Shqiptarët më të palumturit në Europë. Raporti i Lumturisë na rendit në vendin e 105, Finlanda dhe Danimarka vendet ideale për të jetuar

Rovena Cerka

Shqipëria ka indeksin më të ulët të lumturisë në rajon dhe ndër më të ulëtit në Europë sipas raportit të Lumturisë në Botë të vitit 2020.

Të dhënat e marra në periudhën 2017-2019, tregojnë se Shqipëria renditet e 105-ta nga 153 vende. Të vetmet vende europiane më poshtë janë Ukraina dhe Armenia.

Sa i përket rajonit, Maqedonia e Veriut renditet e 90, Bosnja dhe Mali i Zi respektivisht 69, 70 ndërsa Serbia e 64. Kosova renditet shumë më lartë, në vendin e 35-të.

Indeksi i Shqipërisë vlerësohet 4.88 nga raporti i cili tregon se gjatë tre viteve ai ka rënë me 0.65, një nga më të lartat në botë. Duke marrë parasysh vlerësimin aktual, Shqipëria llogaritet të ketë humbur 25 vende në renditje.

Raporti i Lumturisë në Botë është një botim i Kombeve të Bashkuara. Ai përmban artikuj dhe renditje të lumturisë kombëtare, bazuar në vlerësimet e të anketuarve për jetën e tyre, të cilat raporti gjithashtu i lidh me faktorë të ndryshëm.

Raporti Botëror i Lumturisë 2020, i lëshuar më 20 Mars, 2020, rendit 156 vende bazuar në mesataren e tre sondazheve vjetore të bërë midis 2017 dhe 2019. Raporti i vitit 2020 fokusohet veçanërisht në mjedis – social, urban dhe natyror, dhe përfshin lidhjet midis lumturisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Finlanda renditet si vendi më i lumtur në botë për të tretin vit radhazi. Ajo pasohet nga Danimarka, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. Afganistani mori rezultatin më të ulët, me Sudanin e Jugut dhe Zimbabve. Përveç renditjes së vendeve, ky është viti i parë që Raporti Botëror i Lumturisë rendit qytetet. Qyteti më i lumtur në botë është Helsinki, kryeqyteti i Finlandës. Raporti tregon se renditja e lumturisë së qyteteve është pothuajse identike me atë të vendeve në të cilat ndodhen.

Sa i përket Tiranës ajo ka lënë mbrapa vetëm dy qytete europiane, Prishtinën dhe Kievin.

Tirana renditet e 126-ta nga 186 vende të analizuara në raport. Gjatë tre viteve të fundit indeksi i lumturisë së qytetit është rritur me 0.3 ose 20 vende.

Për të lexuar raportin e plotë klikoni KËTU.

c.r / dita

Share This Article
11 Comments
  • Po prandaj dalin Sondazhet e italianit “pro” Rames se jemi me te “ lumturit” nga fundi

    Edhe thuaj pastaj qe nuk prodhohen sondazhet nga zura e Lali permjErit

  • Joo mo , ja fusin kot.
    Ne jemi te gjithe te lumtur e te kenaqur. Pa le kur vjen vera dhe vijne emigrantet, T gjithe flasim per milionat qe fitojme> ATa te shkretet na besojne
    Ne fakt, ata na duken si specie te vuajtura qe punojne dhe nuk behen dot te pasur, kurse ne ktej gjithe diten ne kafene dhe xhirojme miliona me celulare…
    Ne fund…kush te ike i pari se s’ka leke per te paguar as kafen…

  • Nese nuk na jepet perkufizimi se çfar eshte lumturia eshte e pa mundur qe te gjykojme . Po nuk percaktuam se ç’eshte nuk kuptohet se per çfar po flasim. Epicuri ka thene diçka per lumturine 2500 vjet me pare . Te tjeret me pas kane ardhur verdalle per ta percaktuar me thenie te ndryshme . Sipas meje lumturia eshte e pa mateshme me mjete rracionale duke qene se ajo eshte irracionale . Ja psh nje fjale e urte thote ” Edhe ne nje kasolle ka vend per lumturi sa edhe ne nje pallat mbreteror.” Lumturia eshte gjendie shpirterore me shume se gjendie ekonomike . Kam frike se sondazhi i ngateeron keto te dyja .

  • Nj e gje eshte e sigurte ,mund ta shikoje cdo njeri pervec politikaneve! Shqiperia kurre me pare nuk ka qene kaq mire,kaq e paster, rruge te mira me standarte! Kush nuk i shikon eshte qorr i Saliut i Likes dhe eshte idiot!

  • Por, ky lajm nuk eshte GOJE E LIGE.
    Palumturia ne vetvete te shtyn ta cosh kete raport ne kategorine goje te liga, sic e keni vendosur. Simptome palumturia eshte edhe kjo qe beni ju, me kete kategorizim, njelloj sic eshte simptome gjuha e shturrur apo ironike, ose e ashtequajtura “satire politike” qe mundohet te beje njera pale. Kjo lloj gjuhe e vazhdueshme i ben qe njerezit edhe kur qeshin, te qeshin nga halli. Kjo eshte e kunderta e nje gjuhe serioze, ku e qeshura vjen me dike qe e kuton pse po qesh, pra eshte nivel i arritur dhe mund te qeshesh per dike qe kerkon te kaloje nivelin. Ne baze te ketyre bejne vleresime keto rapote e studime te huaja serioze. Vetem se halli i palumturise tone eshte qe jemi aq te mbyllur saqe mendojme apriori qe do t’ia kene futur kot per vendin tone, por per te tjeret e kane sakte.

  • Allbania urupiane keshtu eshte

    shkemb graniti.

    per te keqija e para

    per te mira e fundit.

    kjo dihet, mos na lodhni kot me kto sondazhe

  • Ne cilin vend hidhen me shume nga ballkoni, pine bar miu, hedhin litarin qafes…
    Ne cilin vend me shume psikopatet nuk jane ne spitale por ne rruge madje politike
    Horrat u bene politikane dhe te mencurit u perzune rrahen e u vrane.
    Ne cilin vend robi i lutet tjetrit ti haje mutin qe ti sherbeje me punen qe ja ka paguar 8 miljon
    Ne cilin vend qeverriu zotohet per zgjedhje te botoje abetare anglishte kur krimi ka vene nen kembe popullaten. Ku qeverriu nxit emigrimin jashte, Ku gjygjtari eshte biznesmen i klientave dhe kriminelin e le jashte te ndershmin e fut brenda te vetevritet nga depresioni.

    • Jane disa nga kushtet franc+holland

      per integrim.

      Te tjerat jane;

      Te behen 30% pederaste dhe

      te vazhdojne karrierat masivisht si

      trafikant droge

      Rrofte allbania urupiane

  • PO C’A THU O GAZETA DITA?

    Shqypnia ishte vendi i pare me lumtur ne Bote ne Kohen e Qepes te Enverit me tollona dhe bunkere, dhe ishte kandidat-deputja e Edi Rames, Luljeta Bozo qe qe e vulosi kete gje ne faqet e gazetes tuaj.

  • Po te kishte te lumtur nuk do braktisej vendi ne kete menyre?Aty ku Korrupsjoni eshte pjese e pandare e jetes shqiptare?Sapo shikoja nje emisjon te TV Klan ku nje ushtar i UCK me emrin Gezim Shkodra kerkohej nga ish komandanti i tij kosovar per ta takuar pas shume vitesh.Nder te tjera ai tregoj se ishte martuar me nje kosovare prej 11 vitesh por nuk ja jepnin shtetesine shqiptare gruas se tij.Kur e pyeti moderatorja Arbana Osmani se pse nuk ja japin ai u pergjigj:kam shkuar ne polici te shkodres por me kane kerkuar leke!cfare te thuash me teper ne per kete vend?dhe eshte viti 2021!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *