Zv/ ministrja e Financave Irena Beqiraj komandohet në krye të Doganave

Dita

Zv/ ministrja e Financave Irena Beqiraj do të komandohet në detyrën e  Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka prezantuar edhe drejtuesen e re.

Irena Beqiraj mban titullin “Charter Financial analyst” (CFA) (2003-2006), i cili është kredenciali profesional më i njohur dhe më i respektuar në botën ndërkombëtare të Financave, i njohur ndryshe si “ Standardi i artë në financë”. Ajo mban edhe titullin Kontabilist i Miratuar (2001). Znj Beqiraj është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1997, dega Financë

Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e konsulencës financiare. Që prej vitit 2009 ofron konsulencë në fushat e raportimit financiar, taksave, analizës së kostos, hartimit të planeve financiare të investimit dhe menaxhimit financiar.

Ajo ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Auditimit në Bankën Italiane të Zhvillimit gjatë viteve 2006-2008 dhe që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Bordit të Drejtimit të Shoqërisë Administruese të fondit të pensioneve SICRED sh.a.

Znj Beqiraj ka punuar si pedagoge në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin Luarasi. Në dhjetor të vitit 2014 ajo është emëruar zëvendësministre e Financave, përgjegjëse për sektorin fiskal.

Share This Article
2 Comments
  • Ters ,
    baltic dry gjithmone e me keq ,
    Zoti INFOANALITIKE TI DHE NE , jemi ne mut ,
    Por qe Ti nuk e kupton .

    Duhet te kuptoni Ekonomine [ me ministrin çani humbisni kohen ]
    degjoni Maersk line,

    Baltic Dry index [[[ nuk eshte Grillo qe mendon per ilaçet e robave ]]]]
    eshte nje Indice qe mat çmimet e transportit detar ,
    nje nga Materiet me te rendesishme boterore ,
    si Hekur , grure , Krom ,miser , Karbon , dru , mish , Fruta ……………………..
    se ky Indice Noton LART ,
    eSHTE NJE SHENJE SHUME E MIRE ,
    DO TE THOTE qe ne bote ka kerkesa per transportin e anijeve per Materiet
    e para ,
    Ajo qe i duhet EKONOMISE REALE .

    sE SHKON ne te kundert ,
    eshte sinjali KATASTROFIK I NJE ekonomie boterore , allo Sfascio ………………
    dhe po flas per ekonomine reale ,
    qe eshte ajo e , Shtepise , Ushqimit , Spitalit , Veshjes , Ilaçeve ,
    Vendeve te punes ……………………………………….
    Sot Baltic eshte ne pusetat e mutit .

    Lexova deklaraten e dell ‘ amministratores te kantierit me te madhe Boteror ,
    te mega Naves qe transporton KONTENIERET Maersk Line ,
    qe thote :
    Causa e disastros qe frenon kinen , brasilin , europen dhe Rusine ,
    e destinata alla canna del GAZ ,
    DHE SHTON ,;:

    Non vi e assolutalmente nulla nei VOLUMI ,
    del numero dei contaneirs che si suggerisca che L’economia globale
    stia crescendio in qualsiasi modo . ZERO .

    • Ja morëm vesh tërë masterat Irenës por, tani të shohim rezultatet ku masterat kërcasin e pëlcasin si “daullja e Zhelal Kamzës”. Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *