Zv.kryeministrja takon Llallën: Hetoni përfshirjen e administratës në fushatë

DITA Online

 

Zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Siç njofton zyra e shtypit, takimi u zhvillua me qëllim që të ketë përparësi hetimi i rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë procesin e zgjedhjeve.

Mandija i kërkoi Llallës që kjo të formalizohet dhe përmes një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale mes Këshillit të Ministrave, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Mandija nënvizoi rëndësinë e rolit të organit të prokurorisë në hetimin e rasteve të përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për vitin 2017.

Znj. Mandija i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë specifike që të hetohet në drejtim të rasteve të përdorimit të burimeve të siguruara nga veprimtaritë e paligjshme.

Prokurori i Përgjithshëm, shprehu vullnetin dhe angazhim maksimal si dhe është dakordësuar për formalizimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Më parë, Zv/Kryeministrja ka realizuar takime edhe me Kryetarin e KQZ-së dhe Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil me të cilët është rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti, ben te ditur zyra për mediat në Kryeministri. ​

Share This Article
1 Comment
  • Kete mbledhje shoqja Ledina eshte mire ta beni ne godinen e SHQUP-it.
    Me te gjithe keta persona qe ke biseduar vartesine e keni nga SHQUP-i, keshtu kurseni kohen dhe beni me mire detyrat e shtepise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *