Sipas INSTAT, shtetasit zviceranë kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme hyrjet në Shqipëri përgjatë katërmujorit të parë të 2019. Krahasuar me periudhën janar – prill 2018, hyrja e shtetasve nga Zvicra në Shqipëri është rritur me 29.5 %.
Për këtë periudhë të vitit 2019, Shqipëria është “vizituar” nga 9.530 shtetas zviceranë, ndërsa për po të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër ishte 7.358.
Referuar INSTAT-it, numri total i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2019 është 1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
e.t./dita

Shqipet me shoket e tyre