Interpol Tirana ekstradoi sot nga Zvicra një shqiptar të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Shtetasi Benc Toska, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr.529, datë 21.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndryshuar me vendimin nr. 1020151209, datë 21.05.2015 të Gjykatës së Apelit, Durrës, në bazë të së cilit shtetasi i lartpërmendur është dënuar me 4 vjet e 12 ditë në burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike“, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
