Zvicër, evakuohet stacioni qendror i Lozanës pas alarmit për bombë

Gazeta Dita

Stacioni qendror i Lozanës në Zvicër u mbyll për shkak të një kërcënimi me bombë, pasi në vendngjarje u gjet një valixhe e dyshimtë, raportojnë mediat lokale duke cituar policinë.

Objekti i dyshimtë u zbulua në stacionin qendror të Lozanës të dielën pasdite, njoftoi media zvicerane.

“Është një valixhe e braktisur”, citon gazeta Tribune de Geneve Christian Christian Bourquenoud, zëdhënës i policisë Vaudoise.

Hapësirat e stacionit të trenit janë mbyllur nga policia dhe ekipet e çaktivizimit të bombave kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar valixhen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *