Zvicra gati planin, 2500 franga në muaj për çdo qytetar punon apo jo

Elton Tafaruci

Zvicra pritet të votojë propozimin përmes të cilit Qeveria do të paguajë të gjithë banorët me nga 2.500 franga në muaj, pavarësisht nëse punojnë apo jo.

Nëse plani realizohet, Zvicra do të jetë vendi i parë në botë që ofron të ardhura mujore të garantuara dhe ky shtet tashmë është edhe shteti i parë në botë që do të votojë për këtë.

Ideja që është hedhur poshtë nga një grup intelektualësh, të cilët insistojnë se njerëzit nuk do të duan të punojnë më, nuk ka marrë vëmendjen as të politikanëve të krahut të djathtë dhe as atij të majtë.

Qeveria zvicerane pritet që të votojë këtë iniciativë në qershor.

Arsyeja prapa këtij plani është që të thyhet lidhja mes punësimit dhe të ardhurave, ku njerëzit do të kishin të ardhura të garantuara mujore pa marrë parasysh nëse punojnë ose jo.

Propozimi është i bazuar në një anketë të kryer nga ‘Instituti Demoscope’, i cili raportoi se shumica e shtetasve zviceran do të vazhdonin të punonin, ose të kërkonin punë, edhe nëse të ardhurat e garantuara mujore do të aprovoheshin.

Anketa vuri në dukje gjithashtu se vetëm 2% e njerëzve thanë se nuk do të punonin më, përderisa të tjerët thanë se do ta përdornin këtë mundësi për të fituar më shumë.

Ky plan do t’i kushtonte qeverisë rreth 208 miliardë franga zvicerane në vit.

Share This Article
2 Comments
  • “Qeveria zvicerane pritet që të votojë këtë iniciativë në qershor.”
    a me të vërtetë e keni aaaaaaaaaa??
    e filloni me “Zvicra pritet të votojë propozimin përmes të cilit Qeveria do të paguajë të gjithë banorët me nga ….”pra sipas jush zvicra qënka qeveria dhe se qeveria do të votojë në qershor për të detyruar vetveten për të paguar 2’500 sfr në muaj për gjithkënd??
    sipas ju debilave që me llogjikën nuk keni lidhje,qeveria zviceriane me 7 ministra(këshilltarë federalë)duhet të presë deri në qershor për të votuar??
    jo or jo!!është referendum popullor dhe jo inisiativë qeveritare!!populli do të votojë dhe jo qeveria!!
    sidoqoftë është një referendum që nuk ka asnjë shans që të fitojë ana që ka bërë propozimin!!kam biseduar me shokë të mi dhe të gjithë kanë dhënë një vlersim negativ!!zvicra është vëndi me papunsinë më të ulët,ndoshta në botë!nën 4%!ka kantone që nuk e kapin 1%shin,kështu që askush nuk ka interes të japë para kot!!si thuhet dhe më lartë, kalimi i një inisiative të tillë do të bënte që shumë njerëz të mjaftoheshin me këtë rrogë të siguruar duke fjetur!!për pasojë do të kishim një rëndim për pjesën tjetër që do të punojë!!dikush duhet të prodhojë për të aritur të paguhet tërë ajo masë parash!!
    një gjë e tillë është akoma shumë herët për tu praktikuar!!kjo mund të ndodhë,ose të mendohet që të ndodhë të paktën jo përapara 20-30 vitet e ardhëshme(nëse gjithçak shkon kështu si po shkon,mirë),kur prodhimi të jetë informatizuar,robotizuar të paktën në 75-90% të prodhimit!!
    kjo inisiativë është një çmënduri momenti që do të bëjë të ëndërojnë pak njerëz!!

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *