Zvicra do i kthejë popujve respektivë thesaret e diktatorëve

redaktor

Muamar Gadafi, Mobutu Sese Seko, Jean Claude Duvalier, Ferdinando Marcos nuk kanë të përbashkët vetëm faktin që ishin mes diktatorëve më të dhunshëm në histori. Ata gjithashtu kanë pasur llogari bankare në Zvicër, llogari të mbushura nga paratë e vjedhura popujve të tyre.

Një njollë që Zvicra e mban prej dekadash, por që mund të shlyhet nga ligji më i ri në këtë vend, që i jep më shumë fuqi qeverisë që të lirojë dhe konfiskojë llogaritë e politikanëve problematikë dhe kthimin e pasurisë së diktatorëve tek shtetet e origjinës.

Ministria zvicerane e Drejtësisë thotë se në bankat e federatës janë rreth 5 miliardë franga zvicerane që i përkasin politikanëve që kanë pasur probleme ose pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë. Një shifër e vogël, nëse marrim parasysh se bankat zvicerane strehojnë rreth 2400 miliardë, por sidoqoftë përbën një dëm të madh të imazhit të vendit.

Ligji i ri e vendos tashmë Zvicrën në pararojë të luftës kundër parave të pista. Një prej ndryshimeve kryesore është neni që thotë se në rast parash që dyshohet se vijnë nga krime, nuk i takon më autoriteteve zvicerane të vërtetojnë këtë, por zotëruesve të tyre të vërtetojë të kundërtën. Qeveria kështu e ka shumë më të lehtë të bllokojë dhe sekuestrojë llogaritë e dyshimta.

Lista e personazheve të diskutueshme që kanë të bëjnë me bankat zvicerane, veç atyre që u përmendën, përfshin ish-liderin tunizian Ben Ali, ish-presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministrin indonezian Naxhib Razak madje edhe vajzën e kryeministrit uzbek.

Pavarësisht këtij ligji radikal, ekspertë të shumtë thonë se Zvicra ka ende punë për të bërë, pasi edhe ky ligj i ri nuk frenon fluksin e madh të parave që hyjnë në bankat zvicerane, të cilat shpesh pranohen pa pyetje të tepërta.

Share This Article
9 Comments
  • Le te investigojne edhe LEKAT e depozituara nga familja e diktatorit Enver Hoxha dhe bandes se tij kriminale qe vodhi buxhetin e Shqypnise per 50 vjet me radhe dhe qe ishte me i rafinuar se diktatoret dudume te Azise dhe Afrikes.

  • *****Na rrofshi trapin, te dy, edhe inteelektuali ,dhe ky me emrin po….!.Pasuria e E.Hoxhes ishte investuar ne ndertimin e shqiperise se re socialiste ,ne shkollimin dhe arsimimin 100% te popullit pa dallim rrace ,kombesie,krahine ,ideje .Ne ndertimin e uzinave ,fabrikave,ne industri mekanike deri te furrat e shkrirjes qelikut ,ne industrine elektrike , elektromekanike ,elektronike ,kimike dhe petrokimike ,ne universitete deri te akademia e shkencave ,ne arte dhe ne ansabmle popullore brilante qe shkelqenin ne bote,Pasuria e E.Hoxhes u stmpua ne bujqesi ,ne kanalizime dhe fusha pjellore te shqiperise ku prodhohej buka ,ne mbrojtjen e vendit si detyre numur nje ,( detyre mbi detyrat )I investoi ne pyjet madheshtore ,dhe lumejte e vendit ,I investoi ne hidrocentralet madheshtore qe populli te kishte drite te perhershme.Ai nuk vodhi kurre CEZ-in me milarda leke siç vjedhin sot kjo shtrese politikan-qenesh .E.Hoxha kurre nuk mbante lekun ne gjep kete e dine te gjithe botrisht edhe njerzit me te afert qe sherbenin atije ,edhe ishe guzhinjeri personal qe tani nuk jeton me e perseriste shpeshe .Pasuria me e madhe e E.Hoxhes ishte edukimi I popullit ,shkeputja nga injoranca mesjetare ,zhvillimi dhe ngritja kulturore e njeriut te ri,ngritja e moralit popullit per ti sherbyer gjithmone atdheut tone te dashur. Forcimi I atdhut dhe popullit.Kurr nuk ka pasur si qellim pasurimin vetiak apo familjar,pasurimi dhe vjedhja u sherben sot ketyre katilave borgjez te rije qe per 24 vjet vodhen te gjitha pasurite e kombit,deri te banka e shqiperise.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##

    • Skifter !

      Big Like !por me nji verejtje ; [ politikan – qenesh ]…qente jane krijesa me besnike qe eshte krijuar prej Zotit,prandaj ,mos i barazo me keta [hijena] ,sepse i ofendon rende !

  • O STIFTER JEMI NE DEMOKRACI KU SECILI SHPREH MENDIM E TIJ DHE TE PAVARUR ASHTU SIC AI E MENDON DHE PA OFENDUAR ASKEND PRANDAJ MERRE DHE KUROJE ATE EDUKATEN TENDE TEK SALI BEJ BERISHA.

  • E.Hoxha nuk ka vjedhur asnje leke,ai punoi per popullin duke ndertuar vepra.Saliu,Luli e KO ne PD kan bere NAMIN ne kete vend duke vjedhur e vrare me shume se Hitleri,Stalini etj.

  • Ky vendim i fundit i qeverise zvicerane do te jete nje tjeter fitore per figuren morale te Enver Hoxhes. Ky vendim po vjen ne nje kohe te pershtatshme, per te vene ne dukje akoma me shume kontrastin e Enver Hoxhes me me tufen e injoranteve te babezitur qe soli ne krye te Shqiperise Ramiz Alia. Nuk bien malet nga shpifjet banale te Sali Vicidol injorantit.
    Popullit shqiptar kjo do t’i provoje edhe nje here se udheheqesi i tij luftoi ter jeten si nje patriot dhe politikan i madh shqiptar e per Shqiperine.
    Everteta dhe e drejta menon por nuk harron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *