Zviceranët pyesin UEFA-n dhe FIFA-n: A mund të na marrë Kosova Shaqirin dhe lojtarët e tjerë?

Elton Tafaruci

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA gjatë këtij muaji, padyshim se është tema kryesore jo vetëm në rajon, por në gjithë Evropën.

Vendet që në kombetaret e tyre kanë futbollistë me prejardhje nga Kosova, veç se kanë filluar të shqetësohen. E pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, kë mund të prek më shumë se shtetin e Zvicrës.

Gazeta ‘Blick.ch’ ka dalë me një speciale ditën e sotme, ku shtron pyetjen nëse pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, futbollistët me prejardhje nga Kosova do të ndryshojnë perfaqesuesen.

“A munden lojtarët si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe të tjerët të ndryshojnë përfaqësuesen?. Të grumbullohen për kualifikimet për Botërorin e Rusisë për Kosovën dhe jo për Zvicrën”, është pyetja që nga ngritur sot gazeta e njohur zvicerane. Rreth kësaj ‘Blick’ ka kontaktuar edhe UEFA-n dhe FIFA-n.

“Për këtë pyetje ju duhet të kontaktoni FIFA-n”, është përgjigja që gazeta ka marrë nga UEFA. “Pasi UEFA të merr vendim, organet përkatëse të FIFA-s do të diskutojnë për hapat e ardhshëm”, është përgjigja që ‘Blick’ ka marrë nga FIFA.

Ajo që frikëson gazetën dhe zviceranët, janë deklaratat e vet futbollistëve të thënë pak vite më parë, përfshirë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

“Nëse Kosova krijon përfaqësuese, unë do ta vlerësojë situatën e re”, ka thënë Shaqiri tre vite më parë. Ndërsa Xhaka pati thënë se kur të vije kjo kohë, do të mendojë për atë.

“Mundësia është e madhe që Shaqiri dhe kosovarët e tjerë të luajnë për Kosovën, nëse ata më të vërtet duan”, pati thënë në vitin 2014 Walter De Gregorio, një drejtor i medias në FIFA.

‘Blick’ në fund cek edhe shpesën e madhe që ekziston te kosovarët se Shaqiri dhe të tjerët do të veshin fanellën e Kosovës, siç kishte ndodhur në vitet e 90-ta kur u shpërbë Jugosllavia, dhe lojtarët kishin mundësinë e zgjedhjes mes Kroacisë, Bosnjës dhe Sllovenisë. Federata Zvicerane më 3 maj do të votojë pro pranimit të Kosovës në UEFA, dhe këtë e ka konfirmuar sekretari Alex Miescher.

“Qeveria zvicerane ishte ndër të parët që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ne do të votojmë për njohjen e Shoqatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Miescher

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *