Zviceranët promovojnë: Një kartolinë nga Gjirokastra

Elton Tafaruci

Kushdo që udhëton në tokën e shqiptarëve, ka mundësi të shikojë shumë gjëra, ndër to shikon se shqiptarët janë mes migrimit në Europë dhe shpresës se Europa po vjen në Shqipëri.

Në reportazhin e redaktorit të gazetës zvicerane “St.Galler Tagblatt” tregohet historia e vendit tonë, i cili konsiderohet një vend i vogël, që gjatë 2000 viteve të shkuara “ka ecur” krah grekëve, romakëve, osmanëve, fashistëve italianë.

“Të gjithë këto vende, kanë përjetësuar veten në tablotë e qyteteve, kështjellat, tempujt, kishat e xhamiat”- shkruan autori.

“ Ngado të ecësh, shikon se punohet me zell rreth përmendoreve kulturore, në ndërtimin e një infrastrukture turistike. Gjirokastra është vetëm një shembull për atë se çfarë ofron Shqipëria nga kultura e saj e pasur.

Qyteti i lindjes i diktatorit Enver Hoxha është veç kësaj, një vend i sinqertë. Në muzeun e Gjirokastrës mund të shohësh edhe atë që në vende tjera zakonisht fshihet nga turpi: arsyen përse Shqipëria për shumicën e turistëve evropianë – të cilët ajo i dëshiron kaq shumë – vazhdon të mos jetë një destinacion turistik. Vendi e ka mbijetuar izolimin brutal 50 vjeçar të Enver Hoxhës. Pikërisht aty duhet të ketë rrënjët mikpritja e pashembullt dhe çiltërsia e banorëve të Shqipërisë.”- shkruan autori.

Nga ana tjetër, reportazhi zviceran thotë se, në rast se një turist nis udhëtimin e tij në Shqipëri nga Gjirokastra, diçka do ju bëhet shumë e qartë: Shqipëria është një vend që ia vlen ta vizitosh”./MONITOR

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *