Zviceranët votuan masivisht sot pro një ligji mbi shërbimet sekrete, që i autorizon të përgjojnë komunikimet telefonike dhe aktivitetet në internet, sipas vlerësimeve të para të referendumit.
Ata kanë thënë “po” në nivelin 66 për qind në referendum, sipas vlerësimit të publikuar në televizionin zviceran nga Instituti i Sondazheve “gfs.bern”, pas mbylljes së qendrave të votimit.
Ky vlerësim ka një marzh gabimi +/ 3%. Ky referendum zhvillohet në kuadër të rritjes së kërcënimit terrorist në Evropë.
Në fakt sondazhet gjatë fushatës kanë parashikuar gjithnjë për “po”, por në votim janë tejkaluar këto parashikime që ishin mes 53 dhe 58 për qind.
