Zv/Ministrja Kuko inspekton sallën operative të DVP: Vlerësoj punën tuaj

Ornela

Gjatë pasdites së sotme, Zv/ministrja Romina Kuko, e shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj dhe nga Zv/drejtori për Sigurinë në DVP Tiranë, Drejtues Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë të instaluara një sërë aplikacionesh në shërbim të qytetarëve, si numri unik 112, Komisariati Dixhital, kamerat e sigurisë, kamerat e turpit të punonjësve të policisë etj.

Shefi i Sallës Operative Klodian Bilushi, ka bërë një ekspoze të funksioneve që kryhen në këtë sallë, si dhe të punës për përballimin e fluksit të telefonatave dhe raportimeve, qoftë tek numri unik 112, ashtu edhe tek Komisariati Dixhital.

Më tej punonjësja e turnit e Komisariatit Dixhital, Xhoi Kutrolli, ka shpjeguar mënyrën si funksion marrja e denoncimit dhe gjithë procedurën deri në kthimin e përgjigjes nga punonjësi i policisë, për zgjidhjen e shqetësimit që është raportuar nga qytetari, të cilit i ruhet anonimati.

Zv/ministrja e Brendshme Kuko, ka vlerësuar punën e kryer nga ekipi i sallës operative, dhe ka nxitur qytetarët të raportojnë shkeljet e ligjit, pasi në këtë mënyrë, ndihmojnë punën e policisë, parandalojnë ngjarje dhe shpëtojnë jetë, dhe nga ana tjetër, duke denoncuar shkeljet e ligjit, bëhen drejtpërsëdrejti kontributorë mjaft të rëndësishëm, partnerë të Policisë së Shtetit, për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë.

Zv/ministrja Kuko shprehu se: “Jam këtu për një vizitë inspektimi në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për inspektimin e aplikacionit të Komisariatit Dixhital dhe gjithashtu të 112 – ës dhe kamerave të trupit.

Komisariati Dixhital është një aplikacion i cili i jep një përgjigje të shpejtë qytetarëve. Drejtori më informoi se raportimet vazhdojnë të jenë të larta dhe konstante, kështu që nxisim qytetarët që të vazhdojnë ta përdorin këtë aplikacion, sepse Policia do të jetë në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre.

Është shumë e rëndësishme që sisteme të tilla të përqafohen nga qytetarët, sepse dhe sot mënyrat e marrjes së informacionit janë të shumëfishta, dhe sigurisht teknologjia është sa më efiçente për të dhënë një përgjigje“.

Nga ana e tij, Drejtori vendor i Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit tek Komisariati Dixhital, duke i siguruar për ruajtje të anonimatit dhe reagim në kohë dhe të paanshëm.

Unë u bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta përdorin aplikacionin e komisariatit dixhital. Për çdo rast të raportimit të tyre, ne do të ruajmë anonimatin dhe do t’u japim zgjidhje në kohë problematikave që ata do të raportojnë“, tha Skënderaj.

Komisariati Dixhital është krijuar në Maj të vitit 2015.

Raportimet ndahen në disa kategori: parkime të gabuara/aksident, korrupsion, ndërtime pa leje, dhunë/armëmbajtje, vjedhje dhe ankesa të ndryshme

Për periudhën Janar – Shkurt 2018 kanë ardhur rreth 4907 raportime.

Nëpërmjet portalit të Komisariatit Dixhital qytetarë të ndryshëm kanë raportuar informacione të vlefshme për të cilat Policia e Shtetit i ka evidentuar dhe ka bërë të mundur, parandalimin e konflikteve, arrestime të shpërndarësve të lëndëve narkotike, parandalime të vjedhjeve, kapje të personave që qarkullojnë me armë etj”, vijoi Skënderaj.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ore nuk lane me kurva e prostituta pa bere zv. Ministre. Po ankohet klub shqiponja per mungese personeli. Sa vjece eshte kjo plera qe ka kaq eksperince per te bere ate detyre.

    • Po ti mor Ati Kryeplehra ku e gjen te drejten te ofendosh nje zonje te nderuar pa pasur asnje fakt. Fshehja pas nje nickname nuk te ben burre perkundrazi te shburreron o faqezi. Jazek kesaj fare hemafroditesh qe masturbohen psiqikisht neper blogje.

    • Ati yne qe ha kaq m.. do kesh shume kujdes kur leshon diarre psiqike ndaj njerezve qe nuk i njeh. Do kesh shume kujdes kur perdor fjale fyese per zonja te tilla. Do kesh kujdes o Ate se denoncimi per fyerje eshte nje hap larg, mos te te rreje mendja se je snajper anonim prapa tastieres. Kurve e prostitute qenka jot eme, qe ka nxjerre nje mllefaxhi e zullumqar si puna jote!!!

  • Per cfare duhet “Komisariati dixhital”?
    Se pari ky aplikacion ka fallcitetin se nuk i ka rubrikat ne shqip por anglisht,pra nuk eshte per shumnicen e popullit qe mund te jene edhge viktimat me te medha te mundeshme te shkeljeve qe duhen raportuar!
    Se dyti,ky aplikacion nuk pranon vidio por vetem foto,gje qe zvogelon shume te verteten e informacionit!
    Se treti, keni vene kamera neper kryqezime,por prap mbani policet rrugore,gje qe trewgon se keto kamera ose nuk funksionojne ose ne sallen operative luajne me letra!
    Se katerti,ne disa kryqezime jane vendosur tabela “Kujdes qytetaret”,por qe ne shumicen e rasteve nuk respektohen fare nga shoferet.
    Kush i kontrollon keto shkelje?
    Zj.ministre!
    Te ka vene partia thjesht se je militante e flakte,por qe nuk je specialiste per keto pune!
    Edhe ti del ne media sa per show sic del per dite kryeministri dhe kryebashkiaku!
    Provoje,te heqesh policet rrugore nga kryqezimet qofte edhe nje ore qe te vertetosh se sa efekt kane kamerat e vendosura aty e qe kane kushtuar miliona euro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *