Ushtria Zvicerane i ka kërkuar falje autoriteteve ushtarake franceze pasi helikopterët ushtarak të saj kishin marrur ujë nga një liqen në Malet Jura, për të freskuar lopët në zonat e prekura nga thatësirat.
Operacioni i cili ka filluar javën e kaluar i shkaktuar nga vala më e rëndë e të nxehtit që nga viti 2003, ka aktivizuar helikopterët ujë-tërheqës, për të përmbushur nevojën e ujit për lopët e bllokuara në viset e thella malore. Pesëdhjetë e tre metra kub ujë janë marrë matanë kufirit francez, në Liqenin Rousses.
“Ushtria zvicerane kërkon falje për autoritetet lokale dhe rajonale, si dhe popullatës në fjalë dhe turistëve për mosbindjen e shkaktuar,” thuhet në një deklaratë të lëshuar ditën e hënë nga autoritetet e mbrojtjes në Zvicër.
Autoritetet kombëtare franceze e kishin konfirmuar kërkesën për fluturimin e ushtrisë zvicerane në territorin francez, por “forcat ajrore zvicerane e kishin keqinterpretuar këtë njoftim si një autorizim për të nxjerrë ujë nga Liqeni Rousses “. Që në fakt, për shfrytëzimin e ujit do të duhej autorizimi i autoriteteve lokale franceze.
Një zëdhënës i ushtrisë zvicerane, marrja e ujit nga liqeni francez u kishte kursyer 15 minuta në kohën e fluturimit kundrejt udhëtimit për në liqenet e tjera zvicerane.
Kur ka filluar programi ishte vlerësuar se rreth 20.000 lopë kishin nevojë për ujë. Rreth 2.000 m3 ujë ishte shpërndarë gjatë javës së kaluar. Operacioni ushtarak pritet të vazhdojë deri 4 gusht.

kishin marre uje, dhe jo kishin marrur
Ketu fillon Europa.E ka emrin korrektese.Greqia e perdor territorin Shqiptar si halene e vet,;Nderron emrat e vendbanimeve, (Toponimet),mesyn territorin duke masakruar rojet kufitare ne Peshkepi,vjedh reren e bregdetit,ndryshon kufijte detare,ysht rekrute me dyshtetesi per pretendime territoriale dhe per keto jo qe s`kerkon falje,por kerkon llogari.