Drakula nuk është kthyer, por një rast i Zvicrës na paralajmëron të ruhemi nga lakuriqi i natës. Autoritetet zvicerane në fakt kanë raportuar një rast infektimi nga virusi i tërbimit të një kafshe, në kantonin e Neuchatel në Zvicër. Ky është rasti i parë i regjistruar në 15 vitet e fundit.
Burri e kishte gjetur gjitarin të dobësuar dhe të çorientuar, në një trotuar pas rrëzimit dhe ishte afruar për ta ndihmuar atë duke e lënë të lirë. Ky xhest i dhembshurisë ndaj një kafshe jo gjithmonë shërben për mirë. Teksa burri u përpoq ta lëshojë, lakuriqi i natës e kafshoi në gishtin tregues, para se të ngordhte.
Kafshimi ishte mjaft i thellë, personi shkoi në spitalin e Neuchatelit, ku iu dha një trajtim parandalues kundër virusit të tërbimit. Edhe pse tërbimi është sëmundje në zhdukje, në lakuriqët e nastës kjo sëmundje e frikshme ndodh të shfaqet.

Edhe Rama kur doli piskuriq terboi plazhin