Zvicra financon për teknologjinë dhe kualifikimin

Dita

Përdorim të teknologjisë së fundit dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të borxhit publik.

Ministria e Financave dhe qeveria Zviceriane firmosën marrëveshjen, që ka të bëjë me financimin e projektit për instalimin e versionit të 6 të programit të menaxhimit të borxhit dhe analizës financiare (DMFAS). Në fjalën e tij, ministri Shkëlqim Cani theksoi, se projekti synon mirëmenaxhimin e borxhit dhe mbështetet në faktin se do t’i jepet mbështetja e duhur kualifikimit të punonjësve që merren me këtë sektor.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf duke vënë theksin në faktin se shumë vende në rajon kanë në këto momente sfidë rritjen e borxhit pubik, del e nevojshme të mësojmë si të merremi më mirë me këtë cështje.

Kontributi zvicerian për fuqizimin e kapaciteteve të menaxhimit të borxhit publik është rreth 450 mijë dollarë. Përmes këtij programi do të bëhet e mundur edhe një lidhje më e mirë e borxhit të brendshëm e atë të jashtëm, si dhe jep element më të qartë e mirëstudiuar lidhur me risqet. Ministria e Financave ka hartuar një program afatgjatë deri në 2020 për përmirësimin e financave publike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *