Ultimatumi i pedagogëve Histori-Filologjisë për përmbushjen e pesë kërkesave me kryefjalë ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe mbështetjen e protestës së studentëve dhe bojkoti i disa studentëve të Juridikut është komentuar sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 nga zv.rektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera.
Ajo tha se Senati i UT e ka shprehur mbështetjen e studentëve për arsim më të mirë, ndërsa shtoi se: “Ligji nuk mund të shfuqizohet sot për nesër, duhet një kornizë ligjore, ajo që u shpreh në diskutime është se qeveria ka vullnet të plotë për marrjen e masave, për krijimin e një kornize të re ligjore dhe që do bëhet me të gjitha grupet e interesit. Pedagogët e UT kanë pasur mundësi të shprehen edhe me shkrim, për hir të së vërtetës nëse do konsideroheshin të rëndësishme disa pr/ligje në të kaluarën ne nuk do t’i kishim sot disa prej problemeve që kemi”,- sqaroi ajo.
Gentiana Kera sqaroi edhe bojkotin e mësimit në Fakultetin Juridik.
“Situata tek Drejtësia është pak më ndyrshe, atje po bojkotohet mësimin. Kjo nuk është zgjidhje. Fakti që një pjesë e madhe e studentëve vijojnë bojkotin do të thotë se situata është pak e paqartë, pra studentët kanë mendime të ndryshme. Unë nuk mund ta them se çfarë mendojnë studentët. Por dua të them se askush nuk mund t’ju kërkojë që të ngrihen për betejat e të tjerëve. Gështenjat nga zjarri s’mund të nxirren me duart e të tjerëve. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ajo, duke iu dhënë studentëve edhe mesazhin se s’mund të përdoren nga politika.
Sa për mendimin se studentët duhen nxjerrë nga fakulteti me polci, Kera shprehet kundër.
“Hyrja e policisë është rast delikat, s’kam kompetencë që ta thërras policinë. As e imagjinoj, aty duhet diskutuar deri në gjetjen e një zgjedhje. Hyrja e policisë nuk mund të bëhet. Zgjidhja duhet të jetë me kompromis”,- sqaroi ajo.
Kujtojmë që pedagogët i kanë lënë afat qeverisë datën 1 shkurt për realizimin e 5 kërkesave të tyre, ndryshme janë gati të bojkotojnë mësimin.
Kërkesat e pedagogëve
1.Mbështetje të protestës së studentëve
2.Shprehjen kundër Ligjit për Arsimin e lartë
3.Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor
4.Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin publik
5.Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve
v.l/ Dita

Pak e sak
VRASESIT E ARSIMIT- KRYEVRASESIT E SHQIPERISE !
– Askush nuk eshte mbi ligjin
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ngujimi, bllokimi, pushtimi apo zaptimi i objekteve publike e aq me teper arsimore e akademike nga nje grusht studentesh Gardiste te Kuq te politikes antishqiptare te Saleh Ramollah Berishes, Like Floririt e co…. eshte krim qe denohet rende ne cdo vend demokratik.
Te shperdorosh aspiratat e studenteve per te drejta e kerkesa te aresyeshme per qellime te mbrapshta djallezore politike me synim destabilizimin e vendit, per sabotimin, vonimin dhe minimum e Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, ne nje kohe qe Qeveria ka plotesuar dhe tejkaluar 8 kerkesat e studenteve, te pengosh me urdherat e Argita Berishes dhe parate e pergjakura te Gerdecit dhe Lalezit te Mona Cizmes procesin e shkollimit te shumices se studenteve te tjere nga nje grusht mercenaresh dhe Gardistesh te Kuq te Sali, Lulush, Mona, Petrit Noke Stanishicit e co… eshte krim i rende!
Askush nuk eshte mbi ligjin!
Aq me pak kryebanditet qe plepizuan, vitrinizuan, kristalizuan dhe kthyen Universitetet ne fabrika diplomash per asgjekundi dhe ne shitore titujsh shkencore sipas antiparimit“ kush paguan me shume” apo sipas ofiqeve politike te vrasesve te arsimit dhe shkollimit !
Vrasesit e aresimit dhe shkolles shqipe jane kryevrasesit seriale te mbi 13 fishte te Shqiperise ne keto 28 vjet!
Jo vetem vrases te se kaluares, te sotmes por edhe te se ardhmes se Shqiperise !
Ata duhen ndeshkuar dhe denuar si vrases sériale te shqiptareve dhe Shqiperise !
Jo vetem me burg te gjate por edhe konfiskim te cdo qindarke e pasurie qe vjedhur e plackituar shqiptareve, perfshi studentet e familjet e tyre nga kjo bande kriminale vrasesish te Shqiperise me ne krye Sali Berishen, Like Floririn, Lulush Karabush Fazlicin, Mona Cizme Lalezin, Petrit Vasil Shkollperlumin, Fatmir Xen Gerdecin, Mul Noke Stanishicin e korporaten e krimit dhe korrupsionit qe e korruptuan edhe vete fjalen korrupsion me mega korrupsionin e tyre te shfrenuar !
Ketu ne Ameriken e Veriut nuk guxon studenti te zaptoje e pengoje mesimin e as te bej thirrje per bojkot se ja tregojne Vendin.
Ku e gjej në kete super demokraci keta halabake pa respekt ndaj ligjit, ndaj pedagogrve e ministres.
Jane te organizuar pikerisht tani qe Po ndertohet Spak!