Zv. ministri i Drejtësisë: Ja pse nuk mund të shtyhen zgjedhjet

Bora Basholli

Zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu si një prej kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka dhënë edhe argumentet e tij se përse zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, e nuk mund të shtyhen.

“Presidenti ka dekretuar zgjedhjet. Ka një Kushtetutë, e cila thotë se kryetari i Bashkisë i mbaron mandati në fund të mandatit. Që do të thotë se në momentin që ne nuk zbatojmë një akt ligjor, fillon orteku i paligjshmërisë. Fillojmë të improvizojmë siç kemi bërë deri më tani. Nuk mund të vijojmë më kështu”, tha ai.

Në intervistën e zhvilluar në TCH, Gagu foli edhe mbi qëndrimet e opozitës se do t’i bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit, zv. ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se deri më tani PD nuk ka ardhur me një alternativë tjetër, por vjen me kërkesën largohuni ju të vi unë

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ou……filloka orteku i paligjshmërise ne Kolumbine e Europes!
    Orteqet e paligjshmerise te Edvin D’Rames dhe Erion Makiavelit,kan bere rrafsh me token te gjith hallkat e sistemit te Drejtesise,
    ndersa Zoti Gagu flet per paligjshmeri!Ne cilin Planet jeton ti more Zoteri?

  • Skiptarte duhet te mesohen me zbatimin e ligjit
    Sqiperia ka nevoje per forcim te ligjit i cili realizohet kohe pas kohe…dite pas dite.Jemi mesuar me slloganin:
    -ha Muco…Pi Muco…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *