Zv. drejtori i ISHP: COVID do studiohet gjatë, shpresa e njerëzve po rritet nga vaksina

time

Zëvendës drejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, i ftuar në “News 24” deklaroi se koronavirusi do të studiohet gjatë, edhe pas mbarimit të pandemisë.

Ulqinaku thekson se vaksina ndaj Covid-19 është absolutisht efikase. Ai shton se shpresa e njerëzve për kurim pas zbulimit të vaksinës po rritet.

“Koronavirusi do studiohet gjatë. Edhe brenda Europës kemi pamje të ndryshme, brenda Azisë kemi pamje të ndryshme. Vaksina është absolutisht efikase. Numri i vaksinave po shtohet dhe shpresa e njerëzve po rritet. Ka rënie të qëndrueshme të rasteve kudo në botë”, u shpreh Ulqinaku.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *