Zv.konsullja e SHBA: Aplikimet për viza amerikane janë rritur me 60%

Amelda Amelda

Interesi i shqiptarëve për të aplikuar për një vizë amerikanë ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.

Zv.konsullja e SHBA për Shqipërinë Krystal Overmyer, në një intervistë për Euronews Albania tha se në vitin 2019 u dhanë 11 viza amerikane për shqiptarët në krahasim me 5 mijë në vitin 2014.

“Në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë shërbimet tona u prekën nga situata, dhe ne dhamë shume pak viza. Por pas mbylljes së vitit të shkuar dhe deri sot në po punojmë shumë fort për të ofruar shërbime dhe për të rritur kapacitetet tona për dhënien e vizave turistike.

Ne e vlerësojmë durimin tuaj, dhe dua ta dini që po punojmë shumë fort që të procedojmë me sa më shumë viza, në mënyrë të sigurt dhe shpejt. Në vitin 2014 ambasada e Tiranës ka marrë më pak se 5 mijë viza kurse në vitin 2019 rreth 11 mijë”, tha zv.konsullja.

Ajo sqaroi se zgjatja e vlefshmëria së vizave amerikane me 10 vjet nuk nënkupton që shqiptaret mund të qëndrojnë në SHBA për 10 vite, por që mund ta përdorin vizën për një periudhë më të gjatë.

Zyrtarja amerikane shpjegoi se kohëzgjatja e qëndrimit të shqiptarëve në SHBA caktohet nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare kur udhëtari hyn në SHBA.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *