Zv/Presidenti i PE: Mos e bëni hero, Kacifas ishte ekstremist

Ornela

Zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras, Dimitrios Papadimoulis u shpreh në një intervistë për mediat greke se minoritari që u vra në Gjirokastër ishte ekstremist dhe jo hero.

Sipas tij duhet të sqarohet nëse Kacifas mund të neutralizohej pa u vrarë.

Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjerët që ngatërrojnë këtë temë politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit.

 Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstremiste, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi. Në Athinë  dhe në Tiranë janë kundër dhunës, por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike, nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifa. Duhet të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë. Ky ping pong mund të përkeqësojë jetën e pakicës greke në Shqipëri“, tha Dimitrios Papadimoulis

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra. Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar.

Pala greke ka kërkuar drejtësi, ndërsa ditën e hënë do të vijnë një oficer i policisë dhe një zyrtar i ministrisë së Jashtme për të marrë informacion në policinë shqiptare. Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse çdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para tre ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KETU

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Popujt e krijuar artificialisht si pune “greqis” gjithmon kane pasur dhe do ken probleme. Shikoni izraelin nuk ka kurre paqe, shikoni “shtein e fundit islamik ISIS “ i treti pas “greqis” qe krijuan fuqit e medha, kurr nuk ka paqe

  • KUKU NONE!

    I bene rrush e kumbulla lekat e droges enveristet e Rilindjes per komunistet e Greqise, po edhe Mbreti e do qylin thonte nje fjale e urte,

    prandaj:

    Pse te mos fitoje ndonje lek badiava edhe fanatiku i Syrizes bolshevike greke, Dimitrios Papadimoulis qe eshte BOS i Coalition of the Radical Left ne Greqi nga Internacionalja Komuniste e Edvinit per te shpetuar nga Rezili qe po e ndjek kohet e fundit Kryeministrin tone Internacionalist hap pas hapi nga aferat mafioze me droge dhe ministra rendi e kryetare bashkie?

    sepse:

    Dihet qe per Internacionalen Komuniste vrasja e njeriut eshte:

    NJE PALO GJE PER REVOLUCIONIN BOTEROR

    • Po ti bajga inteloleshi , pse fut hundët e tua të lerosura e të qyrrosura në punët shqiptare ?! Ti je një bajgë serbo-greke ,që “parfumos” SHQUP-in !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *