Zvicra ndalon zyrtarisht “shqiponjën” për shqiptarët

redaktor

Te Kombëtarja zviceriane e futbollit, futbollistët me origjinë shqiptare që militojnë në përfaqësuesen helvete nuk do të festojnë më me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli.

Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh u bë zyrtar nga Valon Behrami, i cili është një prej 5 lojtarëve me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës .

Përpara ndeshjes kualifikuese për Euro 2016 me Lituaninë të cilën Zvicra do ta zhvillojë këtë të shtunë u organizua një takim ku morën pjesë kapiteni Gokhan Inler, mbrojtësi Stefan Lishtainer si dhe Xherdan Shaqiri e  Valon Behrami, dhe në këtë takim u vendos që për respekt të vendit që ata përfaqësojnë, futbollistët me orgjinë shqiptare gjatë angazhimit të tyre me kombëtaren helvete në asnjë rast nuk do të festojnë me gjestin e shqiponjës pas shënimit të një goli, raporton Sport News.

Ky fakt u konfirmua nga gazeta zvicerane Blick, e cila e vë theksin në fjalët e mesfushorit Valon Behrami.

29-vjecari i Hamburgut në një intervistë të dhënë për të përditshmen zvicerane është shprehur se në këshillin e lojtarëve të mbajtur sëfundimi futbollistët e kombëtares kanë vendosur se në respekt të vendit që ata përfaqësojnë si dhe të tifozëve, nuk do të bëjnë më asgjë gjest që mund të mos u pëlqejë fansave.

“Duke filluar që nga ky moment ne nuk do të kemi më probleme të këtij lloji” deklaron Behrami për Blick.

Tema e festimit me gjestin e shqiponjës është diskutuar gjerë e gjatë në kombëtaren helvete pasi së fundmi, të prekur edhe nga ngjarjet që ndodhën në Serbi-Shqipëri, dy futbollistë shqiptarë sic janë Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami e kanë festuar me gjestin e shqiponjës shënimin e një goli në skuadrat e tyre./b.l

Share This Article
9 Comments
  • Zvicra eshte mbushur me zezake e jevgj qe nuk kane asnje shenje dalluese. Shqiponjen nuk ka asnje shtet dhe bir kurve ne bote t’a ndaloje ne fluturimin e saj, ajo eshte mbreteresha e qiellit, eshte triumfi i lirise dhe madheshtise.

  • Te gjejne nje menyre tjeter per te festuar shenimin e golit. p.sh. te imitojne shqipojnen ashtu sic e imitonte valltari i njohur Besim Zekthi kur kercente vallen e shqipes…

  • plotesisht e drejte. ne ndeshjet me ekipin kombetar qe kane zgjedhur nuk ka arsye, ndryshe nga ndeshjet me ekipet e tyre.

  • S’kemi fare pse te diskutojmë dhe të shqetësohemi, sepse ata nuk janë shqiptare, janë një fare hibridi pa atdhe, njësoj si ata qe luajnë me Francën, qe nuk këndojnë dot Marsejezën. Nuk janë shqiptare, është një shprehje “mercenarë” a “bedel”.

  • Ja fusin kot. Edhe ne sport duan te na poshterojne. Po cfare te keqe ka aman. Po kur futbollistet me fame boterore bejne kryq I bie qe duhet ndalu edhe kjo se sduhet te perziejme sportin me fene?????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *