Zv.ambasadorja e SHBA-së i shkon Bashës në zyrë

Leda Hysa

Zv. ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

Nuk ka ende detaje për qëllimin e këtij takimi, por ky takim vjen një ditë pas protestës së radhës që mbajti opozita e bashkuara, përpara Parlamentit të Shqipërisë, e ndërkohë që zyrtarizoi në KQZ refuzimin e mandateve të kandidatëve vijues në listat shumëemërore për deputetë.

Dje gjate protestes, kreu i PD-së paralajmëroi se qytetarët do t’i japin fund regjimit më 16 mars, ndërkohë që sipas tij, Rama po negocion për azilin politik.

“Kthimi i kësaj godine në një karantinë të krimit, të rrethuar me tela me gjemba, shpallja de facto antikushtetuese e një regjimi të jashtëzakonshëm ushtarak, është shembja e këputjes, e shembjes totale të sistemit kriminal të Edi Ramës. Sot ai ia ka mbathur, ia ka mbathur të shpërndajë gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij në ekranin e Italisë fqinje. Do të sqarojë italianët për atë që nuk e besojnë më shqiptarët. Ose të paktën kështu thotë, sepse burime mike thonë se ka shkuar të negociojë azilin politik. Pak rëndësi ka, fatin e tij e ka vulosur populli. Regjimi i Edi Ramës ka rënë. Më 16 mars, në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të rilindjes, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar të ardhmen tonë, për të çliruar zgjedhjet, për të çliruar ekonominë, madje për të çliruar edhe Partinë Socialiste”, tha Basha.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *