“Fillova të merrja shumë telefonata nga miqtë e mirë në Ukrainë. Me tregonin se rusët po afroheshin, se lufta ishte shumë pranë. Një ditë më parë kisha firmosur rinovimin e kontratën me Dinamon dhe isha shumë i lumtur, pasi ishte një qytet ku jam gjendur gjithnjë mirë. Për fat të keq realiteti mu përplas në fytyrë, mendoj se mora vendimin e duhur.
Telefonova menjëherë agjentin tim dhe i thashë të fliste me drejtuesit e Dinamos sepse doja të largohesha menjëherë nga Rusia, sa më shpejt të ishte e mundur. E përsëris, ishte e pamundur që qëndrojë në një vend që po vriste njerëzit në vendin tim dhe që po shkatërronte vendin tim”, u shpreh ndër të tjera Voronin.
a.m/dita

Andrei Voronin meriton respekt dhe nder!
Eshte personalitet, qe mban qendrim dinjitoz…
Rrofte Ukraina e Lire!
Poshte fashistet rusë!