , Pipat dhe Shwarzet ! Kujdes shqiptare se gjarepri serb eshte ne sulm …….

    • E ndieja une eren e ndyre antishqiptare te Sinishtave dhe Pipave tek ky Shwarzi , eren e qelbur te -viçve ne rajon ! Por tani qe e konfirmove edhe ti , paskam proven perse ky antishqiptar qenka kaq i zjarrte dhe kaq i eger !

      Por lerni te lehe ! Shqiptaret jane mesuar prej shekujsh me egersirat , qofte me ulerimat e tyre , qofte me sepatat dhe plumbat e tyre !

      Une do ta quaja jo “Zuzari” , por “Zagari” i Kadarese ! Plerhanet !

    • Ore Saimir! Sa keq qe ka shqiptare, qe per hir te ndonje te semuri psiqik, mbeshtesin nje sulm histerik te tij kunder prfaqesuesit te tyre me ne ze ne boten e letrave dhe te kultures. Ky Shvarci yt, mund te jete miku dhe i njohuri juaj, apo qofte dhe i Pipes, por ky eshte nje kokerr sharlatani dhe karagjozi, tamam zagar, siç thote njeri, se zuzar e ka pak. Dhe po te jete pr libra, sot gjysma e botes, kur vjen pleqeria vetem shkruajne.

  • nuk na intereson shvarci apo ndonji tjeter neve si popull per te ditur te verteten per diktaturen dhe komunistet, ismaili eshte komunist dhe cfare do qe te bej sa do cmime te mar dhe te shkruaje e ta mbroje kush te doje,nuk i hiqet njolla e komunistit,ju qe keni bere kete shkrim ne mbrojtje te ismailit flisni per lirine ,a e di cdo te thote liri apo ja fut kot ,mor zoteri populli shqiptar akoma se ka fituar lirine e vertet te jjesh i lire nuk do te thote te kesh vetem lirine e fjales , ndergjegjes por duhet te jesh i lire si jane njerzit ne amerike ne canada australi ne europe qe levizin lirshem ne gjithe planetin pa asnji problem qe votojne te lire dhe sja vjedh njeri voten qe ndertojne biznese dhe sive njeri gjobe qe kane vendin e tyre shqiperine vend te bukur e te cmuar e sjetojne dot sepse ja kane shitur ja kane copetuar ,qe punuam si popull nga 91 e deri ne 97 na i vodhen gjithe te ardhurat po su mjaftuan me kaq por edhe na vrane e na prene ,matu mire kur te shkruash per lirine zoteri i shkrimit edhe njihere sna intereson shum shvarci apo ndonji tjeter qe te na beje te ditur kush jane komunistet si ismaili sepse i njeh historia

  • Lilipute te till si Stephan Shwarc nuk mund te qendreojne me kundervenie pacavure GJIGANDIT Ismail Kadare.Komshi me Shwarcin ”Zuzar” jane edhe ata botues qe marin persiper te na sjellin per lexim materiale te tilla pa vlere.

  • Kam degjuar se kur eshte konvertuar i kane kerkuar te perserise synetllekun, shpresojme mos te behet sikh tani se iku puna…

  • Degjojme shpesh vleresimin:”Shkrimtari gjenial Ismail Kadare…! ”
    Gjenial?!Kejo eshte nje eufori mjerane!Turku Orhan Pamuk,nobelist,iu kundervu Turqise se sotme e te djeshme kur deklaroi se Persndoria Osmane ka kryer genocid ndaj popullit armen-per kete u kercenua me vdekje.Para 3-4ditesh deklaroi se perkrah protestuesit qe jane kunder k/ministrit Erdogan.
    Si rregull,te talentuarit dhe vecanerisht gjenialet jane kunder qeverive,sado te mira qofshin ato…
    Jepini Ismailit ate qe i takon dhe atij i eshte dhene shume.Kush e quan gjenial tallet me Ismailin dhe me ne popullin!

  • Eh mer ju shqiptaret ose shqipfolesit , sepse shqiptar jam vete , bile i ri fringo i sapo konvertum ne shqiptar ! Plasni se ne kemi pare dhe investojme propoganda kunder jush ! Doni te dini se per ke flas une ? Shikoni ata qe me rrine rrotull , shikoni ata qe me “japin zë” dhe me botojne intervistat a po kuptoni dot gje ? Shikoni kush me mbeshtet dhe do te kuptoni fare mire se “sulmues” i kujt skuadre jam !

    Jam betuar qe do te punoj per percarjen e shqiptareve ! Bashkimi i tyre eshte rrezik shume i madh per sllavet ne rajon , sidomos per serbin , por edhe per te tjeret !
    Ha….ha….ha…. mendoni vertet se u dashurova me islamin ? Jomer joooo ! Por cdo ujku i duhet lekura e deles per te hyre ne vathen e tyre dhe te jete i pranueshem ! Ha….ha….ha…. sa injorante qe jeni , keto manovra dihen qe nga koha e Ezopit , ketu e 2500 vjet perpara , ndersa juve nuk i kuptoni sot ! Ndricohuni o shqiptare , o kokepalare !

  • Habitem me disa shkrues të këtij blogu! Ngatërrojnë “Kekun” me “Byrekun”; sjelljen politike të Kadaresë me talentin e tij gjenial të të shkruarit ( Edhe sjelljen politike e trajtojnë pa argumenta por “me të dëgjuar”. Dikush shkruan : Kadareja nuk e shan (kritikon) S. Berishën sepse ka frikë se Ai (Saliu) i hap dosjen !!!!!! Në një koment ku kundërshtoja krahasimin e Kadaresë me Lasgush Poradecin kam shkruar : Në rast se Kadareja do të vepronte si Lasgushi ( Pra : të mos shkruante asgje gjatë rregjimit) ,(kur… Lasgushi veprimtarinë prodhuese letrare e kish kryer para 1944) sot nuk do të egzistonte KORIFEU I LETRAVE SHQIPE ISMAIL KADARE; Ndoshta …do ta kishim parë atë ditë ,para Parlamentit të vetë lidhur me zinxhirë në protestën “duke kërkuar të drejtat e të ish burgosurve politik”.
    Për t’a mbyllur; Si i duket këtij “Sylejman Schwartzit”, Pallati i ëndrrave e shumë Libra të tjerë të shkruara nga Kadareja në kohën e diktaturës ?

  • Autor Servil.
    Nuk keni mesuar asgje nga bota e civilizuar.
    Me siguri perveçese gjuhes Shqipe , nuk njihni gjuhe tjeter, prandaj dhe rreagoni keshtu.
    Biblioteka e juaj duhet te jete me te vertete e varfer.
    çdo njeri ka te drejte te jape dhe te thote mendimin e tij.
    Ismail Kadareja eshte njeri i llastuar i sistemit.
    A keni lexuar ndojnehere qe VIctor Hugoi, Balzaku, Kundera, te ofendojne kritiket e tyre me keto shprehje?
    Zuzar… fjale vulgare e perdorur nga njerez vulgare.

    • Konti i vonuar, se Vrana Kontit i vjen anash ti! Meqense te duket vetja i “civilzuar”, merr nje resto nga une i “pacivilizuari”. Qe thua ti mor i lexuar,Teodor Drajzer, Zhan Baptist Pokelen, Sergej Esenin, Bertolt Breht, Ernest Heminguej, Vicktor Hygoi, Honore de Balzak, Miguel Servantes dhe mjaft korifej te letersise boterore, kritizeret apo zuzaret i kane vendosur si personazhe ne veprat e tyre dhe nuk u jane drejtuar personalisht. Edhe ne kete rast, me kete fjale nuk po i drejtohet Ismaili edhe per nje fakt, se ne mjaft vepra tipin e ketij zuzari e gjen pa ndonje veshtiresi si personazh. Zuzar nuk eshte fjale vulgare, por nje lloj emertimi popullor per ata lloj zagaresh qe nuk kane dhembe por dine te qepen nga pas vetem duke lehur.

      • @Vezhguesi F
        Kulturen e juaj e tregon qe nga mynyra se si i drejtohesh tjetrit me ti
        Nuk keni faj se aq keni ne edukaten tuaj.
        Megjithese perdorni emra autoresh jam i bindur qe as dhe nje faqe libri nuk i keni lexuar.
        Ne qoftese ju dhe autori gjykoni te tjeret qe kane marre emer musulman, beni mire te fshini se pari para portes juaj.Mos harroni se ju e keni ndryshuar emrin dhe mbiemrin duke u kthyer myslymane 500 vjet para, atehere kur indentiteti fetar ishte shume i lidhur me ate kombetar.
        Reston po jua kthej prapa , se nuk e meritoni

        • O mavraqis tiqis …. ! Mavria ti , ose i ziu ti more djale apo hemafrodit cfare je ! O pika kultures tende dhe dijes tende ! O ti nuk e di sa cfare je per vete , lere pastaj te njohesh te tjeret ! Po ta dije se je shqiptar , nuk do te rrije pa reaguar kunder ketij “zuzarit” , sepse do te te dhimbte poshtersia e tij ne trup te atdheut tend !

          Po ti sic duket je nje “zuzar” tjeter , ne mos vete “zuzari” per te cilin po flasim dhe ke vjedhur edhe emrin e heroit shqiptar ! E keni zakon juve zuzaret keto menyra pune !

          • @Vezhguesi F

            1) Ne latinisht do tju pergjigjesha: Debilitas non curarum est.

            2) Ne demokraci ç’do njeri ka te drejte te jape mendimin e tij.Nese ju nuk jeni dakort me autorin mund ti pergjigjegjeni ne mynyre te edukuar duke argumentuar mendimet.
            3) Perkufizimi i fjales i patriotit per ju eshte i cunguar
            4) Atehere duke ju permbajtur perkufizimit qe jepni per patriotizem le te fillojme te ofendojme e te shajme autore qe kane shkruar jo si i do midja secilit prej nesh per Ahmet Zogun, Esat Pashe Toptanin…etj
            5) A egziston fjala rrokupuje ne fjalorin Shqiptar? Ne qoftese , ne botimin e ç’fare viti?
            Nje njeri qe pretendon veten kritik letrar, nuk shkruan pele-mele, per tu treguar besnik e mik i Kadarese.Kollaj eshte me shkruajtur zuzar, qelbesira, zagare… Pauvre type.
            Duhet te prisni dhe 100 vjet qe te kuptoni qe kultura dhe toleranca jane virtutet minimale te nje shoqerie te civilizuar.
            Allez Zagar vas;…..

          • E pashe me vonese kete “repliken tende” o palo “Kont” i vrerosur , sozi virtuale e Don Kishotit te Mançes. Mos je ndonje zogist nga ata si puna e atij japonezit te mbetur ne fortifikate qe nga lufta e dyte boterore, dhe me detyron mua te çaje derrasa me ty, se me fal per objektivitetin ca te ashper, por qenke ca i mangut zotrote? Gjihsesi me duhet te jap diçka o “kulture”! Kultura dhe toleranca, qe thua zoterote, perballe harbuterve dhe zuzareve, eshte inferioritet dhe dobesi, dhe asnjehere civilizim.

  • Bato Mokra, te jap te drejte, por dua te shtoj se keta zuzare nuk e bejne me kot kete pune te qelbur. Ata jane kthyer prej vitesh ne zedhenes te ca qelbesirave te Tiranes e Prishtines, te cilet kane mbushur blogjet me sharje, kryesisht kunder Kadarese.

  • ENVER HOXHEN e kam adhuruar per mençuri, per trimeri ,per burreri,……….per çdo gje mbasi kam lexuar “veprat” e kadarese. theksoj i perkas brezit fund vite’60 fillim vite ’70 ne shkolle 8 vjeçare. “Fajtor” kryesor per çdo mendim timin per figuren e ENVER HOXHES bej kadarene qe edhe sot e gjith diten nuk prononcohet sakte per kete figure madhore te kombit tone duke kerkuar falje per çfare ka transmetuar tek brezi im. Duke i fshire nga lista veprat e tij ku i thur lavde komunizmit te kohes. Po ta beje kete i lind e drejta te pretendoje tek ne qe ti lexojm apo jo veprat e tjera se mund te vije shpejt koha qe mund te thote: Çfare bera nen pushtetin e saliut e bera qe saliu te me bente president por por presidenta si kadareja qe e dredhin si curvat nuk i duhen ASNJEHERE ketij vendi!

  • Patrioti i madh ” Vezhguesi F” harron librin Dimrin e Madh, ku ” desidenti” i kadare i bente jehone izolimit te Shqiperise, me personazhe si ”kriza e kapitalizmit”. Ne te njenjten kohe vinte ne Paris dhe bente pazaret aty ku i donte qefi.
    **
    Le te lexoje romanin e fundit te Helena Kadarese dhe te shohe sa bukur dhe jete te lumtur bente ” disidenti”

    **
    Te japesh mendimin per ç’do njeri , pa ofenduar,eshte minimumi i nje njeriu ne shoqeri te lire dhe demokratike.

    • Ore ti Vrana Konti , se ke pervetesuar cuditerisht kete Nick name , por cfare bere ti me osmanet , a nuk e izolove Kalane e krujes dhe rrethinat e saj prej osmaneve ? Por ti i bie qe paske qene antishqiptar keshtu se paske “mbyllur” kryeqytetin shqiptar dhe e paske izoluar nga bota ????? Ha…ha….ha…. sa propogande e felliqur antishqiptare ! Dera i hapet vetem mikut , ndersa armikut i tregohet shpata apo gryka e pushkes ! keshtu e kane gjithe popujt , nuk eshte e vecante e popullit tone kjo shprehje !

      Duhet ai qe troket ne dere te provoje se eshte mik i shtepise dhe jo anasjellta !

      O kafshe antishqiptare prehistorike !

  • Xhevdet te pershendes per shkrimin ne mbrojtje te figures se Kadarese nga sulmet e mllefet e deshtakeve qe nuk i mungojne cdo kohe. Ne fund te fundit, Kadareja, sot per sot eshte mali me i larte i letersise dhe elites intelektuale shqiptare dhe keta lilipute, nuk do munden kurre ta perbaltin, sado te vjellin vrer.

  • Vezhguesi F dhe Vrana Konti !
    Nuk dua te hyj midis jush sepse jane gjera qe besoj se do ti zgjidhni me qytetari, por lidhur me cilesimin “zuzar” nga Kadareja te kritizerit Shvarc, do ta cilesoja te drejte per faktin se te kritikosh eshte nje gje dhe te denigrosh figurat apo autoret prestigjoze te nje kombi eshte nje gje tjeter. Jo Kadareja qe eshte ajke e mendimit intelektual, po edhe gomarin qe eshte gomar po e ngacmove do ti degjeosh po…dhet- thone peqinsit.
    Edhe une mund te kem rezerva lidhur me qendrimet politike 20 vjecare te Kadarese, por nuk mund ta stigmatizoj ate. Ismaili ishte ai qe i beri thirrje Lul Bashes te pranonte humbjen dhe indirekt Saliut qe te mos vazhdonte me pislleqe (pamvaresisht qe ata s’e cajten tr..pin).
    Ndersa ty Vezhguesi F dhe ty Vrana Konti, me duket se me njeri tjetrin e kini kapur kot fare, e kini pire rakine pa uje – i themi ne kendej nga Karina e Peqinit.

    • I dashur peqinas! Kete “Kontin” e vrerosur, eshte hera e pare qe e ndesh virtualisht, ndonese jam nje lexues dhe komentues do te thoja i rregullt. Une e di mire si i thone qofte nga Karina, Gjocaj, Sheza apo Kodra e Fongut,Kazia, Vrapi, Pajova, ketij rasti, por jo tamam keshtu si e thu ti. Me fal (hahahaha) por shife nji çik mo mire se kush po e kru me gjethe fiku? Une, Ismailin po them se e vlersoj si shkrimtar dhe personalitet te letrave shqipe, dhe nuk mbeti ta shajne pseudopersonalitetet nga çdo vend qofshin. Po te jete per probleme te tjera une me te njejtin pseudonim kam thene plot per Kadarene, ne raport qofte me politiken, mardheniet me Berishen, apo grricjet me te madhin Rexhep Qosja. Dhe te kuptohemi, kete e kam bere jo vetem pse Elena eshte nga Sheza.

  • Mire e keni ju or Peqinas i dashur por detyra civile e nje njeri te respektuar ne mbare kobin dhe jashte kufijeve te tille ku eshte kur:
    Shqiperia u fut ne Konventen e vendeve Islamike,
    Kur populli u gjakos ne 1997,
    Kur kryeminstri i thote deputetit te poullit do te vras,
    Kur kryeministri ofendon deputetin ne mes parlamentit me nene dhe moter,
    Kur deti Shqiptar( trojet Shqiptare) qe duke ju falur Grekerve,
    Kur akademia Shqiptare nuk egziston me,
    Kur historia e Kombit shkruhet nga politikane,
    Kur gjuha shqipe dhunohet,
    Kur feja perçan duke nxjerre mijra besimtare duke u falur ne bulevardin e Tiranes
    Kur prifti del e proteston se na u shkarkua nje gjeneral Katolik.

    Meret penda dhe shkruhet :
    Kur po i ndertohet nje pallat dhe po i prishet pamja nga mali i dajtit.

  • @Peqinasi

    Pseudointelektuali dhe ajatollahu ” Vezhguesi F” me kujton dhe me çone ne rinine time duke me sjelle kujtimin e revistes ne “Sherbim te Poullit”.

    “”Veshguesi F”” me kujton nje nga personazhet e Kafkes ne romanin ” La metamorphose”

    Shprehjet me gjethe fiku po ja lej ti perdorese, ena i tij aq mban.

    Pesonalisht une nuk kam “Ni dieux ni maître “. I vetmi zot per mu eshte Shqiperia.

    Shpresoj qe personazhi Kafkajan” Vezhguesi F” te kuptoje qe njeriu eshte i lire te jape mendimin e tij, dhe ne se nuk jeni dakotd ta kundershtoni me argumenta , tolerance, dhe pa e ofenduar.

    • Hahahahaha! Qenke i perfunduem shoku! Mundohu te gjesh ndonje mjek te mire. Te te rroje trupi se kaptina te paska marre krisje te pariparueshme.

    • Une do te thoshja , pa te fekonduar , sepse ofendimin eshte veshtire ta permbash ne te tilla raste ! Nepermjet “fjales se lire” , nuk mundet te sigurosh komoditet ne komunitetin e atyre per te cilet “fjala jote e lire” iu kujton armikun me egersire !

      Nje “mendim ” i tille do te thote qe trupi te siguroje mbijetese , kur e sulmojne “viruse vdekjeprures” si ti ! Prandaj jane rruzat e bardha ! Dhe ti prandaj je “shumuar” kaq shume , sepse ketij trupi i mungojne rruazat e badha !

  • Dy fjalë për dy Gjeneralë
    Gazetari Stephen Schwartz (S.S.) doli përsëri në shtyp, por shumë i kursyer, me një gur ai synon të vrasë dy gjeneralë të mëdhenj-secili gjenial në fushën e tij- Enver Hoxhën dhe Ismail Kadarenë.
    Z. gazetar a misionar deklaron se është njohës i mirë i historisë dhe i letërsisë shqiptare, por deklaratat e tij flasin për të kundërtën. Po ta njhte historinë tonë sado pak, ai duhej ta dinte si e gjeti e si e la Shqipërinë Gjenerali dhe Komandanti Enver Hoxha që frymëzoi dhe udhëhoqi për një gjysëm shekulli një popull të tërë deri sa u bë i zoti i vetes në të gjitha fushat. Për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, kur themi Enver Hoxha kemi thënë besnikëri ndaj Atdheut dhe popullit, kemi thënë fitore mbi pushtuesit, kemi thënë punë ndërtimtare dhe sakrifica deri në heroizëm, kemi thënë diga dhe dritë, uzina dhe miniera, shkolla dhe spitale, bukë dhe kulturë, demokraci dhe siguri, rregull dhe mbrojtje nga keqbërësit e brendshëm e të jashtëm, kemi thënë shtet dhe krenari.
    Po ta njihte Z. gazetar S.S. sado pak historinë e letërsisë tonë, duhej ta dinte se krijimet letrare, muzikore, artistike etj. u frymëzuan dhe i kënduan ngjarjeve historike, punës gjigande vetëmohuese të punëtorëve e të fshatarëve, të punonjësve e kuadrove, të intelektualëve dhe mbarë popullit shqiptar, pra prodhimit shqiptar, dritës elektrike që shkoi në çdo fshat dhe “Fillrojtësit”, telave të bakrit, kromit, plehrave kimike etj. që konkuruan në tregun botëror, novatorit dhe kufitarit sypatrembur, diturisë dhe mësueseve të fshatit “ Të thjeshtat deri në madhështi”, jetës së qetë pa degjenerim e krime, pa drogë e prostituta dhe, natyrisht, edhe mirënjohjes e dashurisë popullore për udhëheqësin besnik e të pamposhtur nga vështirësitë e kurthet, misionarët e kallauzët, nga goditjet e fshehta e të hapura deri me armë. Njëkohësisht, ata goditën edhe të metat dhe rreziqet që i kanoseshin ndërtimit të jetës së re për vegjëlinë e shumëvuajtur shqiptare dhe për shqipërinë e mbetur nga historia vetëm “Deje, deje dhe brinjë”. Atëhere, si mund të fajsoshë poetët e shkrimtarët, artistët e kineastët që përcollën në histori me artin e tyre magjepës rininë dhe bukurinë shqiptare, historinë që bëri epokë!
    Kësaj radhe Z.S.Schwartz bën autogol kur thotë se I. Kadare qenka bërë si personazhi te vepra e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, domethënë gjeneral pa lexues ashtu si Gjeneral Enver Hoxha… Emrin e këtij personazhi unik gazetari S.S., duket, e di me të dëgjuar nga fama e tij e përbotshme, se po ta kishte lexuar librin mirë ai do të gjente aty edhe personazhet e tjerë të skalitur me mjeshtëri të rrallë që lenë mbresa të pashlyera te lexuesi dhe sidomos fabula që realizon personazhin ideal të fitores së luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe më tej.
    Kur gazetari S.S. të njihet tamam me veprën e I. Kadaresë, do të mësojë si merr frymë guri dhe druri, fusha dhe mali, legjenda dhe historia, sa i gjatë është shqiptari historik e si e mat truallin e tij, si ka ecur stafeta popullore ndër shekuj në historinë shqiptare, si u bë shqiptari me flatra, si bëhet kritika konstruktive artistike. Aty ai do të shoh se si I. Kadare me penën e tij të artë tregon se vetëm një popull me kulturë çan përmes stuhive shfarosëse të kohës ndër shekuj dhe mbijeton. Si maratonomak e bir maratonomaku, Kadare vjen nga antikiteti shqiptar deri në ditët tona me pishtar të ndezur në dorë duke ngjitur në piedestal mermeri ngjarje e perla të historisë e kulturës popullore e të kultivuar, si dhe shpirtin shqiptar që i mban gjallë, burimin e pashtershëm frymëzues të fitores pa kthim, por edhe mitin e Laokoontit. Zvoglimet dhe mohimet e vlerave historike dhe letrare historikisht kanë paraprirë ambicje territoriale.
    Po ta njihte Z. gazetar sado pak letërsinë shqiptare do të kishte gjetur aty edhe gjeneralë të tjerë letrarë po aq të mëdhenj të njohur brenda e jashtë vendit që me krijimet e tyre më të mira e kanë marrë çmimin Nobel të popullit shqiptar sepse me dashurinë e tyre faktet historike dhe heroizmin popullor i kthyen në arte të bukura edukuese e frymëzuese që ne sot, dhe jo vetëm ne shqiptarët, i lexojmë e i rilexojmë, i shohim e i rishohim, i dëgjojmë e i ridëgjojmë se të japin kënaqësi morale dhe estetike, forcë e krenari. Gjithashtu ai duhej ta dinte se vlerat dhe kontributi i artit, kulturës dhe historisë shqiptare janë njohur botërisht në kohën përkatëse dhe janë çmuar e çmohen në skenat, panairet dhe panelet profesionale ndërkombëtare, natyrisht sipas motiveve që kanë në vendimmarrjen e tyre.
    Nuk më takon mua të rreshtoj këtu emrat e këtyre gjeneralëve të njohur, por si lexuese mirënjohëse nuk mund të mos them: Z.gazetar zgjidhni mirë e me kujdes fjalët, sidomos aty në Kosovë, kur të flisni për gjeneralët tanë se keni të bëni me ndjenjat dhe krenarinë e gjithë popullit shqiptar, se sa të jetë gjallë populli që i lindi e i brumosi, gjallë do të jenë edhe ata, të pavdekshëm për artin e tyre novator, mendimin pararojë dhe frymën demokratike popullore.
    Z. gazetar thotë se është kritik ndaj I.Kadaresë dhe për argument rreshton ca sharje të denja për një provokator dhe i mbyll ato me një parashikim fallxhori diktuar nga dëshira e tij e pakuptueshme se vallë I.Kadare kurrë nuk do ta fitojë çmimin Nobel. Çfarë interesi ka një gazetar i një vendi mik të bëjë publik një parashikim kaq keqdashës? Me këtë ai s’bën gjë tjetër veçse i bën thirrje ithtarëve të tij t’i bijen daulleve se mbase lenë gjurmë diku me shpresën që gjeneralët tanë të zhvlerësohen e harrohen ose të bëhen faktorë përçarës sot kur shqiptarët në të gjitha trojet po e forcojnë më shumë bashkëpunimin mbarëkombëtar për të ndrequr një padrejtësi historike duke pasur në anën e tyre të drejtën legjitime të kombit për të qenë një e i pacoptuar dhe duke përdorur të gjitha metodat e rrugët demokratike që të çojnë atje sepse vetëm kur është i bashkuar një komb krijon kushte për një jetë më të mirë. Edhe qetësia e Ballkanit e kërkon që të zhbëhen të gjitha padrejtësitë historike, jo vetëm disa. Ndasitë fetare dhe ideologjike nuk kanë më forcë devijuese për çështjen kombëtare shqiptare sot. Aq më tepër që arma e gazetarit në fjalë është luga që ai e përdor në të dy anët: me lugën të ushqen, me bishtin e saj të nxjerr sytë. Ku është dashuria e tij për shqiptarët kur sulmon kredon e tyre letrare e historike! Sa për dijeni, dua t’i kujtoj gazetarit se,sa mbaj mend unë si lexuese, kritika letrare tek ne ka qenë si dalta, jo si plumbi, dashamirëse e pa tamtame, në kohën dhe vendin e duhur.
    Le të flasim hapur. Z.S. Schwartz arsyen për parashikimin keqbërës për çmimin Nobel për I. Kadaren e ka thënë që në krye kur e lidh me fatin e Gjeneral Enver Hoxhës, po nuk e shtjellon se i bije maska demokratike ose ruhet se mos e akuzojnë për mbështetje të komunizmit, kur dihet se askush nuk e ka këtë frikë, jo vetëm sepse tani ai sistem i përket historisë, por edhe sepse kushdo ka të drejtën e shprehjes së mendimit për çdo kohë tani që jetojmë në sistemin shoqëror të demokracisë liberale. Sipas gjykimit kritik shqiptar dhe më tej, veprat e Kadaresë nuk i përkasin vetëm një epoke historike sepse ato mbulojnë gjithë historinë dhe më gjerë, epokë pas epoke me fakte të jetës së përditshme shqiptare, ballkanase dhe botërore, të hedhura në art që lexohen me një frymë; ato nuk kanë sajesa zbukuruese; ato kushdo mund t’i lexojë e t’i krahasojë me kronikat e kohës. Çdo figurë kombëtare është unike në kontributin e saj në histori dhe i bën temena vetëm burimit që e nxori në dritë.
    Megjithatë, meqenëse Z.S. Schwartz thotë se i do shqiptarët, ndoshta një çikë më shumë vëllezërit dhe motrat tona kosovare (mundet për lobing -lobying-përkrahje , përpunim…), po e përfundoj këtë shkrim me një thirrje që ia kam drejtuar ndonjë gazetari a krijuesi shqiptar më parë (te libri im “Logjika e jetës time” botur në Nëntor 2012):
    Në na do një çikë të meta mos shpik.
    Fjalë e hidhur zbulon një mendje të ligë.
    “Sirenat” mendjen ta kanë bërë çarçaf,
    Hidhesh e përdridhesh si një fije kashtë.
    Urtia si klloçka i mbledh zogjtë bashkë.
    20.6.2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *