Me një diferencë të ngushtë prej 19 mijë votash (50,3% të votuesve), nëpërmjet një referendumi kushtetues zhvilluar të dielën e shkuar, zvicerianët vendosën të ndryshojnë rrënjësisht politikën e emigracionit në shtetin e tyre. Tanimë Ligji Themeltar i Konfederatës Helvetike, do të parashikojë një nen të ri (121a) i cili do rivendosë rregullin e kuotave vjetore. Si rrjedhojë Konfederata, çdo vit, do duhet të caktojë se sa punëtorë të huaj do mund të kalojnë ligjërisht kufirin në funksion të “interesave globale të ekonomisë zviceriane” duke respektuar “principin e preferencës për zvicerianët”. Me fjalë të tjera, këtej e tutje, do jetë tregu i punës ai që do kushtëzojë tavanin vjetor të emigrantëve: vetëm nëse oferta vendase nuk do jetë e mjaftueshme, atëhere do pranohen shtetas të huaj.
Kjo risi, që në pamje të parë duket logjike në një kohë krize, rrezikon të djegë të gjitha urat ekonomiko-tregtare dhe të përmbysë raportet Zvicër-BE, duke fshirë papritur rreth 15 vite bashkëpunim intensiv dypalësh. Efekti “domino” është real sipas mekanizmit të mëposhtëm. Referendumi i miratuar pak ditë më parë nuk dallon midis “të huajve”: italianët, gjermanët apo francezët do trajtohen njëlloj, si përshembull, shqiptarët. Në këtë mënyrë Konfederata do jetë e detyruar të tërhiqet nga tratakti me BE-në (firmosur në 1999-tën dhe ratifikuar me referendum në 21 maj 2000) që parashikon lirinë e qarkullimit, punësimit dhe banimit të shtetasve të Bashkimit Europian në Zvicër (aktualisht më shumë një milion) dhe anasjelltas (rreth 450 mijë). Por nëse kjo ndodh, nëpërmjet klauzolës së ashtuquajtur “gijotinë”, do shfuqizohen, ose së paku rinegociohen, edhe 17 marrëveshje të tjera ekonomike, juridike dhe sociale të ratifikuara në përiudhën 1999-2005. Mallrat e eksportit zvicerian do mund të taksohen përsëri në gjithë zonën e BE-së, do mund të ndërpritet liberalizimi i transportit, do mund të ndërpritet bashkëpunimi akademik me ngrirjen e programit të shkëmbimit universitar “Erasmus”, dhe kështu me radhë. Siç deklaroi Ministri i Ekonomisë gjerman, Wolfgang Schauble, “ky është një vendim që do t’i krijojë shumë vështirësi Zvicrës, në shumë fusha. Duhet që pushtetarët zvicerianë ta kenë mirë parasysh”. Më shumë sesa një koment, tingëllon si një paralajmërim.
Mbrojtja legjitime e punëtorëve vendas nga emigrantët italianë (65 mijë), francezë (145 mijë) apo gjermanë (57 mijë), vendos në pikëpyetje shumicën e raporteve dypalëshe me partnerin ekonomik kryesor të Konfederatës. Ndërmarrjet helvetike rrezikojnë të mos kenë më akses të lirë në një treg prej 200 milionë konsumatorësh si ai i BE-së duke transformuar një masë ligjore në dukje favorizuese për qytetarët zvicerianë në një pengesë të kushtueshme për gjithë ekonominë e vendit.
Nuk dua të hyj në motivacionet politike të këtij referendumi, edhe sepse dinamikat e brendshme të Konfederatës janë aq të ndërlikuara saqë vetëm një zvicerian (qoftë ai me origjinë italiane, gjermane apo franceze) do mund t’i shpjegonte. Personalisht mendoj se edhe për shtetin historikisht më neutral të botës perëndimore, globalizimi i ekonomisë nuk lejon më që mbyllja e kufijve të përcjelli begati. Kam përshtypjen se 15 vite ndërlidhjesh me Bashkimin Europian nuk mund të zhduken me “një të rënë lapsi”, ose më saktë me shtimin e një neni në kushtetutë. Ndoshta edhe vetë Zvicra nuk mund t’ia lejojë më vetes të mbetet ishulli i fundit në mes të maleve.
* PhD – “E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane” – Verona, Itali.
Artikull shume i rendesishem.
Kjo eshte domino e pare e te tjerat do ta pasojne. Dhe BE kesaj i trembet. Por te huajin nuk e do njeri e kete e dime dhe ne shqiptaret. Te ishim ne ne vend te zviceraneve do votonim 80-90% kunder emigranteve. Shikoni ne internet hartat e supozuara te Europes se ardhme : Asnje nuk parashikon vazhdim te BE.
Zoti Xhanari, shkrimin e ke bere mire, megjithese une nuk kam ndonje interes direkt mbi kete subjekt diskutimi. Do te lutesha t’i nisje gazetes nje foto tjeter se dukesh shume i “gezueshem”, cka te jep perceptimine pare, pa lexuar fare, se artikulli do jete limonade.
@ Eri
Te them te drejten kritika per foton nuk prisja. Sidoqofte mund te shkruash gjera serioze edhe duke qene i “gezueshem”! Une nuk jam i “vrenjtur” si karakter prandaj fotoja mire eshte keshtu! 🙂 Faleminderit Eri per komentin dhe rilexohemi!
Do me pelqente te diskutoja per çeshtje brenda gardhit dhe zakonisht nuk komentoj aty ku nuk e gjej veten, por realisht u ngacmova nga fotoja juaj qe m’u duk me e pershtatshme per Facebook se sa per nje gazete kombetare.
Gjithesesi ju falenderoj qe i merrni kritikat me sportivitet.
Foto eshte shume e drejte. Eshte fotoja origjinale e ketyre zgjedhjeve. (Nuk e duam delen e zeze(te huajt) ne mes te te bardheve.
Shkrim ma shume teorik e me pikepyetje se sa faktual,qe tregonte se zotni eltoni nuk e nje zviceran e zvicerianet mire!zvicerianet punojne vetem per intéresen e perbashkete :ligje in e ndryshojne vete kur duan me nje votation.
Sa per mbylljen e kufive,zvicera gjithemone ka pasur kete:mbyll kufite per peme perimet e huaja kur vjen koha e prodhimit vendos,kufizon importin e prodhimeve qe rezikojne prodhimin vendos,detyron me paguar ‘vignetten’ vjetore per rrugen edhe se qofte se bane vetem nje mètre ne autostraden e tyre etj etj po kur nuk mbyll dyete per njerezet qe ka nevoj .edhe mos u merziteni do negocioje aq mire me evropen sa askkush nuk do ankohet!Sepse qellimi i vertet nuk eshte evropa plak,po evropa e re,dmth nje jo te forte bulgareve rumaneve ,bref balkanaseve….se gène va prape do pranoje po aq franceze ,po me ku eshte qe te banojne ne France ,
Ligji evropian lejon levizjen e lire po jo kur kudo levizje behet nje barr per shtetin kur shkojesh-vendimi i debimit te nje néné franceze me 3 femije te lindur ne Belgique ,nga belgika eshte shembull i fundit se pratiken e mbylljes se kufinjve po e zbatojne te gjithe! pra asgje s’do te ndodhe…
Zvicerianet kane bere zgjedhjen e duhur, tani me duhet te shkoj ne pune . Petsh nga zür….ch
Mire u be, se na mbyten gjermant. Edhe kamarjeret na erdhen nga Gjermania. Pale andej nga Tessina qe eshte plot me italian. Rroft Zvicra, se eshte i vetmi vend ne bote ku vendos populli dhe jo qeveritaret.
Z. Xhanari, ju falenderoj per shkrimin.
Nuk mendoj se kontrolli i strukturuar i tregut te punesimit me baze kerkesen e tregut vendas do ndikojne ne marredheniet tregtare me BE per Zvicren. Si e kuptoj une, eshte se Helvetet jane te sigurte ne komoditetet (commodities) qe i ofrojne tregut nderkombetar, ergo banking, tax heaven, watches, ose edhe cokollaten dhe sherbime te tjera pa dashur te shkojme tek turizmi malor dhe standarti ambjentalist qe po konsiderohet gjithmone e me shume nje e mire ne industrine e turizmit.
Fundja, politika protektoniste ka aplikuar Franca dhe Gjermania me pare qe kane thjesht “ridimensionuar” prezencen e tyre ne tregjet nderkombetare. Jam i mendimit se kuotacionet e Zvicres dhe kantoneve perkatese do kene rritje per shkak te kesaj dhe pres efektin e kundert te asaj qe pret masa.